Britanikja e akuzoi se joshi burrin pasi e strehoi në shtëpi/ Ukrainasja: Është faji i…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sofiia Karkadym, 22-vjeçarja nga Ukraina u bë e famshme pas një artikulli të publikuar në britaniken “The Sun”, ku ajo akuzohej se kishte joshur burrin e një gruaje britanike, që e kishte strehuar pas largimit nga vendi për shkak të luftës.

E reja kishte shkuar si refugjatë pas nisje s së luftës, dhe çifti britanik, Tony dhe Lorna Granitt i hapën derën e shtëpisë. Megjithatë, Pas 6 muajsh qëndrimi, Soffia u largua nga aty, së bashku me Tonyn, me të cilin nisi një marrëdhënie intime, sipas pretendimeve të Lornas.

22-vjeçarja ka reaguar për “The Sun” duke hedhur poshtë të gjitha akuzat e Lornës, duke thënë se ajo ishte me dy fytyra dhe një njeri shumë dyshues. Soffi pretendon se të gjithë këtë situatë e ka krijuar vetë Lorna.

“Kurrë nuk kam menduar apo planifikuar të shkoj në shtëpinë e tyre dhe të marr Tonin nga Lorna. Kjo nuk më ka shkuar kurrë në mendje. Më pëlqeu familja. Kalova shumë kohë me Lornën dhe u përpoqa ta ndihmoja. Por ajo ishte me dy fytyra. Dyshimet e saj të vazhdueshme, tensioni, thjesht më shtyu mua dhe Tonin më pranë njëri-tjetrit. Ajo e krijoi këtë situatë duke sugjeruar vazhdimisht se diçka po ndodhte kur nuk po ndodhte. Pra, ky është faji i saj. Ne e dimë se çfarë ndodhi mes nesh. Për sa më përket mua, ata shkatërruan marrëdhënien e tyre shumë përpara se të mbërrija unë. Asnjë nga këto nuk është puna ime. Ishte vendimi im të largohesha dhe kur e bëra, Toni vendosi të vinte me mua”, është shprehur ajo për The Sun.

Ajo shtoi se prindërit e saj ndjeheshin të turpëruar nga ngjarja dhe se për shkak të saj nuk mund të dilnin as jashtë.

Lexo edhe :  Optimizmi tejkalon pesimizmin, 51% e amerikanëve e shohin ekonominë si “të fortë”

“Ata thonë se për shkakun tim askush në Britani nuk do të pranojë ukrainasit. Çdo familje në Mbretërinë e Bashkuar tani do të mendojë ‘Unë nuk mund të pranoj një refugjat sepse ajo do të ma marrë burrin tim’. Bëhet fjalë më shumë se për mua, Tonin dhe Lornën. Është më e thellë. Bëhet fjalë për gjithçka, për luftën, për refugjatët, për të ndihmuar njerëzit, për gjithçka. Në vendin tim, është e rëndësishme që refugjatët të marrin ndihmën që u nevojitet dhe kjo ka bërë të kundërtën.

Ju nuk mund të kuptoni se çfarë ndjej. Është vendi juaj, ju keni familjen tuaj këtu, keni gjithçka këtu. Dhe tani kam njerëz që më shkruajnë duke thënë se jam një person i tmerrshëm, se kam bërë një gjë të keqe për vendin tim. Të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar po mendojnë të njëjtën gjë, se unë marr burrin nga familja, por e gjithë kjo është gënjeshtër”, është shprehur ajo.

Sofiia këmbënguli se asgjë nuk ndodhi mes saj dhe Toni derisa ata u larguan nga shtëpia e çiftit në Bradford, West Yorks.

Sofia ka hedhur gjithashtu poshtë akuzat e Lornës, bashkëshortes së Tony-t, se ajo vishte bluza të shkurtra dhe bënte grim kur Toni kthehej nga puna në shtëpi çdo ditë.

Ndërkohë, edhe Tony ka konfirmuar pretendimet e Sofias, se asgjë nuk kishte ndodhur mes tyre për sa kohë ishin në një shtëpii, edhe pse ka pohuar se të dy e ndjenin tërheqjen.

“Mos më keqkuptoni, ne ishim të tërhequr pas njëri-tjetrit, por i dinim kufijtë. Asgjë nuk u zhvillua deri më pas, kur Sofija u largua nga shtëpia”, ka deklaruar ai.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV