Mbappe: Nuk ishte momenti i duhur të largohesha nga Franca, faleminderit Real Madrid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Paris Saint-Germain organizoi një konferencë për shtyp të hënën pasdite për Kylian Mbappe dhe Nasser Al-Khelaifi për të folur për mediat, pas zgjatjes së kontratës së sulmuesit francez deri në vitin 2025.
Lojtari përsëriti disa herë se ai nuk donte të bashkohej me Real Madridin sepse ai nuk e ndjeu se ishte momenti i duhur i jetës së tij për t’u larguar nga Franca.
“Nuk e mendoja se ishte momenti i duhur që unë të largohesha nga vendi ku jam rritur dhe prej nga jam”, tha ai.
“Unë e vlerësoj të gjithë përpjekjen që Real Madridi bëri, duke bërë gjithçka që mundi për të më bërë të lumtur. Unë jam mirënjohës për dashurinë e tyre dhe e kuptoj zhgënjimin e tyre. Siç thashë, unë jam francez dhe, si francez, doja të qëndroja këtu. Jam i kënaqur me vendimin tim. Mund të ndodhë në të ardhmen e afërt. Nuk e di se çfarë do të ndodhë pas tre vjetësh.”
Mbappe pohoi gjithashtu se PSG e ka bindur me projektin e tyre sportiv, jo me para.
“Sinqerisht, ne folëm vetëm për pagat dhe të drejtat e imazhit për një kohë të shkurtër”, tha Mbappe.
“Të luash me lojtarët më të mirë është ajo që dua. Ishte një turp pasi kishim një vit të vështirë pasi ishte viti i parë i Lionel Messit dhe Neymar ishte i dëmtuar, kështu që ne nuk mund të luanim shumë bashkë të tre”.

Të fundit

Analiza: Pezullimi i tarifave, çfarë fshihet pas kthesës së Trump?

Donald Trump shkaktoi tërmet në tregjet e bursave me tarifat e dogavane, tani pezullimi i tyre shkaktoi eufori. Presidenti...

Kina “hakmerret” ndaj tarifave të SHBA-së me…filma

Kina ka njoftuar se planifikon të ulë në mënyrë të moderuar numrin e filmave amerikanë që shfaqen në vend, si një masë kundërpërgjigjeje ndaj...

‘Merkato’ e sezonit, Prada do të blejë shtëpinë e modës Versace për 1.25 miliardë euro

Prada ka konfirmuar se po blen 100% të Versace nga Capri Holdings për 1.25 miliard euro. Marrëveshja, e cila do të përfundojë me disa...

Sherri me Demaliajn/ Gjuzi: Po ruaja Berishën! U mbrojta mirë se kam instikte boksieri

Në një intervistë për Vip Magazine, Kujtim Gjuzi ka treguar detajet e para se si ndodhi incidenti me analistin Ilir Demliaj një ditë më...

Tuneli futuristik i Norvegjisë, më i thelli në botë, 26.7 km autostradë 390 metra nën det

Norvegjia po ndërton tunelin më të gjatë dhe më të thellë nën det, në botë, një nga projektet më ambicioze inxhinierike në Evropë, që...

Lajme të tjera

Web TV