Ngjela harron Borën, ‘përkëdhel’ poeten korçare: Sorkadhe, bukuri femërore dhe talent

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spartak Ngjela njihet për komplimentata e tij ndaj gocave, personazhe VIP dhe që kanë emër në fusha të ndryshme të artit. E kemi parë shpesh që ndaj femrave bukuroshe dhe simpatike, Ngjela nuk kursen simpatinë që e shpreh publikisht përmes postimeve në rrjetet sociale, por edhe intervistave.

E ndonëse shumë herë ka treguar se ka shije delikate dhe të holla ndaj femrave të botës rozë në Shqipëri, avokati kësaj here ka harruar fiksimet e vjetra, si moderatoren Bora Zemani, këngëtaren vlonjate Rovena Ibrahimi e shumë VIP-e të tjera dhe është përqendruar të përkëdhelë një poete Korçare. Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Spartak Ngjela shpreh simpatinë për një tjetër femër, e cila është shkrimtare.

Postimi i plotë

Befas më ra për ta lexuar një shkrim me vlerë artistike i shkrimtares Arsinoi Zengo Kallço Janë disa e disa ata që ma kërkuan që ta postoj në vendin e statusit tim.

Shkrimi i zonjës Zengo gjendet i plotë në faqen e saj, kurse kritika ime është si më poshtë: Çdo shkrim që të krijon kënaqësi artistike si estetikë e të bukurës, të shtyn për të shkruar rreth tij, me kënaqësinë e krijimit tënd si kritikë. Dhe, prandaj po shkruaj se:

Më pëlqeu shumë shkrimi me patos artistik i shkrimtares se re Arsinoi Zengo.

Shiu është natyrë e thellë femërore në letërsi. Dhe autorja, këtu, e ka këtë intuitë që i zhvillon brenda vetes nevojën për meditim dhe fantazi.

Kjo shkrimtare është një grua e bukur me fantazi, dhe fantazia e hedh në krahët e letërsisë. Se ka shkruar një skicë letrare të bukur me historinë e familjes së saj, dhe ka kaluar: nga shiu te piktura dhe nga piktura te ndjenjat e historisë familjare. Pse?

Lexo edhe :  Fejohet mbesa e Princeshës Diana, merr propozimin romantik për martesë në Santorini

Sepse e kërkon lansimin e portretit të saj si histori të spikatur të familjes së vet, për të ardhur te kërkesa e saj krijuese për t’u njohur në shoqërinë korçare, por dhe më tej. Dhe është e bukur.

Dhe ka një emër mitologjik shumë të bukur.

Dhe ka talent për të shkruar.

Dhe autorja është nga Dardha, dhe i ka dhënë edhe fshatit Dardhë vendin e tij brenda vetes, se e di që Dardha është një fshat historik i bukurisë shqiptare dhe historisë së Shqipërisë.

Dhe kjo e zmadhoin së brendshmi autoren.

Dhe ajo vijon me shiun në shkrim, se i duhet magjia e meditimit femëror, dhe mediton poetikisht; dhe përmend edhe poetin e madh të Shqipërisë Drotero Agollin, për dardharen e bukur, kur ky ka thënë “Sorkadhja Dardhare”.

Dhe këtu kuptohet që Arsinoi poete këtë e ka për veten.

Kështu vijon, dhe ajo përkëdhel veten me poezinë e Driteto Agollot.

Dhe shkrimi vijon për historinë e saj të formimit… dhe shiu i jep motivin e brendshëm për të thënë: unë krijoj se jam e bukur si bukuria e Dardhës, dhe kam dashuri të madhe brenda vetes sime.

Por kjo kuptohet edhe nga shkrimi i saj që është i një natyre të veçantë, që kalon, nga e përgjithshmja si letërsi, tek e veçanta si dashuri e saj, që ajo e rrëfen me bukurinë letrare të një letërsie të veçantë.

Bukuria femërore dhe talenti, të bashkuara te një grua, krijojnë gjithmonë një letërsi meditative të veçantë.

Kjo është poetika e këtij shkrimi të bukur…

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV