Qëll*i 6 herë dhe vrapoi/ Momenti kur polici ekzekut*on kolegun në komisariat!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dalin pamjet e vrasjes së efektivit të policisë Çaush Saliasi mbrëmjen e djeshme në ambientet e komisariatit nr. 3 në Tiranë.

Në videon e marrë nga Euronews Albania nga kamerat e sigurisë duken autori dhe viktima që qëndrojnë brenda në komisariat bashkë me kolegët e tyre.

Fillimisht autori Ludian Zaimi shihet në fund të sallës ndërkohë që viktima është pranë derës. Nga lëvizjet e trupit duke se ka komunikim mes tyre dhe situata është e qetë.

Pas disa sekondash Zaimi nis të afrohet drejt derës ngadalë teksa ndalet në tryezën e koleges së tij që qëndron e ulur në sallë.

Në atë kohë viktima del jashtë dhe ulet në shkallët e godinës duke biseduar me një tjetër koleg.

Dalëngadalë atyre u bashkohet edhe autori i cili papritur nxjerr armën e shërbimit dhe nis të qëllojë në drejtim të Saliasit.

Ky i fundit zvarritet brenda godinës duke tentuar të mbyllë derën me këmbë për t’i shpëtuar plumbave por autori e shtyn derën disa herë dhe qëllon sërish.

Kolegu që ndodhet jashtë godinës vë duart në kokë, ndërsa të tjerët largohen nga dera nga frika për shkak se të shtënat nuk ndalojnë.

Pasi kryen vrasjen autori largohet me vrap në drejtim të rrugës kryesore. Zaimi qëlloi me 6 plumba ndaj Saliasit dhe u ndalua nga kolegët teksa përpiqej të largohej nga komisariati.

Të fundit

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, reagon familja e Martin Canit

Pas vrasjes së një tjetër 14-vjeçari dy ditë më parë në Maliq ka reaguar familja e Martyin Canit, 14-vjeçari...

“Prometeja e Kuvendit si urë lidhëse mes Ekzekutivit dhe Legjislativit”

Nga Klevis Bakillari Elisa Spiropali, një emër që përdoret shpesh si sinjal lëvizjeje dhe transformimi në politikën shqiptare, u emërua si Kryetare e Kuvendit të...

17 gusht 1999 – Tërmeti i Izmit, nata kur Turqia u drodh

Në orët e para të mëngjesit të 17 gushtit 1999, në orën 3:02 pas mesnate, qetësinë e natës turke e përshkoi një britmë e...

Sondazhi me turistët, cilat janë pjatat dhe pijet e tyre të preferuara në Shqipëri

Kuzhina shqiptare po fiton gjithnjë e më shumë vlerësim nga turistët e huaj, duke u kthyer në një përvojë kyçe për ta të udhëtimit...

Dilema e liderëve evropianë pas ftesës në Shtëpinë e Bardhë: Të shmangin kurthin e Trump

Evropianët dhe britanikët janë aktualisht në duart e Donald Trump sa i përket çështjes së Ukrainës, dhe momenti i së vërtetës po afrohet. Armëpushimi është...

Lajme të tjera

Web TV