Tjetër incident në Tiranë, tifozët përplasen me efektivët pranë Drejtorisë se Policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër incident është regjistruar në Tiranë, ku një grup tifozësh holandezë janë përplasur me efektivët te ura e Drejtorisë së Policisë.

Tifozët holandezë të grupuar në zona të ndryshme të Tiranës janë përplasur me policinë në mënyrë të dhunshme.

Në ndihme të policisë vendore, po ndërhyjnë grupe të FNSH, ndërsa një grup i tyre po lëvizin drejt sheshit “Skënderbej”.

Një tjetër situatë e rëndë përplasjeje është te ura e Drejtorisë së Tiranës, ku një grupim po kundërshton forcat e policisë Ata kanë lënduar edhe një polic me sende të forta.

Rreth 200 tifozë holandezë të pajisur me shkopinj e gurë, po përplasen me policinë, tek rruga “Mustafa Matohiti”.

Si pasojë e përplasjes një polic ka mbetur i dëmtuar.  Grupi i tifozëve holandezë ishte nisur drejt stadiumit aty ku janë edhe tifozët e Romës, ndërsa policia ka ndërhyrë duke neutralizuar situatën.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV