Garda e Republikës do të marrë në mbrojtje të gjitha institucionet e rëndësisë së veçantë, për t’iu parapritë çdo situate sot në finalen mes Romës dhe Feyenoord.
Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Garda do marrë në mbrojtje institucioinet shtetërore si Kryeministria, Kryesia e Kuvendit apo Presidenca etj. Do të ketë një siguri të shtuar në këtë finale të Conference League, pasi mbrëmjen e djeshme pati përplasje të dhunshme mes tifozëve.
Roma dhe Feyenoord luajnë sot në 21:00 për finalen e Conference League në Tiranë. Sfida është e shumëpritur, me tifozët nga Italia dhe Holanda që kanë pushtuar Tiranën.
Dje në mbrëmje, huliganë të dy skuadrave janë përleshur me policinë, duke shkaktuar kaos dhe frikë te qytetarët. Të plagosur mbetën mbi 20 oficerë policie dhe tifozë, ndërsa Ministria e Brendshme ka marrë vendimin që Garda e Republikës të dalë në terren.