Çuçi i jep nënshtetësinë sportistes italiane, do garojë për flamurin kuqezi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sportistja e re italiane, Lara Colturi, është pajisur me pasaportën shqiptare, të cilën ia ka dorëzuar ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Ky i fundit shprehet përmes një reagimi se ajo do të garojë këtej e tutje për ngjyrat e flamurit tonë kombëtar.

Ndërkohë, pasaporta jonë i është dhënë gjithashtu vëllait të saj të vogël dhe nënës, Daniela Ceccarelli, një ish-kampione olimpike, e cila do të drejtojë tashmë ekipin tonë kombëtar në sportin e skive.

“Kënaqësi e veçantë t’i jap pasaportën shqiptares më të re, Lara Colturi, e cila do të garojë shumë shpejt me flamurin tonë kombëtar në sportin e skive. Me kombësi dhe gjithashtu shtetësi italiane, Lara është një sportiste plot talent dhe shumë premtuese, me të cilën Shqipëria i ka të gjitha shanset të ketë një kampione olimpike. Edhe nëna e Larës, Daniela Ceccarelli, një ish kampione olimpike në sportin e skive, tashmë do të drejtojë ekipin tonë kombëtar në këtë disiplinë. Një falënderim i veçantë për “kumbarin” e kësaj iniciative, presidentin e Federatës së Skive, Elvis Toçi dhe kryetarin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli. Falë vendosmërisë së tyre dhe kontributit të çmueshëm kjo nismë u kurorëzua me sukses. Mbarë e mirë në karrierën tuaj tashmë për flamurin kuqezi dhe ta gëzoni pasaportën shqiptare”, shprehet Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV