Ngjarja në Teksas/ Roberto Saviano publikon fotot e fëmijëve që humbën jetën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Roberto Saviano ka publikuar një video me imazhet dhe identitetet e fëmijëve që humbën jetën si pasojë e sulmit në një shkollë në Teksas.

Saviano e ngren problematikën se sa lehtë një i ri mund të armatoset ditët e sotme, aq më tepër në një vend si SHBA, ku trazira të kësaj natyre kanë qenë tepër të shpeshta.

“Një shtet që armatos këdo, është përgjegjës për një luftë të përditshme të përhershme.” , shkruan Saviano ndër të tjera.

Postimi i plotë:

“Xavier, Amerie, Uziyah, Rogelio, Eliahana, Annabell, Eliahna, Jose, Makenna, Alexandria, Jackie, Alithia, Jailah, Jayce, Maite, Miranda, Tess, Nevaeh, Layla. Më i madhi prej tyre ishte 11 vjeç.

Ka histori në këta emra. Botë të pakufishme, pasione të pafundme ende për t’u zbuluar. Këta fëmijë shkuan në shkollë, një vend që mban dhe kujdeset, dhe ja ku u pushkatuan. Së bashku me ta vdiqën mësueset Irma Garcia dhe Eva Mireles.

Në orët e fundit një tjetër nxënës i armatosur është arrestuar pranë një shkolle, po në Teksas. Këtu çon politika e armëmbajtjes pa leje. Një shtet që armatos këdo, është përgjegjës për një luftë të përditshme të përhershme.”, shkruan Saviano.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV