Rama ndan foto nga pastrimi në gjithë vendin: Do vazhdojë edhe gjatë sezonit turistik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa sezoni turistik ka nisur, vijon puna për pastrimin e gjithë Shqipërisë nga ndotja. Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga disa zona ku janë pastruar mbetjet.

Ai shkruan se plasni i pastrimit do të vijojë edhe gjatë sezonit triuritik, për të sensibilizuar qytetarët, por edhe për t’i dhënë fund njëherë  e mirë ndotjes në vendin tonë.

Rama shkruan se aksioni i pastrimit ëshët zhvilluar në disa zona të Shqipërisë, si në jug ashtu edhe në veri të vendit.

“Plani Kombëtar i Pastrimit po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë dhe do të vazhdojë pa u ndalur si një operacion sistematik edhe gjatë sezonit veror, për të shpërndarë frymën e sensibilizimit tek çdo qytetar, për të mos ndotur aty ku jetojmë përditë, e për t’i dhënë fund një herë e mirë kësaj marrëzie që të vret syrin dhe mbi të gjitha dëmton shëndetin. *momente pastrimi në Pogradec, Kukës, Krujë, Elbasan, Mirditë, Kolonjë, Bulqizë, Maliq, Tepelenë, Burrel, Divjakë, Rrogozhinë, Ksamil dhe Pustec”, shkruan Rama.

Qeveria ka marrë aksionin e Planit Kombëtar të Pastrimit ku parashikohet pastrimi i të gjitha zonave, ndërsa ka nisur që prej 2021. Qeveria ka ngritur një task-forcë posaçërisht për pastrimin e vendit, ndërsa më herët ka pasur edhe kritika për bashkinë e Vlorës, si një ndër zonat më të ndotura.

Ndërkohë, kryebashkiakët që nuk ndërmarrin aksion për pastrimin e vendit dhe lejojnë grumbullimin e mbetjeve në vende të paligjshme do të gjobiten, ndërsa ka pasur sanksione disa prej tyre.

Të fundit

“Fëmijët duhet të trajtohen në spital”/ Mjekja: ISHP konfirmoi 5 raste me salmonelë

Mjekja mikrobiologë e njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Gramshit Dafina Shtylla në një intervistë me gazetarin...

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të dytin me ekipin italian, u...

“Moto Fest Shkodra 2025”, tri netë adrenalinë, muzikë dhe spektakël motorësh

“Moto Fest Shkodra 2025” ka dhuruar spektakël dhe adrenalinë në Shkodër për tre netë me radhë. Rreth 200 të pasionuar pas motorëve kanë zbarkuar në...

“11 maji, farsë politike”, Partia e Lirisë: Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli e cilësoi procesin zgjedhor të 11 majit, një farsë politike,...

Turi i 82-të çiklistik/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

Turi i 82 çiklistik i Shqipërisë starton ditën e nesërme, i ndarë në 5 etapa. Në kuadër të këtij turi, policia ka bërë të ditur...

Lajme të tjera

Web TV