Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Kamëz, ku si pasojë e përplasjes nga makina, ka humbur jetën 57-vjeçarja u plagos një 20-vjeçare.
Kjo e fundit ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Është arrestuar 32-vjeçari që drejtonte automjetin.
“E. M., 32 vjeç, banues në Kamzë, pasi mbrëmbjen e djeshme, rreth orës 21:00, në Kamzë, duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar shtetaset N. Sh., 57 vjeçe, dhe R. Ç., 20 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, shtetasja N. Sh., ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasja R. Ç., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim.