Flet nusja që u kap “mat” me të dashurin: Më droguan! Ma mbushën mendjen…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Videoja e shpërndarë në rrjetet sociale ku shihet një vajzë e re që kapet mat në shtratin martesor me të dashurin nga vjehrri dhe vjehrra ka shkaktuar mjaft debate për mënyrën se si ata u sollën me të duke e degjeneruar publikisht.

Pati mjaft prej tyre që dënuan veprimin e familjarëve të bashkëshortit të së resë duke theksuar se filmimi i saj zhveshur dhe publikimi në rrjetet sociale ishte një sjellje e dënueshme, ndërsa të tjera dënuan po ashtu edhe aktin e nuses së shtëpisë, e cila futi të dashurin në shtratin martesor.

Së fundmi, nusja dhe vjehrra janë përballur në emisionin “Me Zemër të Hapur” duke dhënë secila versionin e saj të ngjarjes.

Prej tre vitesh jam e martuar. Unë isha fëmijë dhe ma mbushën mendjen dhe nuk e dija çfarë do të ndodhte më pas. Familja e burrit ma mbushën mendjen dhe babi më thoshtë se ishte familje e mirë. Bashkëshorti im është 30 vjeç. Unë punoja në Togëz dhe kishin një lokal aty. Më panë dhe i pëlqeva. Unë nuk e di se çfarë bën bashkëshorti im në Gjermani. Kemi dy vite e gjysmë bashkë. Ai rrinte një muaj këtu dhe ikte. Nuk kemi shijuar asgjë bashkë. Edhe kur ishte këtu nuk rrinte në shtëpi. Më shumë rrinte në lokal”, tha ajo.

E reja shprehet se vjehrri dhe vjehrra e donin për t’u shërbyer.

Kur ai nuk ishte këtu unë qendroja me vjehrrin dhe me vjehrrën. Donin që të isha shërbëtorja e tyre. Më fëjuan që unë t’u bëja punët. Unë punoja tokën dhe punoja në shtëpi. Aq fuqi kam. Ne rrinim në një banesë, pallat, unë në kat të dytë, ata në katin e parë. Unë vetëm flija në shtëpinë time”, tha ajo duke theksuar se banesa ishte blerë në emër të vjehrrit.

Lexo edhe :  “Kandidatë të opozitës janë kërcënuar nga bandat e Ramës në Shkozet”

Pyetje-përgjigje

-Në radhë të parë të falënderoj që je pjesë e emisionit..Ti ke versionin tënd… Prej sa vitesh je e martuar?
-Prej 3 vitesh.

-Je 20 vite?
-Po!

-Do të thotë se ke qenë 17 vjeçe…Si u bë kjo martesë?
-Martesa…isha fëmijë dhe ma mbushën mendjen, se dija ça do ndodhte më pranova. Ma mbushi mendja familja e burrit dhe babai im më thoshte; është familje e mirë. Ma mbushën mendjen dhe ma bënë top; është familje e mirë.

-Kur thua ‘familjarët’, ata kanë qenë prezent ?
-Të dy, vjehrri vjehrra që ma mbushën mendjen.

-Ku të njihnin ata?
-Unë punoja në Togëz, ata kishin lokalin aty. Dhe më njohën. Ishte vjehrra që më zgjodhi.

-Prej sa vitesh jeton në Gjermani?
-Dy vite. Kur jam njohur, ka qenë disa kohë këtu dhe erdhi tani një muaj dhe më pas iku prapë.

Ndër të tjera, ajo pretendoi se është droguar nga familja e të fejuarit të saj.

“Isha në shtëpinë time, ika me fjet gjumë, ata çelësin e kishin jashtë, e kishin një çels të vetin. Më kanë droguar, se m’u morën mendt, nuk e di çfarë më ndodhi atë natë. Shkova në spitalin e Librazhdit pas ngjarjes.

Konsumova darkë dhe nuk u ndjeva mirë, shkova të shtrihem në banesën time. Ndjehesha si e plogësht. Vajta në shtëpi dhe nga ora 10, isha me djalin aty, ata erdhën më kapën me shumë komshinj aty.

Unë dhe djali jemi bashkë prej 1 muaji e gjysmë, djali nuk e dinte që isha e martuar. Më dhunuan vjehrrit, më kapnin prej flokësh, e kam trupin plot shenja. Erdhi dhe kunati, ishin dhe komshinjtë. Më filmoi kunati,” tregoi 20-vjeçarja.

Të fundit

Zelensky thirrje Putinit për paqen: Takohemi kur të doni!

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka sfiduar homologun e tij rus, Vladimir Putin për të nënshkruar një armëpushim për...

Fëmija u rrëmbye dhe u fsheh në Spanjë për 11 vjet, nëna përfundon në…

Një rast tronditës rrëmbimi familjar është zbuluar nga autoritetet italiane dhe ato spanjolle, duke çuar në arrestimin e katër personave për rrëmbimin dhe fshehjen...

Rusia: 122 të plagosur dhe 7 të vrarë në sulmet ndaj dy urave

Të paktën 122 persona u plagosën dhe shtatë të tjerë humbën jetën pasi dy ura hekurudhore në zonat ruse në kufij me Ukrainën u...

E pafalshme! Klubi francez gaboi me dëmtimin e Zhegrovës, i sjell pasoja

Doktorët e Lille trajtuan keq rastin Zhegrova dhe dëmtimin e tij duke gabuar gjithçka në periudhën e riaftësimit. E pafalshme për një klub të...

Një qytetar i Tiranës nuk mund të bëhet kurrë lider! Dueli Alimehmeti-Berisha nuk ia vlen

ENDRI KAJSIU - Së fundmi, Doktor Alimehmeti ka kërkuar në Kolegjin Zgjedhor rinumërimin e votave në Tiranë – pa konsultim me Partinë Demokratike dhe...

Lajme të tjera

Web TV