Zhdukja e avionit në Kroaci, autoritetet vijojnë kërkime: Ende asnjë gjurmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke i vijuar kërkimet për avionin e zhdukur një ditë më parë në Kroaci, brenda së cilës kishte 4 pasagjerë.

Në kërkime janë angazhuar 350 anëtarë të Mbrojtjes Civile, policë, zjarrfikës dhe gjuetarë.

Njësia e Ndërhyrjes së Mbrojtjes Civile Shtetërore ka ngritur një bazë operacioni dhe një mjet komunikimi dhe komandimi, nga ku Drejtoria e Mbrojtjes Civile koordinon forcat operacionale në terren dhe ofron mbështetje logjistike. Në kontroll janë përfshirë 25 pjesëtarë të Njësisë së Ndërhyrjes për Mbrojtjen Civile Shtetërore me dy dronë dhe dy automjete katërkëndëshe, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Mbrojtjes Civile të MPB-së. Shefi i emergjencave, Josip Graniç ka thënë për mediat se kushtet e vështira atmosferike kanë ndërlikuar kërkimet, duke shtuar se me motin e rënduar një ditë më parë, ishte e pamundur që kërkimet të zhvilloheshin me helikopter.

“Fatkeqësisht avioni nuk është gjetur ende, po vazhdojmë kërkimet, janë mbi 200 persona në terren, HGSS, polici, ushtri, gjuetarë… E ngushtuam zonën, por dukshmëria dhe mundësia për ta gjetur ishte shumë e vogël”, tha Graniç.

Më tej ai shtoi:

“Aty nisin kodrat e para prej këtu deri në Velebit, terreni është i vështirë për t’u lëvizur, problem shtesë është shiu, mjegulla, gjithçka është e lagësht, e rrëshqitshme, e butë, e vështirë për njerëzit dhe makinat, terreni padyshim nuk është i mirë për ne. Dronët fluturuan sonte deri në orën 3.30 – 4 të mëngjesit, kishte mjegull dhe nuk shihej asgjë, as kamerat termale nuk mund të regjistronin asgjë”.

Gjithashtu në kërkime janë përfshirë edhe banorë vendas. Kujtojmë këtu që avioni humbi kontaktet me qendrën disa minuta pasi u ngrit. Ajo ishte drejtuar për në Gjermani, në momentin që u zhduk pa lënë asnjë gjurmë.

Lexo edhe :  “Ferri mbi tokë”, lufta në -60 gradë celsius me mijëra të viktima, por jo nga armët

Burimi: INDEXHR

Të fundit

PD e para në Kavajë, kryebashkiaku Qosja: Do bashkëpunojme me qeverinë

Kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja është shprehur këtë të hënë se do të vazhdojë të bashkëpunojë me qeverinë...

Vota e Greqisë, Celibashi tregon se si do numërohen zarfet e diasporës

Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka komentuar në lidhje me vendimin për t’i lënë mënjanë votat e Greqisë. Sipas tij, ende nuk është marrë një...

Idajet Beqiri: PS fitoi sepse këto 12 vite nuk pati “Gërdec” e “21 janar”

Teksa procesi i numërimit vijon, PS deri më tani ka marr 83 mandate dhe e dyta rendiet PD me 51 mandate. Për avokatin Idajet...

Numërohen 272 kuti në Shkodër, PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2

Në Shkodër janë numëruar 272 nga 405 kuti votimi, nga ku rezulton se Partia Demokratike ka një avantazh prej 3317 votash ndaj PS-së. Deri më...

GJKKO heton për shitblerje votash nga PSD në Korçë, kontrolle në banesae

Policia e Korçës po zbaton një vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në kuadër të një procedimi penal...

Lajme të tjera

Web TV