Plani i frikshëm i politikanit rus, sugjeron rrëmbimin e një ministri të NATO-s

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ligjvënës i lartë në Rusi ka sugjeruar rrëmbimin e një ministri të mbrojtjes të NATO-s në Ukrainë dhe sjelljen e tij në Moskë për t’u marrë në pyetje, shkruan SkyNews.

Në një intervistë me televizionin shtetëror të Rusisë Rossiya-1, Oleg Morozov tha se “komploti fantastik”, siç e quan ai që kishte përgatitur do të sillte ministrin e NATO-s në Rusi dhe të merrej në pyetje se çfarë urdhrash Perëndimi i kishte dhënë Kievit.

Ligjvënësi, i zgjedhur për herë të parë në parlamentin rus në vitin 1993, vazhdoi të thotë se furnizimi me armë perëndimore për Ukrainën përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për Rusinë dhe mund t’i kërkojë Moskës të rishikojë qëllimet e saj ushtarake.

Duke folur me prezantuesen e televizionit dhe gazetaren pro-Kremlinit Olga Skabeyeva, Morozov tha: “Ju e dini, ndoshta është një komplot fantastik që kam përgatitur që në një të ardhme të afërt, në një fazë, një ministër lufte i një vendi të NATO-s do të nisej me tren për në Kiev për të biseduar me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Por nuk do të arrinte atje. Dhe do të zgjohej diku në Moskë.”

Skabeyeva e pyeti ligjvënësen: “Doni t’i rrëmbejmë ata?” “Po. Dhe pastaj ne do të zgjidhim se kush e ka dhënë atë urdhër për çfarë, kush është përgjegjës për çfarë saktësisht,” u përgjigj z. Morozov.

“Nuk është një tablo aq mitike. Tani ka rregulla të reja në botë. Le të mendojnë pak të gjithë ata ministra të luftës që mblidhen në Kiev se si do të ishte të zgjoheshe në Moskë”, vazhdoi ai.

Të fundit

Thoma Gëllçi ironizon deklaratën e Agron Shehaj: Të mbyllim dhe parlamentin, pse jo

Pas videos së deputetit Agron Shehaj për uljen shpenzimeve në RTSH ka reaguar dhe ish-drejtori Thoma Gëllçi. Në statusin e tij Gëllçi...

​Basha e denoncoi në SPAK për lidhje me krimin/ Reagon ish-prokurori: E ka bërë nga frika

Ish-prokurori Arian Ndoja, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Durrës, ka reaguar pas kallëzimit penal të bërë nga Lulzim Basha në SPAK. Ndoja shprehjet në...

Mundja shqiptare në majë të Evropës, Valiev merr të artën

Mundësi i natyralizuar shqiptar, Chermen Valiev, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Europian të Mundjes, që po...

“Peshkatari” i Durrësit dëmtohet sërish/ Skulptura ikonë, pre e vandalizmit (Video)

Vetëm pak muaj pasi u rikthye në vendin e tij pranë “Sfinksit” në Durrës, skulptura e njohur “Peshkatari” është dëmtuar sërish. Burime zyrtare bëjnë të...

Bido mesazh Berishës: Doktor, në një luftë kundër Shqipërisë, me kë do të jesh? (VIDEO)

Kandidati për deputet në Qarkun e Vlorës Ardit Bido ka reaguar me një status ku i drejtohet ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me raportet e PD-së me...

Lajme të tjera

Web TV