Video e nuses/ Reagon Avokati i Popullit: Publikimi i pamjeve përbën cënim të jetës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar mbi publikimin e pamjeve, ku nusja nga Librazhdi u kap nga vjehrri dhe vjehrra, duke tradhëtuar bashkëshortin.

Me anë të këtij reagimi Avokati i Popullit shpreh shqetësimin për publikimin e pamjeve të tilla, të cilat u shpërndanë gjerësisht në medie, duke thënë se janë të rrezikshme dhe cënuese të të drejtave themelore.

Avokati i Popullit kërkon marrjen e masave të menjëhershme nga ana e autoriteteve të sigurisë për mbrojtjen e qytetares së cënuar, ndëshkimin e frymëzuesve, iniciuesve dhe zbatuesve të fushatës së poshtërimit të saj publik, si dhe ndjekjen penale të kërcënuesve të jetës e sigurisë së 20-vjeçares.

REAGIMI I AVOKATIT TË POPULLIT:

AVOKATI I POPULLIT SHPREH SHQETËSIMIN MBI FUSHATËN POSHTËRUESE TË NDËRMARRË NDAJ NJË QYTETAREJE NË RRETHIN E LIBRAZHDIT

Avokati i Popullit shpreh shqetësimin mbi fushatën e përbaltjes së drejtpërdrejtë ose të tërthortë publike të identifikuar në disa media sociale apo rrjete informacioni, në lidhje me rastin e një qytetareje në rrethin e Librazhdit së cilës iu ekspozuan në mënyrë të qëllimshme detaje të jetës private me synimin e turpërimit të saj publik.

Avokati i Popullit konsideron se sipërmarrjet vullnetare në rolin e policisë martesore si dhe kriminalizimi moral i zgjedhjeve që çdo qytetar apo qytetare bën me jetën e vet seksuale janë të rrezikshme dhe cënuese të të drejtave të tyre themelore.

Gjithashtu, Avokati i Popullit vëren se sensacionalizimi i këtyre ngjarjeve të natyrës tërësisht private nga ana e disa mediave por edhe faqeve me karakter publikimesh në rrjetet sociale, i shërbejnë dëmtimit të interesave të qytetarit të vënë në shënjestër, duke e demonizuar atë si dhe duke e ekspozuar deri ndaj kërcënimeve të jetës nga ana e atyre që i keqkuptojnë limitet e të drejtave të tyre familjare apo më tej.

Lexo edhe :  Shqiptarët “zaptojnë” ishullin e Instagramit, goditet grupi kriminal në Mykonos!

Avokati i Popullit kërkon marrjen e masave të menjëhershme nga ana e autoriteteve të sigurisë për mbrojtjen e qytetares së cënuar, ndëshkimin e frymëzuesve, iniciuesve dhe zbatuesve të fushatës së poshtërimit të saj publik dhe ndjekjen penale të kërcënuesve të jetës dhe sigurisë së kësaj qytetareje.

Avokati i Popullit vëren po ashtu me shqetësim se rënia e përgjithshme e cilësisë së edukimit dhe varfërimi galopant ekonomik që prodhon papunësi, emigracion dhe fragmentarizim të familjeve, po i ashpërson përherë e më shumë marrdhëniet midis qytetarëve duke krijuar tension, kontradikta dhe konfliktualitet.

Të fundit

Ernest Muçi shton zërat për largim: “Nuk rri aty ku nuk më duan”

Ernest Muçi nuk po kalon një periudhë të mirë te Beshiktashi. Është gazeta turke “Hurriyet”, që ka publikuar së...

Iu vodhën votat brenda PD-së, Gjunkshi kërkon hapjen e kutive të tjera

Partia Demokratike dhe kandidati i saj Xhemal Gjunkshi, kërkon hapjen kutive të tjera për votën preferenciale, pasi nga rinumërimi i 42 kutive nga KAS...

Kurti: Do presim 50 emigrantë të dëbuar nga SHBA

Qeveria në Kosovë ka miratuar vendimin për pranimin e emigrantëve të dëbuar nga SHBA-ja, ku për 1 vit do të strehohen 50 prej tyre....

Sa është paga mesatare bruto në Shqipëri sot? Dalin shifrat zyrtare

Paga mesatare bruto mujore në Shqipëri gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 arriti në 82,210 lekë, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga...

I grabiti telefonin dhe portofolin qytetarit në plazh, 28-vjeçari në pranga

Policia e Durrësit ka arrestuar një 28-vjeçar pasi grabiti me dhunë një qytetar në rrugë në lagjen nr. 13 në qytetin bregdetar. Ngjarja është regjistruar...

Lajme të tjera

Web TV