Basha mungoi dje por dërgoi lule, momenti kur kurora hiqet nga arkivoli i Bujar Nishanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë politikanë dhe personalitete të njohura të artit dhe kulturës i dhanë lamtumirën e fundit ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit. Ajo çfarë bëri më shumë përshtypje ishte mungesa e disa figurave politike, dhe mes tyre edhe ish-kreu i PD, Lulzim Basha.

Duket se ndasitë politike mes ish kreut të PD, Lulzim Basha dhe të ndjerit Bujar Nishani kanë vijuar edhe pas vdekjes së këtij të fundit. Kjo pasi, ish kreu i PD, në mungesë të prezencës së tij fizike në ceremoni, pasi ndodhet jashtë Shqipërisë, ka dërguar një kurorë me lule në Presidencë, … dhe ndodhi ajo që nuk pritej.

Në videon e mëposhtme dokumentohet, se kurora me lule e dërguar nga Basha, vetëm disa sekonda pasi vendoset ngjitur me lulet e tjera, pranë trupit të të ndjerit, është larguar nga stafi. Nuk dihet nëse ky veprim është kërkuar nga familja, apo është marrë nga vetë stafi i Presidencës që ka organizuar ceremoninë.

Kujtojmë që ish-Presidenti u rreshtua krah ish-kryeministrit Sali Berisha, pas vendimit të ish-kryetarit të PD, Lulzim Basha për të larguar nga partia “elitat e vjetra”.

Ish- Presidenti Buajr Nishani u përcoll sot për në banesën e fundit, ndërsa homazhet u kryen në ambientet e Presidencës. Në ceremoni kanë shkuar të kanë marrë pjesë politikanë nga Shqipëria, nga vendet e rajonit dhe politikanët socialistë.

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 28 maj 2025

Masat ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të diktojnë në vendin tonë mot të kthjellët dhe temperatura të larta. Orët e pasdites do të...

Gaza, ushqim dhe plumba/ Palestinezët marrin për të ngrënë, Izraeli hap zjarr

Forcat izraelite qëlluan me armë zjarri, teksa palestinezët në Gaza luftonin për të marrë ndihmat humanitare që kanë arritur të hyjnë në enklavë. Sipas Associeted...

35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një burrë 35-vjeçar i cili rrëfeu...

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Donald Trump...

Lajme të tjera

Web TV