Furnizimi i Ukrainës me armë, Kuleba falenderon SHBA-në: Do të na shërbejnë

Ukraine's Foreign Minister Dmytro Kuleba speaks during a news conference with Secretary of State Antony Blinken at the State Department in Washington, Tuesday, Feb. 22, 2022. (AP Photo/Carolyn Kaster, Pool)

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, shprehu mirënjohjen  ndaj SHBA-së dhe sekretarit të saj të shtetit, Antony Blinken, për miratimin e  paketës të re të armëve prej 700 milionë dollarësh për Ukrainën .

Paketa e re do të përfshijë sisteme raketash, të cilat mund të godasin me saktësi objektivat deri në 80 km.

 

“Sistemet e avancuara amerikane do të ndihmojnë Forcat tona të Armatosura të për të mbrojtur tokën ukrainase nga pushtuesit rusë,” shkroi Kuleba në një mesazh në Tëitter.

Dje, presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi planin për t’i dhënë Ukrainës sistemet raketore HIMARS, pasi mori garancinë nga Kievi se nuk do t’i përdorte ato për të goditur objektivat brenda territorit rus.