Makina inteligjente dhe radarët automatikë në terren, policia tregon detajin shqetësues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Makina inteligjente dhe radarët automatikë gjatë 48 orëve të fundit kanë “punuar” në aksin rrugor Fushë Krujë – Kamzë, si dhe në Durrës, Rrogozhinë dhe Kavajë.

 

Si rezultat i kontrolleve, janë pezulluar 256 leje drejtimi, si dhe janë vendosur 343 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë mbi normat e lejuara, pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Makina inteligjente dhe radarët automatikë kanë skanuar automjete që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara në qendrat e banuara, si dhe automjete të transportit publik, autobusë dhe taksi.

Shpejtësi që varionin nga 70 km/h deri në 121 km/h në qendrat e banuara dhe nga 100 km/h deri në 160 km/h në aksin rrugor Fushë Krujë – Kamzë; shpejtësi që rrezikojnë jetën e këmbësorëve, por edhe të vetë drejtuesve të automjeteve.

Gjithashtu, nga 256 drejtues mjetesh të skanuar nga makina inteligjente dhe radarët automatikë, 107 prej tyre janë konstatuar me 3 shkelje njëherësh, krahas tejkalimit të shpejtësisë mbi normat e lejuara, edhe përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, edhe mospërdorim të rripit të sigurimit.

Nisur nga numri i lartë i shkeljeve të evidentuara çdo ditë, në drejtim të qarkullimit me shpejtësi tej normave të lejuara, parakalimeve të gabuara, mospërdorimit të rripit të sigurimit, përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit, drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, shkeljes së semaforit, mosdhënies përparësi këmbësorëve etj, Policia Rrugore paralajmëron se do të intensifikojë akoma me tej, kontrollet.

Të fundit

Në gjendje të rëndë dhe e intubuar, 17-vjeçarja mbërrin te Spitali i Traumës

17-vjeçarja e cila u soll e plagosur nga familjarët në spitalin e Vlorës, ka mbërritur në spitalin e Traumës. Sipas...

Bardh Spahia: Trishtim dhe turp! Rama po ndëshkon Thethin pas 11 majit

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka komentuar në "News24" shembjet e ndërtimeve pa leje në Theth. Spahia tha se kemi të bëjmë me një...

Takimi me Bashkinë Tiranë, Rama ia lë mbledhjen në dorë Ballukut: Kam kritika

Tensioni duhet të jetë ndjerë në ajër në sallën e Hotel Tiranës, ku drejtues të Bashkisë së Tiranës ishin në përballjen e dytë me...

Policia Rrugore bën kërdinë, 3300 gjoba në një javë

Gjatë javës së kaluar, Policia Rrugore ka vendosur 3313 gjoba në të gjithë vendin për shkelje të ndryshme rrugore. Akset kombëtare u monitoruan me 2...

Erion Braçe: Formalizimi do rrisë çmimet, kam 6 vjet që flas dhe më kundërshtoni

Deputeti Erion Braçe ka reaguar lidhur me aksionin e ndërmarrë sot për goditjen e rasteve të tregtimit pa faturë të qumështit dhe bulmetit. Përmes...

Lajme të tjera

Web TV