Vra*u për të marrë hakun e të atit/ Flet për herë të parë 17-vjeçari: Jam penduar…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

17-vjeçari Florian Përvathi, i cili vrau Lek Lekgjonajn në 24 janar 2022 për të marrë hakun e babait, Gjonit, ka folur sot për herë të parë.

Ndue Lekgjonaj, vëllai i Lekës, i mori jetën babait të tij në vitin 2009. Atë ditë nëna e Florit piu fotoksinë duke i dhënë fund jetës dhe djali mbeti jetim që në moshën 4-vjeçare.

Pasi mbeti i vetëm dhe pa praninë e prindërve, i riu nga Lezha u rrit idenë për të çuar nderin në vend dhe për t’i marrë gjakun babait.

Ai gjeti momentin në janarin e këtij vitit, duke vrarë Lek Lekgjonajn. Ai tregoi në “Shqipëria Live” se ndodhet në institucionin e të miturve në Kavajë dhe se merret me aktivititete të ndryshme, kryesisht duke u marrë me pikturë.

17-vjeçari shprehu pendesë për krimin e kryer, duke thënë se ka gabuar dhe se ka dëshirë të vazhdojë shkollën e pikturën.

“Një ditë e imja këtu është e qetë. Merrem me aktivitete të ndryshme. Pikturoj shumë, më pëlqen piktura. Kur mërzitem futem në dhomë e pikturoj. Pikturat e mia dua t’i ekspozoj, por dhe t’i dhuroj për bamirësi.

“ Më shumë se gjithçka më mungon liria. Unë jam brenda, ndërsa miqtë e mi janë jashtë. Koha nuk kthehet, nuk kam se çfarë bëj. Kur kam ardhur këtu e kam kuptuar se kam gabuar.

“Unë nuk kam pasur kurrë një psikolog afër që të më udhëzojë dhe të më mbajë në rrugë të drejtë. Për herë të parë u njoha me psikologun e punonjësin social në burg, kur nuk më duhet më.

“Nuk jam rritur me idenë e gjakmarrjes. Nuk më ka nxitur familja, por e kam bërë vetë. Ishte një moment që më shkatërroi gjithçka. Leka më provokonte vazhdimisht, prandaj nuk e durova më dhe ndërmora aktin final. Nëse nuk do më provokonte nuk do isha këtu sot

Lexo edhe :  “Kapriçot” e motit/ Franca preket nga stuhitë, raportohet për viktima dhe të plagosur

“Kam gabuar dhe jam penduar, i shpreh ngushëllime familjes së Lekës. Unë do të vazhdoj shkollën dhe pikturën. Shpresoj që kur të dal të bëj shkollën dhe të hap ekspozita”, tha Florian Përvathi.

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV