Yzeir Alimerko, njeriu me mençuri të pafund!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Besnik Velaj

Për të admiruar, kënaqur me bukurit e fshatit Tragjas, nuk mjaftojnë vetëm historit e lashta- të reja, trimëria e banorëve në luftërat për liri kundra armiqve-pushtuesve, mënçuria popullore dhe dashuria për arsimin. Më me vlera do të ishte një udhëtim në drejtimin verior nga Mali i Bratajt, që vjen duke u zgjeruar, duke u ulur, merr pak a shumë pamjen e një rrafshnalte me gropa e guva karstike, ku pas Majës së Sillovakut-1485 metra lartësi mbi nivelin e detit, “Lugut të kumbullave”-1122 metrave mbi nivelin e detit, të fiksohet vështrimi dhe të vjen frymëzimi për të vargëzuar duke shijuar pamje me bimësi të rrallë, me kullota të mira me barë të ëmbël-qumështor për bagëtit që kullosin aty.

Më poshtë në të dy anët e “Lugut të kumbullave”, në drejtim lindor-perëndimor pas Malit të Gjormit, Malit të Mazharit me lartësi1200 metra mbi nivelin e detit është dhe Mal i i Tragjasit. Aty dallohet Maja e Sinan Begut, përtej së cilës shtrihen Valët e Tragjasit dhe Maja e Zezë. Aty ndodhet dhe Barçallaja, shumë e njohur për kullotat, hijet e këndshme dhe ujin e ftohtë gurgullues, vendi i staneve, baxhove dhe i tufave baritore. Veç bukurive gjeografike nga Tragjasi mbrekullohesh edhe për historinë e tij të lavdishme, sepse në Barçalla u mblodh”Kuvendi i Barçallasë”, më 29 Maj 1920, ku u vendos për organizimin e luftës së njohur kundër italianëve. Populli e përjetësoi me këngën:

Barçalla në mal të shenjtë,

Mirret vendim në kuvendë,

Të vdesim për Atdhen e shënjtë.

Kënga ndan dashurinë për pjesën e pamjes së bukurisë së paqethur dhe na jep dashurinë e re për Tragjasin që vazhdon në pjesën më të ulët të Luginës së Dukatit. Aty formohet një fushë aluvionale, që përshkruhet nga përroi i rrëmbyeshëm i Dukatit, ai zbret nga Qafa e Llogorasë, në drejtim të Gjirit të Vlorës. Tek Ura e Izvuarit, ujërat derdhen në Detin Jon. Tek burimet e Izvuarit ndodhet fshati i Tragjasit, ardhur nga fshati i vjetër mbi të. E dhamë të gjithë pamjen më perlë, të falur nga i Madhi ZOT, për të treguar strukturën shpirtërore-atdhetare-intelektuale-materiale të tragjasiotit, në veçanti të Yzeir Ismail Alimerkos, birit më të shquar që ka nxjerrë Tragjasi për kohët moderne perëndimore, ku me shumë mundime… s’po e gjejmë dot rrugën nga lind dielli për në perëndim?! Yzeir Ismail Alimerko, ishte një burrë i rrallë, i bukur-shumë i bukur, gati 2 metra i gjatë-majë mali të lartë, me ballë të gjerë, me tipare të skalitura si Enea, i fuqishëm fizikisht, i mençur deri na pafundësi, kuvendar i parë, fjalë ëmbël, i urtë, i dashur, i veshur shik si një ditë e një çast! Natyra që përshkruam si në kontekstin e mësipërm, nën kujdesin e Perëndisë, ishte shumë bujare kur e ngjizi me anë të prindërve , deri sa doli në dritë të diellit majë malesh, soji i mirë i ngjan sojit! Zoti Yzeir Ismail Alimerko, ka lindur më 1908 në fshatin Tragjas, rrethi Vlorë. Pasi mbaroi shkollën fillore e më tej, i akordohet bursë dhe kryen shkollën e mesme në Shën Dhimitër Korone të Italisë, më 1927, shkëlqyeshëm. Po këtë vit emërohet mësues në shkollën e Drashovicës dhe, pas tre vjetësh transferohet në shkollën Nr.1 (28 Nëntori) të qytetit të Vlorës. Pas dy vjetësh, në vitin 1929 fiton të drejtën për të studiuara në Universitetin e Firences, Dega Histori-Letërsi-Arte.

Studimet i mbaroi përsëri shkëlqyeshëm, duke i pasuruar ato me Doktoraturën. Gjithashtu mbron dhe një Doktoraturë të dytë për Arkeologji. Studimet e larta i mbaron në vitin 1934 dhe po këtë vit emërohet mësues në Shkollën Tregtare të Vlorës. Pas dy vjetësh më 1936, emërohet nëndrejtor i kësaj shkolle dhe Pedagog, funksion të cilin e kreu deri më 1939-n. Meritë për zbulimin e talentit natyror të Yzeir Isamail Alimerkos dhe të brezave të kohës së tij që shkëlqyen si gurë smeraldi ka Beqir Efendi Hoxha, ai ishte Drejtor Potencial i Ministrisë së Arsimit të Mbretërisë Shqiptare-ishte nga Tragjasi, ishte po ai që shpuri tek Mbreti Zog Marash Ivanajn – fliste 13 gjuhë të huaja, ai që bëri reformën në arsimin e viteve që po përmendim. Nga audienca e Mbretit Zog me Marash Ivanajt dhe Beqir Hoxhën, ai iu bind dhe kërkesës së tyre, që bisedimet e mbajtura me protokoll, të kaloheshin për një javë në parlament u realizuan, u kthyen në ligj.

Lexo edhe :  Jonas Kepi në Shërbim të Shqipërisë: Një Diplomaci që Fillon nga Rinia

Shkolla e Tragjasit në këtë kohë ka nxjerrë shumë talente si; Bego Gjonzeneli, Skënder Muço, Tahir Hoxha, Niko Hoxha, Kastriot Muço, Zonja Çurre, studentët e shumtë të shkëlqyer të Shkollës Tregtare që u bënë drejtues të LANÇ-it dhe mbaruan akademi në Lindje e Perëndim, duke u graduar 7 gjeneralë, qindra të tjerë-mësues, agronomë, oficerë, mjekë, ministra etj. Ishte po kjo kohë, që nga dera e fisme e administratës së mbretit Zog,u zgjodhën me dorë djem të tjerë nga dora e Ministrit të Arsimit Mirash Ivanaj-Beqir Hoxha, gati 200 talente që mbaruan shkollën e Fulcit, Bujqësoren e Golemit, Tregtaren e Vlorës, Liceun e Korçës. Pranoheshin ata, që plotësonin këto kushte: “Të kishin zgjuarsi natyrale, të ishin familje të mira të sojit shqiptar me arritje të larta, të ishin mbi 1,75 të gjatë dhe të bukur nga raca iliro-shqiptare”. Kjo ishte bërthama mësim-dhënëse poliedrike, që trashëguam brezi ynë pas vitit 1944-1945.Të gjitha të mirat matriale në arsim-ekonomi-buqësi-industri-ndërtim-elektrifikim-ushtri-mësimdhënie, ishin këta breza që e shpunë Shqipërinë në zhvillimet shumëdegëshe, që u arritën.

Sipas kontekstit të mësipërm, të rinjtë e sojit të Yzeir Ismail Alimerkos studimet i mbaruan me shpenzimet e shtetit, dhe emërimet bëheshin me firmën Ministrit të Arsimit, Mirash Ivanaj apo të Mbretit Zog, si në rastin e tragjasiotit me Mençuri të Pafund! Pas viteve 1939, Yzeir Ismail Alimerko, zgjidhet Kryetar i Shoqates Atdhetare “Ismail Qemali”, gjithashtu ka ushtruar dhe funksionin e Kryetarit të Bërthamës Arkeologjike të Pojanit, Vlorës dhe Butrintit. Denoncues i vjedhjeve të bëra nga italianët në Muzeun Arkeologjik të Vlorës, Butrintit, të cilat i ka pasqyruar në shtypin e kohës dhe në organet qeveritare. Këto detyra i kreu deri në fund të jetës së tij. Në vitin 1939 transferohet Profesor në Liceun e Korçës, pas disa muajsh emërohet në detyrën e drejtorit të këtij liceu.

Këtë detyrë e ushtron deri në janar të vitit 1943, vit në të cilin arrestohet e interrnohet në Porto- Romano. Aktiviteti politik e patriotik e shoqëron gjithë jetën. Pas vitit 1943 i kushtohet vetëm aktivitetit politik dhe lufton kundër pushtuesve deri në gusht të 1944-s kur arrestohet dhe ekzekutohet së bashku me bashkëpuntorët Dr. Avokat Skënder Muçon e Zako Mezinin (daja i shkruesit të këtyre radhëve). Për vrasjen e tij shtypi shqiptar shkroi: “Yzeir Ismail Alimerko, ish i urtë dhe i matur në fjalë, siç i ka hije një edukonjësi, por shkëmb i patundur në vendimet e tij, sidomos kur këto lidheshin me detyrat ndaj Atdheut”.

Të fundit

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez,...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lojtari i Real Madridit nuk duron më: Dua të largohem

Alvaro Rodriguez, i cili sezonin e fundit ishte në huazim te Getafe, nuk u përfshi në skuadrën e Realit për Botërorin e klubeve dhe...

Sanksionet e reja kundër Rusisë, BE dështon të bindë Sllovakinë

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë garanci se nuk do...

Aplikacioni “Matrix”, Ervin Karamuço: Do të zbardhet fati i Ervis Martinajt

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur rreth zbulimit dhe zbërthimit të aplikacionit të koduar Matrix, teksa tregon se nga zbardhja e një sërë...

Lajme të tjera

Web TV