Inflacioni në Turqi arrin nivel rekord

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inflacioni vjetor i Turqisë u rrit në 73.5 për qind në maj, që është niveli më i lartë i regjistruar në 24 vjetët e fundit. Rritja e inflacionit besohet se është shkaktuar nga lufta në Ukrainë, rritja e çmimeve të energjisë dhe zhvlerësimit të lirës turke.

Turqia është përballur me rritje të inflacionit që prej vjeshtës së kaluar dhe monedha kombëtare turke është zhvlerësuar.

Niveli i inflacionit në maj të këtij viti është norma më e lartë që është shënuar që nga viti 1998, kur inflacioni kishte qenë 76.6 për qind. Megjithatë, parashikohet që inflacioni të arrijë në 76.55 për qind.

Çmimet e konsumit janë rritur për 2.98 për qind tha të premten Instituti turk i Statistikave.

Ndërkaq, çmimet e ushqimit dhe transportit janë rritur me 108, respektivisht 92 për qind gjatë vitit të kaluar.

Lira turke është dobësuar për 0.25 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe ky është niveli më i ulët i vlerës së saj që prej dhjetorit.gfy

Ligjvënësit opozitarë në Turqi dhe ekonomistët kanë marrë me rezerva këto shifra të prezantuara nga Instituti turk i Statistikave, duke thënë se ata besojnë se niveli real i inflacioni është shumë më i lartë

Të fundit

Trump me probleme shëndetësore? Mjeku i Shtëpisë së Bardhë zbulon gjendjen e presidentit

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë Sean Barbella i ka dhënë fund çdo spekulimi lidhur me gjendjen shëndetësore të presidentit...

Berisha takim në Breshia, shqiptarët i rezervojnë një pritje madhështore

Një pritje tejet madhështore dhe plot entuziazëm i kanë rezervuar shqiptarët kryedemokratit Sali Berisha në Breshia të Italisë. Pas hapjes së fushatës elektorale në Tiranë...

Bangladeshi lëshon urdhër-arresti për deputeten britanike

Autoritetet e Bangladeshit kanë lëshuar një urdhër-arresti për deputetin britanik dhe ish-ministrin, Tulip Siddiq. Komisioni Kundër Korrupsionit (ACC) i vendit ka hetuar akuzat, ku thotë...

Rama ironizon ‘partitë e vogla’: Ai që s’ka gjë në dorë të fal dhe Milanon

Kryeministri Edi Rama, në takimin e tij me emigrantët në Milano, ironizoi partitë e vogla, duke thënë se “ata që s’kanë gjë në dorë, premtojnë...

Rusia bombardon Ukrainën teksa besimtarët iknin në kishë, SHBA: Sulmi ka kaluar kufijtë

Sulmi i forcave ruse ndaj objektivave civile në Sumy ka kaluar kufijtë e decencës." Kështu është shprehur Keith Kellogg, i dërguari i posaçëm i Donald...

Lajme të tjera

Web TV