Karabinierët arrestojnë shqiptarin e “tërbuar”, kafshoi dhe goditi me kokë efektivët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 30-vjeçar shqiptar i cili mbante gërshërë dhe qëndronte pranë një makine ku kishte një person është ndjekur nga policët, të cilët më pas i ka sulmuar para se të arrestohej.

Ngjarja ka ndodhur në Porto Sant’Elpidio, Itali.

Ndërsa po përpiqej të arratisje, 30-vjeçari hodhi gërshërët në oborrin e një shtëpie dhe vazhdoi arratisjen e tij drejt shëtitores Europa, ku u ndalua. Shqiptari sulmoi me shqelma dhe grushte karabinierët, goditi me kokë njërin prej policëve, ndërsa një tjetër e kafshoi në krahun e djathtë duke e lënë të plagosur.

Më pas 30-vjeçari u arrestua për veprën penale të rezistencës dhe plagosjes së një funksionari publik.

Ndërhyrja e karabinierëve nisi pas denoncimit në sallën e operacionit për një person të armatosur me gërshërë.

Me të mbërritur në vendngjarje, policët kanë vënë re 30-vjeçarin, i cili kur i ka parë ka tentuar të arratiset. Shqiptari u shoqërua në komisariat. Ansa shkruan se për 30-vjeçarin u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpiak.”

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV