Kandidati/ Një gjeneral për President

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka propozuar emrin e gjeneralit Bajram Begaj për president. Pas më shumë se dy orë takim brenda selisë rozë, duket se emrat e propozuar dhe të publikuar si të “mundshëm” nuk gjeten mbështetje tek Rama. Kryeministri në momentet e fundit kaloi emrin e kreut të ushtrisë për në krye të shtetit. Sot pritet votimi në Parlament ku opozita e përfaqësuar nga Berisha pritet të jetë kundër, ndërsa gjysma tjetër nga Alibeaj mund të bojkotojë procesin.

 Partia Socialiste do të votojë në Kuvend emrin e kreut aktual të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj për president të ri të vendit. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, duke përjashtuar të gjitha propozimet që erdhën nga grupi i PS, apo ata që kanë karrierë në PS. “Kemi përmbyllur procesin e përzgjedhjes së kandidaturës që do të çojmë në kuvend për të votuar presidentin e ri të RSH-së. Sot procesi është përmbyllur duke vënë në dispozicion të kryesisë të gjitha kandidaturat e propozuara nga grupi parlamentar me zarfet e sekretuar. Është përjashtuar menjëherë blloku i kandidaturave nga brenda grupit parlamentar. Është hequr dhe blloku i kandidaturave që janë gra dhe burra shumë të nderuar, por që i përkasin kësaj familjeje politike, sepse sot e kemi ridiskutuar dhe dakordësuar që PS-së i takon që në këtë moment të shkojë dhe shohë përtej vetes që t’u japë shqiptarëve një kryetar shteti që nuk ka një karrierë në PS, por që rrezaton atë normalitet e qytetari e mirësi për të cilën kanë nevojë qytetarët. Jemi përqëndruar në bllokun e tretë që ka pasur 26 kandidatura që janë shoshitur në tryezë për të arritur në konkluzionin se PS propozon Bajram Begën, shefi aktual i forcave të armatosura për president të vendit”, deklaroi Rama, duke theksuar se profili i ushtarakut ishte arsyeja thelbësore e përzgjedhjes, ndërsa sollli në vëmendje ish-presidnetin Moisiu. Gjenerali Bajram Begaj është zyrtarisht kandidati i propozuar nga Partia Socialiste për postin e Presidentit të Republikës. Ndërkohë, pak ditë më parë, ai ishte në një vizitë zyrtare në SHBA, ku nën petkun e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, ai ka zhvilluar takime të rëndësishme më drejtuesit e Pentagonit. Më datë 24 maj, Gjeneral Begaj ka folur për Zërin e Amerikës nga ku ka bërë të ditur se SHBA-të do i japin Shqipërisë 17 milionë dollarë për ushtrinë. “Ne kemi një zyrë bashkëpunimi ushatarak me Shtetet e Bashkuara, e cila gjendet në Ministrinë e Mbrojtjes shqiptare dhe kjo zyrë koordinon të gjitha buxhetet, të cilat jepen nga shteti amerikan për të ndihmuar forcat e armatosura shqiptare. Këto buxhete ndahen në dy kategori. Një buxhet janë grantet të cilat janë falas për të rritur fuqinë mbrojtëse të vendit dhe një kategori tjetër, e cila ështe me buxhete të përbashkëta, të cilat ndihmojnë në fuqizimin e kapaciteteve tona mbrojtëse. Dhe këtë radhë shteti amerikan ka akorduar një buxhet grant prej 17 milionë dollarësh për të rritur fuqinë mbrojtëse të forcave të armatosura dhe për të rritur kapacitetet mbrojtëse. E theksoj që çdo buxhet i modernizimit të forcave të armatosura shqiptare, shkon për të rritur aftësitë tona mbrojtëse. Ne nuk kemi asnjë synim për agresion apo për t’i shpallur luftë dikujt. Ne jemi thjesht në atë çfarë kërkonte NATO si aleancë, që të bëjmë mbrojtje dhe shkurajim për çdo armik apo për çdo kundërshtar”, ka thënë Begaj.

Lexo edhe :  Sali Berisha thyen heshtjen zgjedhore, mban konferencë

Kariera e Begajt

Në vitin 2020, Bajram Begaj mori rolin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare. Ai më parë shërbeu si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Armatosur Shqiptare. Gjeneral Major Bajram Begaj ka lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë. Ai Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “Mjekësi” në vitin 1998. Ai gjithashtu ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, ndërsa mban edhe titullin ‘Profesor i Asociuar’ në Mjekësi. Dy vite më parë presidenti i Republikës Ilir Meta i dha gradën madhore “Gjeneral Major” Bajram Begajt me detyrë “Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes”. Begaj hyri në historinë e FA, duke u bërë kështu mjeku i parë në ushtri që arriti që të bëhet gjeneral major, e cila është grada më e lartë. Gjatë karrierës 31-vjeçare ushtarake ka kryer: Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen;  Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë, Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji,  Kursin e menaxhimit spitalor dhe Kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Kursin e specializimit në fushën e mjekësisë dhe Kursin e Shëndetësisë, në Greqi. Aktualisht Gjeneral Major Begaj në 31 vitet e karrierës në FA ka mbajtur një sërë detyrash mes të cilave: Ai më parë shërbeu si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, hef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, Drejtor i Spitalit Ushtarak, Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar etj.

Të fundit

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur...

Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige

Disa nga senatorët e Partisë Socialiste rrezikojnë të mos jenë më pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, kur numërimi po shkon...

“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh prej vitesh energji elektrike dhe...

Piramida / Hap dyert “Ecole 42”, Rama dhe Macron përurojnë shkollën franceze

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri...

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Astit ka çuar në goditjen...

Lajme të tjera

Web TV