Gjatë këtyre ditëve, të gjitha mediat dhe rrjetet sociale po merren me lajmet e tradhtisë mes çiftit të njohur Shakira dhe Gerard Piqué.
Çdo ditë e më shumë dalin detaje të reja rreth këtyre lajmeve, ndërkohë mediat spanjolle kanë zbuluar se Shakira ka përfunduar në spital pas këtyre lajmeve. Mësohet se këngëtarja e njohur është dërguar me ambulancë në spital pasi ka pësuar një krizë ankthi për shkak të krizës që ajo po përjeton me bashkëshortin e saj.
Në mediat spanjolle thuhet se incidenti ka ndodhur të shtunën e kaluar, më 28 maj , pas kthimit nga qyteti francez i Kanës.
Kujtojmë se pas lajmeve të tradhtisë Pique, mbrojtësi katalanas po jeton vetëm në shtëpi, pa bashkëshorten, e cila ka larguar edhe fëmijët nga ai. Ka dyshime se Pique e ka tradhtuar këngëtaren me mamanë e bashkëlojtarit të tij te Barcelona, Gavit, dhe është në lidhje me këtë të fundit prej 12 vitesh.
EXCLUSIVA: Ambulancia, llantos y un ataque de ansiedad: el extraño incidente de Shakira y Piqué en su peor momento (Contenido sujeto a suscripción) https://t.co/DwtRQLodV5 pic.twitter.com/LrSIVp0LuT
— Revista ¡HOLA! (@hola) June 3, 2022