Vatrat e zjarreve në Ishullin e Sazanit, Meta: Të mos përsëritet situata e kaluar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar për vatrat e zjarreve në Ishullin e Sazanit.

Meta thotë se sipas parashikimeve të Gjeoshkencës do të jetë një verë e nxehtë, ndaj ai kërkon angazhimin e strukturave vendore e qendrore për të ndërhyrë në kohë, sidomos edhe nga ajri.

Postimi i Ilir Metës:

Po ndjek me vëmendje situatën e përhapjes së zjarreve në zonën e Vlorës, veçanërisht në Ishullin e Sazanit.

 

Me qëllim parandalimin e përhapjes së vatrave të zjarrit, që të mos përsëritet situata si në verën e kaluar, kërkoj angazhimin e plotë të strukturave vendore dhe qendrore për lokalizimin dhe fikjen e tyre në kohë sa më të shkurtër.

 

Duke vlerësuar parashikimet e Institutit të Gjeoshkencës për një verë të nxehtë, me temperatura shumë të larta, bëj thirrje për vënien në gadishmëri të strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme dhe Bashkive në të gjithë Shqipërinë, për mbrojten civile, sidomos për angazhimin e flotës ajrore, për ndërhyrjen nga ajri për fikjen e vatrave të zjarrit në zona ku është e pamundur ndërhyrja në rrugë tokësore, siç është rasti i Ishullit të Sazanit.

Njëherazi i nxis strukturat e pushtetit vendor për shtimin e vrojtuesve për të informuar në kohë dhe mbajtjen në gadishmëri të strukturave operacionale, për ndërhyrje të menjëhershme në përballimin e situatave të zjarrit gjatë muajve të verës.

I ftoj të gjithë qytetarët për të kontribuar me informacione të shpejta në të gjithë territorin e vendit për çdo rast zjarri të konstatuar, në mënyrë që strukturat përgjegjëse të angazhohen në kohën e duhur për izolimin dhe shuarjen e tyre.

Të fundit

Kopshti zoologjik kërkon të dhuroni kafshët shtëpiake si ushqim për grabitqarët

Një kopsht zoologjik në Danimarkë ka vendosur të bëjë thirrje publike për një “donacion ndryshe”. Ai po kërkon kafshë shtëpiake...

Inter humb durimin me Lookman, dalin dy pista të reja në merkato

Duke parë rezistencën e Atalantës që nuk lejon largimin e Ademola Lookman tek Inter, drejtuesit e klubit zikaltër nuk po rrijnë më duarkryq dhe...

Parashikimi i Baba Vangës për alienët për vitin 2025/ Disa besojnë se po bëhet realitet

Baba Vanga, një parashikuese bullgare e ndjerë që ndërroi jetë më shumë se një çerek shekulli më parë, mbetet një trend aktiv në rrjetet...

Maks Vershtapen përgatitet të lëshojë fronin

Çmimi i Madh i Hungarisë në Formula 1 nuk shkoi aspak mirë për kampionin në fuqi të botës, Maks Vershtapen. Piloti i Red Bullit...

Izraeli planifikon pushtim të plotë të Gazës, Zyra e Benjamin Netanyahut jep njoftimin

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu thirri sot një takim të kufizuar sigurie, sipas mediave në vend, por mbledhja e kabinetit të sigurisë mësohet se...

Lajme të tjera

Web TV