Atentati ndaj Nevila Pjetrit, zbulohet identiteti i të dyshuarit kryesor: Jam i pafajshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Daniele Bedini, 32 vjeç, është personi i arrestuar ditën e sotme nga Policia italiane, pasi dyshohet si autori i krimit të dyfishtë në Itali, ku mbeti e vrarë 35-vjeçarja shqiptare, Nevila Pjetri, dhe një transeksual.

Sipas medieve italiane Bedini, një zejtar me precedentë penalë për grabitje. Pas arrestimit ai ka mohuar të jetë autor i këtyre dy krimeve të rënda, duke thënë se është i pafajshëm.

“Jam i pafajshëm”, mësohet të ketë thënë para policisë i riu. Ngjarja e parë që u zbulua ishte vrasja e 35-vjeçares shqiptare, e cila u gjet e vrarë në orët e para të së dielës në shtratin e lumit Parmignola në Marinella di Sarzana, ndërsa ishte vrarë me një plumb në kokë.

Hetuesit dyshojnë se 32-vjeçari mund të ketë kryer vrasjen e transeksualit, për të eliminuar personin që e kishte parë 2 ditë më parë teksa shqiptarja futej në makinën e Bedinit.

Të fundit

Ju prezantojmë me historinë e gruas së ardhshme të njeriut më të pasur në botë

Ajo pritet të martohet me miliarderin e Amazon-it, Jeff Bezos. Por kush është pilotja dhe gazetarja fituese e çmimit...

“Irani nuk do të dorëzohet kurrë!”

Në fjalimin e tij të parë që nga shpallja e armëpushimit midis Iranit dhe Izraelit, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i bëri...

Shumë e parefuzueshme, zbulohet paga e Theo Hernandez tek Al Hilal

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez, do t’i bashkohet zyrtarisht klubit saudit Al Hilal në ditët në vijim. Sipas RMC Sport, transferimi i 27-vjeçarit është në...

U vra nga italiani pasi i grabiti shtëpinë, zbulohet identiteti i të riut shqiptar

Një sipërmarrës ndërtimi italian ka pranuar se ka vrarë një të ri shqiptar dhe ka fshehur trupin e tij, pasi viktima kishte tentuar të...

Zjarr në Sarandë, përfshihet nga flakët zona e Metoqit! Ndërhyrje nga ajri…

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në fshatin Çukë, duke marrë përmasa drejt zonës malore të Metoqit. Flakët janë përhapur me shpejtësi...

Lajme të tjera

Web TV