Deklaratat e Lavrov, Berisha akuzon Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qëndrimet e kryediplomatit rus për nismën “Ballkani i Hapur”, trazon politikën në vend. Ish-kryeministri Berisha akuzoi kreun e qeverisë se kërkon që ta vendosë Shqipërinë nën hegjemoninë e Beogradit zyrtar. Rikthehet në Parlament diskutimi për të votuar rezolutën që dënoin krimet e Serbisë në Kosovë.

Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar pas anulimit të vizitës së ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov në Beograd, për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore për avionin me të cilin do të udhëtonte nga tre vende fqinje të Serbisë. Berisha eshte ndalur në vendimin e tre vendeve ballkanike që nuk pranuan që avioni i Lavrov të kalonte në hapësirën e tyre ajrore dhe më pas u përqëndrua në deklaratët e kryedimplatit rus në lidhje me nismën e “Ballkanit të Hapur”. Berisha ka publikuar një artikull të medias serbe kurir.rs duke cituar një deklaratë të Lavrov teksa thekson se ai i del zot Ballkanit të Hapur si projekt rus. Për Berishën kjo provon se Rama do të vendosë Shqipërinë nën hegjemoninë e Serbisë dhe influencën direkte të Rusisë. “Pas ndalimit që i bëri Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi, avionit të tij për të fluturuar në hapësirën ajrore të këtyre vendeve për në Beograd, Goebbelsi i diktatorit gjakësor Putin ju deklaroi mediave serbe se ai po shkonte në Beograd për projektin e Ballkanit të Hapur. Kjo provon se Edi Rama vasal i Aleksander Vuçiç me Ballkanin e Hapur kërkon të vendosë Shqipërinë vendin anëtar te NATO-s nën hegjemoninë e Serbisë dhe influencën direkte të Rusisë”-thotë Berisha. Konkretisht Lavrov deklaroi për mediat serbe: “Natyrisht, ata që po i tërheqin fijet në Bruksel nuk e kanë dashur këtë, nuk kanë dashur që ne t’i shprehim mbështetjen tonë për Beogradin, ndër të tjera, projektin e Ballkanit të Hapur. Tashmë është e qartë për të gjithë se Brukseli, NATO dhe BE duan ta kthejnë Ballkanin në projektin e tyre të quajtur Ballkani i Mbyllur”-tha ministri i Jashtëm rus. Nga ana tjetër Berisha shprehet se përshëndet vendimet e qeverive të vendeve anetarë të NATO-s për ndalimin fluturimit të avionit të ministrit të Putinit në hapësirën e tyre ajrore. Shpesh Berisha ka kritikuar dhe lëshuar akuza të rënda ndaj Ramës për nismën e “Ballkanit të Hapur”, ku deri më tani është përkrahur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa është kundërshtuar nga Kosova, Bosnje Hercegovina dhe mbetet për tu parë qëndrimi i Malit të Zi. “Ballkani i Hapur” mbështet në tre liritë kryesore siç është lëvizja e lirë e mallrave, e njërëzve dhe shkëmbimi kulturor. Nga opozita në Shqipëri por edhe nga qeveria e Kosovës kjo nismë është parë me shumë rezerva pasi sipas tyre fuqizon ndikimin serb në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Lexo edhe :  Çfarë i mbetet Berishës tani, dhe mediave që botojnë çdo marrëzi të tij?

PD këmbëngul për rezolutën

Deputeti i PD, Tritan Shehu, shprehet se maxhoranca ka bllokuar në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, rezolutën e propozuar për njohjen e dënimit të gjenocidit serb në Kosovë, teksa shton se kryeministri Edi Eama, ditën e nesërme do t’i dorëzojë Vuçiçit “çelësat” e Rajonit në Ohër. Në një postim në Facebook, Shehu shkruan se bllokimi i hapësirave ajrore, anulon vizitën e Lavrov në Beograd, duke izoluar kështu edhe Vuçiçin, “të vetmin që e pret në Europë e nuk pranon sanksionet ndaj Moskës”. “Ndersa Rama nesër do ta rikonfirmojë në Oher Vuçiçin si lider dhe Serbinë si hegjemone në Rajon nëpërmjet “Ballkanit te hapur”, alias “Jugosllavia a Re. Dhe për hir të kësaj ai e maxhoranca e tij nuk guxojnë as të rikujtojnë, jo më të dënojnë e njohin zyrtarisht genocidin serb në Kosovë”, thotë Shehu. “Të mos guxosh të denosh genocin serb në Kosovë për shkak të lidhjeve e vartësive të tua me Vuçiçin, do të thotë të “përdhosësh” edhe ndërhyrjen e NATO aty, e bazuar kjo mbi ato krime e pastrim etnik, flet për shkelje të interesave kombëtare e Rajonale, për devijim nga drejtimi i ynë Europian e Perëndimor”, shton ai.

Të fundit

Rama për “Corriere Della Sera”: Në 11 maj pres votën e qytetarëve

Viti që sapo u mbyll do të shënohet në kalendarin shqiptar për hapin e madh që u shënua në...

Shpopullim alarmues në Tiranë: 22% e të rinjve largohen nga kryeqyteti

Tirana është i vetmi qark në vend që njohu një rritje të lehtë të popullsisë me 1.2%, ndërmjet 2011 dhe 2023, por nga ana...

Arrestimi i të shumëkërkuarit Jani Alias, reagon policia greke

Policia greke ka reaguar pas arrestimit të të shumëkërkuarit Jani Alia në Athinë. Sipas policisë greke, ai është kapur rastësisht mëngjesin e 31 dhjetorit nga...

Fluks largimesh në Kakavijë, mijëra qytetarë dalin në 24 orë

Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës ka nisur të ndihet largimi i emigrantëve që festuan me familjet ndërrimin e viteve. Përgjatë 24 orëve të...

GJKKO la në detyrim paraqitje Sali Berishën/ Avokati Gjokutaj: Vendim i pakuptueshëm!

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj për kreun e PD Sali Berisha. Pas kësaj mase,...

Lajme të tjera

Web TV