Ish-anëtari i grupit The Bloody Alboz (TBA), Kleviol Ahmeti i njohur si Cllevio, ditën e djeshme (e hënë) u përfshi në një përleshje fizike me Noizyn.
Nga të goditurat e reperit të OTR, ai duket se ka pësuar lëndime dhe se ka qenë duke u trajtuar në spital.
Së fundmi, Cllevio ka bërë disa postime në InstaStory, teksa shfaqet duke qarë dhe ka treguar se pësoi mpiksje gjaku në kokë.
“Pasoja fatale nëqoftë se nuk ma heqin mpiksjen e gjakut në kokë, do vini këtu të më merrni për te banesa”, tha ai.
“Bravo Noizy do bëhesh vrasës”, shtoi më tej Cllevio.
Sherri i tyre duket të ketë nisur për shkak të disa sharjeve që Cllevio tha për Noizyn në rrjete sociale.
Nga ana tjetër, Noizy reagoi sërish duke thënë se nuk e lejon askënd që t’ia shajë familjen.