8 qershor 632/ Mbyll sytë profeti Muhamed, i fundit i dërguar nga Zoti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 8 qershorin e vitit 632, në Medina (Arabi Saudite) vdiq profeti Mohamed – lindur rreth vitit 570. Mohamed njihet për bashkimin e Arabisë në një shtet të vetëm fetar sipas Islamit. Besohet nga myslimanët si i dërguar dhe profet i Perëndisë, dhe konsiderohet pothuajse nga të gjithë myslimanët si profeti i fundit i dërguar nga Zoti për njerëzimin. Ndërsa jomyslimanët e shohin Mohamedin si themeluesin i Islamit, myslimanët e konsiderojnë si rivendosës të besimit origjinal monoteist të Adamit, Noes, Abrahamit, Moisiut, Jezusit dhe profetëve të tjerë. I lindur në qytetin arab të Mekës, Mohamed mbeti jetim në moshë të vogël dhe u rrit nën kujdesin e xhaxhait të tij, Ebu Talib. Ai më vonë punoi kryesisht si tregtar, dhe u martua për herë të parë në moshën 25 vjeç. Në moshën 40 vjeçare, Mohamed u vizitua nga engjëlli Xhebrail (Gabriel) dhe mori zbulesën e tij të parë nga Perëndia. Tre vjet pas kësaj ngjarjeje Mohamed filloi t’i predikonte këto zbulesa publikisht, duke shpallur se Zoti është Një; dhe Islami (dorëzimi) i plotë ndaj tij është mënyra e vetme e pëlqyer nga Perëndia, dhe se ai vetë ishte profet dhe i dërguar i Zotit, në të njëjtën mënyrë si profetët e tjerë para tij. Me këtë Mohamedi fitoi pasues, por edhe u prit me armiqësi nga disa fiseve mekase. Për të shpëtuar nga përndjekja, Mohamed iku me disa pasues nga Meka në Medinë, në vitin 622. Kjo ngjarje shënon fillimin e kalendarit islamik. Pas tetë vitesh luftë me fiset mekase, Mohamed mblodhi një ushtri prej 10.000 ithtarësh, marshoi drejt Mekës dhe e mori qytetin me pak gjakderdhje. Ai shkatërroi idhujt paganë në Mekë dhe më pas dërgoi pasuesit e tij jashtë për të prishur të gjithë tempujt e mbetur paganë në Arabi. Në vitin 632, disa muaj pas kthimit në Medinë, Mohamed u sëmur dhe vdiq. Në kohën e vdekjes, pjesa më e madhe e Gadishullit Arabik ishte konvertuar në Islam, dhe arabët ishin bashkuar në një shtet të vetëm fetar mysliman.

Të fundit

OKB: Mbi 28,000 gra dhe vajza të vrara në Gaza që nga tetori i vitit 2023

Më shumë se 28,000 gra dhe vajza janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës në Gaza në...

Parashikimi i motit për sot, 21 maj 2025

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas –...

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në një marrëveshje, për shkak të...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

Lajme të tjera

Web TV