Lija e majmunëve vjen pranë Shqipërisë, konfirmohet rasti i parë në shtetin fqinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rasti i parë zyrtar me linë e majmunëve është konfirmuar në Greqi.

Lajmin e ka bërë me dije Organizmi Kombëtar i Shëndetit EODY me një njoftim të fundit.

Rasti është raportuar në spitalin  “Andreas Syggros” dhe bëhet fjalë për një person që së fundmi kishte udhëtuar drejt Portugalisë.

Testi fillestar i kryer në Laboratorin Qendror të Shëndetit Publik  ka rezultuar pozitiv, ndërsa rezultatet priten edhe nga Laboratori i Mikrobiologjisë i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit Aristotelis të Selanikut për konfirmimin gjenomik të virusit të lisë së majmunit. Pacienti ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme.

“Sipas të dhënave epidemiologjike të disponueshme deri  tani, rreziku për popullatën e përgjithshme është ende i ulët, pasi sëmundja është zakonisht e lehtë dhe vetëkufizuese dhe karakterizohet nga transmetueshmëri relativisht e ulët”, thekson gjithashtu në njoftimin e tij Organizmi Kombëtar i Shëndetit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) konfirmoi të dielën 780 raste të lisë së majmunëve në 27 vende të botës.

Shifrat e fundit nuk llogarisin infeksionet në vendet afrikane ku virusi konsiderohet endemik.

Megjithatë, zyrtarët paralajmëruan se rreziku i shëndetit publik “mund të bëhet i lartë nëse ky virus shfrytëzon mundësinë për t’u vendosur në vendet jo-endemike si një patogjen i përhapur njerëzor”.

Lija e majmunëve konsiderohet një sëmundje më pak e rëndë në krahasim me linë, e cila u zhduk në vitin 1980.

Patogjeni transmetohet nga një personi në një person tjetër përmes kontaktit të ngushtë fizik.

Simptomat zakonisht zhduken brenda disa javësh, por herë pas here mund të çojnë në komplikime dhe vdekje në raste shumë të rralla.

Askush nuk ka vdekur në mesin e 780 rasteve të raportuara.

Megjithatë, deri më tani këtë vit, 66 persona kanë vdekur në pesë vende afrikane me shkaqe që lidhen me linë e majmunëve.

Lexo edhe :  Alarm në Tiranë! Prezencë e madhe e policisë në zonën e Ali Demit, një mjet i dyshimtë...

Rikujtojmë se në Kosovë deri më tani ka vetëm dyshime për një rast të lisë së majmunëve, rast ky që është dërguar për testim jashtë vendit.

Të fundit

Eksperti i punësimit: Pagat në Shqipëri kanë qenë faktori i parë pse njerëzit largohen

Edhe ky 1 maj e gjen tregun e punës në vend në mes të një ‘paradoksi’. 6300 vende të...

Rama: E mbani mend kohën kur njerëzit vriteshin poshtë dritareve të Berishës?

Nga Dimali kryesocialisti Edi Rama shpjegoi kontrastin mes punëve të bëra gjatë tre mandateve qeverisës të PS-s, me lobimin 6 milionë dollarë të PD...

LaCivita bisedon me kandidatët demokratë: “Rama si Biden, në SHBA po flitet për PD”

Strategu amerikan i PD-së, Chris LaCivita, gjatë një konference online me kandidatët e PD-ASHM, vlerësoi mobilizimin e strukturave të PD-së në të gjithë vendin...

Vota e diasporës, dy arsye pse PD nuk mund të pretendojë rezultat të mirë

Deri më sot, mbi 117 mijë shqiptarë nga diaspora kanë dërguar zarfin e votimit në KQZ. Një shifër e lartë në një kohë të...

Tomor Alizoti paralajmëron socialistët: Do t’ju hamë të gjallë nëse prekni demokratët!

Tomor Alizoti, drejtuesi i PD në qarkun e Elbasanit, paralajmëroi socialistët nga Librazhdi duke thënë se “do t’ju hamë të gjallë nëse prekni demokratët.” Më...

Lajme të tjera

Web TV