Roja i bashkisë së Malësisë të Madhe me shtëpi hashashi, e bëra se kam borxhe dhe …

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Rroja i bashkisë së Malësisë së Madhe në Shkodër, rrezulton të jetë arrestuar nga policia e këtij qyteti, pasi kishte kthyer banesën e tij në një strehë të kultivimit të hashashit.
Policia dhe prokuroria e Shkodrës besojnë se banesa u ishte dhënë me qëra grupeve kriminale, ndërsa një gjë të tillë e ka mohuar personi i arrestuar, duke treguar se kultivimin e drogës e ka bërë vetë ai pa dijeninë e askujt.
Dhe se këtë veprimtari kriminale e ka kryer me qëllim për ti shpëtuar borxheve financiare. Ramiz Nikdukaj, është ndaluar në datën 5 qershor 2022, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia, me qëllim kapjen e grabitësve të filialit të bankës në Koplik, është konstatuar dhe prezenca e shtëpisë së barit.
Policia kishte marë nga gjykata, një mandat kontrolli në banesë dhe kur ka hyrë brenda saj, ka zbuluar laboratorin e mirëfilltë të kultivimit të hashashit.
Laboratori ishte ndërtuar në Koplik, pikërisht nga personi tashmë i arrestuar,Ramiz Nikdukaj, i cili kryente dhe funksionin si rroje pranë bashkisë së Malësisë së Madhe.
Gjatë marjes në pyetje, Nikdukaj, ka shpjeguar se jeton vetëm me bashkëshorten e tij, Luce Nikdukaj.
“…që prej vitit 2008 deri tani unë punoj si roje tek Bashkia Malësi e Madhe dhe nusen e kam pensioniste dhe është e sëmurë me zemër e operuar në këmbë dhe ka të vendosur një protezë. Nisur nga kushtet e vështira ekonomike, kam përshtatur banesën, për të mbjellë bimë narkotike Cannabis Sattiva, të cilat i kam mbjellë dhe kam menduar ti shes me kalimin e kohes…”-ka treguar në polici 64-vjeçari.
Sipas rëfimit të tij dhënë në polici, për këtë veprimtari nuk ka dijeni asnjë anëtar i familjes, përveç tij.
“…ajo që më kanë shtyrë për të kryer këtë veprimtari të paligjshme, kanë qënë borxhet e mëdha që kam pasur, për shkak të operimit që ka bërë gruaja, ndërtimit të shtëpisë dhe jetesa në përgjithësi…”-pohon rroja i Bashkisë.
Por një nga puntorët me inicialet A.L, e kapur nga policia teksa punonte në banesën e mbjellë me hashash, ka pohuar se kishte udhëtuar nga Cërriku në drejtim të Shkodrës, për të pastruar baçen. Punën ja kishte gjetur një person me emrin, Bashkim, dhe deri në Shkodër kishte shkuar me autobuz.
Ndërsa në qytet e kishte marë me një foristradë të bardhë një person të cilin ai nuk e njihte dhe e kishte lënë së bashku me Bashkimin tek rreth rrotullimi i madh, ku aty i kishte marë dikush që ai nuk e njihte dhe ka çcuar tek shtëpia e barit.
Sipas tij, ditën e parë të punës, gruaja e shtëpisë i ka shërbyer kafe.
Dhe pasi ka filluar punën, ka ndërhyrë policia dhe ka bërë arrestimin e të zotëve të shtëpisë dhe dy puntorëve. Policia sekuestroi 3 thasë të zinj me 19 kg hashash dhe 454 rrënjë kanabis të mbjella në kopshtin e kësaj banese.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV