Stuhia ‘pushton’ Shqipërinë/ Era e fortë dhe reshjet e dendura krijojnë probleme në vend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Era e fortë dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit ditën e sotme.

Në Bulqizë stuhia i zuri banorët në befasi dhe vështirësoi qarkullimin e automjeteve. Po ashtu, reshjet e dendura të shiut nxorën në pah ujërat e zeza përgjatë rrugës nga qendra e Shëngjinit në drejtim të Kunë Vainit.

Nga era e fortë në aksin nacional Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrake u rrëzua një pemë e cila ka bllokuar njërën korsi të rrugës për rreth 30 minuta, deri në mbërritjen e zjarrfikëses, e cila ka prerë pemën dhe e ka larguar nga rruga.

Reshjet do të vazhdojnë deri të premten gati gjithë territorin e vendit tonë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak ditën e enjte reshjet do të kenë karakter shtrëngatash me rrebeshe, kryesisht në pjesën veriperëndimore dhe atë perëndimore të territorit. Në bregdet do të kemi edhe rrufe, por njëkohësisht edhe reshje breshëri.

Të fundit

Gjakovë, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare për amanetin e Komandat Tigrit

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur sot në Gërgoc të Gjakovës, ku kanë marrë pjesë në një...

Presidenti Begaj në SHBA, ftohet në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, iu rezervua një pritje e përzemërt nga komuniteti shqiptar në Philadelphia, të cilën e vizitoi ndërsa...

Lotët e grave të robërve ukrainas të luftës, episodi rrëqethës pas lirimit të ushtarëve

Pritjet dhe lotët e grave dhe nënave të robërve ukrainas të luftës, një episode rrënqethës pas lirimit të ushtarëve nga Rusia Zëri që del nga...

Mohamed Salah, “Futbollisti i Vitit”: Dua të vijoj të shkruaj histori…

Mohamed Salah është i vendosur të shkruajë histori te Liverpuli, pasi sulmuesi kryesor i kampionëve të Anglisë shtoi se nuk ka qenë kurrë më...

PD ka një plan për Alimehmetin për të fituar mandatin në tavolinë

Partia Demokratike shpreson të fitojë në tavolinë mandatin e Ilir Alimehmetit në qarkun e Tiranës duke kërkuar hapjen e kutive. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike...

Lajme të tjera

Web TV