“E kam njohur më parë”, Topi: Zgjedhja e Begajt si president ishte surprizë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-Presidenti Bamir Topi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka komentuar takimin 90 minutësh që ai dhe ish-parardhësit Aleksandër Moisiu e Rexhep Meidani patën me Presidentin e sapozgjedhur të Republikës, Bajram Begaj.

Topi është shprehur se nuk e priste që kryeministri Edi Rama të propozonte Begajn për postin e Kreut të Shtetit, teksa theksoi se e ka njohur personalisht në rrethana të tjera.

“Zotin Begaj e kam njohur në kushte të tjera dhe larg kontekstit politik. Nuk e prisja emrin e tij. Jo nuk e prisja është një surprizë”, tha ish-kreu i Shtetit.

Në vijim ai nënvizoi se Begaj është një figurë nga e cila pret një përfaqësim dinjitoz. “Kjo është konsiderata dhe parashikimi im që nuk ndikohet nga kontakti i radhës por mbi bazën e eksperiencës, shoh një njeri që do e ruajë seriozitetin e detyrës së presidentit”, shtoi ai.

 

 

A do jetë mbi palët dhe partitë politike në vend?

Mendoj se zyra e kreut të Shtetit ka një fuqi magjike sepse ti shkon si i zgjedhur në rrethana të caktuara. Për shembull presidenti Meidani u zgjodh me votat e socialistëve pas ngjarjes së 1997. Moisiu erdhi me votë konsensuale. Unë me vështirësi në 2007 për të plotësuar 84 votat. Koha është e ndryshme, konjukturat të ndryshme por kur futesh në atë zyrë, duket se është fuqia e asaj zyre që edhe pse s’ta ka dhënë populli me votë është interesi i madh publik sesi do të performojë Presidenti. Do të jetë apendiks i një linje politike apo do t’i japë drejtim detyrës. Presidentet janë vendosur në detyrimin moral dhe kushtetues që të jenë vetvetja. Por edhe janë vendosur në situate të vështira nga mazhorancat.

Lexo edhe :  Evi Kokalari: Urime mami Gridës për lirimin e djalit

Gjithmonë betejat kanë filluar të inicuara nga mazhorancat politike dhe në raport me Presidentët kanë qenë një pozicion të dukshëm. Ndërsa Presidenti është një. Nuk bëhet fjalë për grupin e këshilltarëve, Presidenti është një. Ky nuk është një raport numerik një kundër të gjithëve, por angazhimi i të gjitha mjeteve qoftë institucionale, politike e mediatike e vendos Presidentin në një pozitë të vështirë përballë mazhorancave. Kjo e bën Presidentin të reagojë, sepse Presidenti është mbi një mazhorancë.

A do të arrijë të jetë mbi palët pavarësisht se çfarë ndodh në vend?

Unë mendoj personalisht, por jam i bindur se edhe dy miqtë e mi Meidani dhe Moisiu ndajmë të njëjtin mednim për zotin Begaj që të jetë një figurë dinjitoze por janë vetë ngjarjet që ky vend prodhon që do të diktojnë karrierën e tij.

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV