10 qershor 323 pes/ Aleksandri i Madh, vdekja e gjenialitetit ushtarak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vitin 323 pes, vdiq Aleksandri i Madh. Disa kanë argmentuar se vdiq më 13 qershor, të tjerë japin datën 11 ose 10 qershor.

Në shënimet e bashkëkohësve thuhet se Aleksandri vdiq nga ethet; pija e tepruar; nga helmi; dyshimin e hedhin edhe mbi Aristotelin, për të cilin thonë se përgatiti helmin dhe ia dërgoi Aleksandrit si të ishte ilaç – pak kohë më parë, në gjak-nxehtësi e sipër, Aleksandri kishte vrarë  Kalistenin, nipin e Aristotelit dhe filozofi ndoshta ‘morri gjakun’.

Aleksandri i Madh ishte një ndër komandantët më të suksesshëm të të gjitha kohërave, ku në moshën 32 vjeçare kishte pushtuar pjesën më të madhe të botës së atëhershme

Aleksandri lindi në Pella, Maqedoni më 20 korrik, 356 pes, nga mbreti Filip II dhe mbretëresha Olimpia, që ishte bija e mbretit të Epirit, Neoptolem. Mësimet e herëshme Alekandri i mori nga Leonidha, që i mësoi atij matematikë, kalërim dhe përdorimin e harkut. Mësuesi tjetër ishte Lisimaku, i cili përdorte improvizime prej aktori për të kapur vëmendjen e princit, të cilit i pëlqente kur ai imitonte Akilin.

Në vitin 343 pes, mbreti Filip punësoi filozofin Aristotel. Gjatë tre viteve, Aristoteli, jo-grek, jo-maqedonas (një traditë thotë se ishte ilir), i mësoi Aleksandrit filozofi, poezi, dramë, shkencë e politikë. Duke lexuar Iliadën e Homerit, Aleksandri filloi të ëndërrojë luftra – për këtë arsye Aristoteli krijoi një version të shkurtuar të Iliadës, të cilën Aleksandri e mbajti me vete në fushatat e tij ushtarake.

Gjatë kohës si mbret i Maqedonisë (336-323 pes), Aleksandri bashkoi qytet-shtetet greke, rikrijoi Lidhjen e Korintit, u bë mbret i Persisë, Babilonisë dhe Azisë, krijoi koloni në Iran. Ndërsa bënte plane për pushtimin e Kartagjenës dhe Romës, Aleksandri vdiq në Babiloni, Persi. Vdekja e tij trishtoi maqedonasit, hidhëroi ilirët, hodhi grekët në rebelim; territoret e pushtuara prej tij u ndanë mes gjeneralëve – secili mbajti në zotërim zonat që kishte nën kontroll, siç ndodhi me Ptolemeun, i cili themeloi dinastinë e tij 350 vjeçare në Egjipt.

Të fundit

Gjermania nuk tërhiqet nga Kosova, zgjat mandatin e trupave të saj në KFOR

Qeveria gjermane ka vendosur të zgjasë mandatin e disa misioneve të Bundeswehr-it jashtë vendit, duke përfshirë pjesëmarrjen e saj...

Izraeli vret 93 persona në Gaza, të shtëna drejt diplomatëve në Bregun Perëndimor

Të paktën 93 persona janë vrarë në sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës që nga agimi i së mërkurës. Kjo është bërë...

Eurostat: Shqipëria e treta nga fundi për numrin e makinave në raport me popullsinë!

Ndonëse numri i mjeteve po shtohet dhe popullsia është reduktuar, sërish Shqipëria mbetet një ndër vendet me numrin më të ulët të automjeteve në...

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Kretën, rrëshqitje toke dhe dëme në ndërtesa

Një tërmet me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter, u regjistrua në orën 6.19 të mëngjesit të sotëm me orën lokale, në zonën detare në...

“Liri për Palestinën”/ Vriten në Uashington, dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite

Dy punonjës të ambasadës izraelite u qëlluan për vdekje jashtë Muzeut Hebraik në Uashington. Konfirmimi vjen nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së, Kristi...

Lajme të tjera

Web TV