Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Laç, pranë Gjykatës, ku një makinë është përplasur me një motor.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motorit.
Mësohet se është dërguar menjëherë drejtë spitalit të Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.