Nga Kastriot Kotoni
Njerëz që mendojnë për fundin e vitit shkollor në sistemin 9 vjeçar dhe të mesëm, të tjerë që rendin në fundjava të hareshme drejt freskisë së detit, e ca të tjerë ku për çdo kilometër, shikon 3-4 vajza të cilat kanë në hundën e tyre nga një ankeplas, a thua se dalin nga ringjet e boksit, (ndërhyrje estetike), po t’i shtojmë këtyre edhe ca flokëmbjellur që vijnë nga të katër anët e botës, se tashmë është në mbyllje javore, sezoni i turizmit dentar i cili varet shumë edhe nga kostot e biletave të avionëve.
Tirana dhe Parisi kaluan me mençuri një “Bela Çiao” të jashtëzakonshme në organizimin e dy eventeve të kupave të evropës. Qytetarët e Shqipërisë dhe veçanërisht ata të Tiranës u tretën me tifozët e Romës dhe të Fejnordit në një polifoni ndjenjash, ku sinfonija e prag ndeshjes ishte një festë për të gjithë, por edhe pas ndeshja kaloj me një atmosferë tejet optimiste dhe tifozët e të dyja kampeve nuk i shpëtuan tundimit të një Shqipërije aq të vogël dhe shumë të bukur, me njerëz të cilët flisnin shumë gjuhë të huaja dhe kishin një bujari e ndjenjën ndihmuese, si në asnjë vend tjetër të botës. Përtej këtyre ditëve të mbushura me emocione pozitive, tjetër pamje ka fusha shahut politik, në parlamentin shqiptar.
Qeveria i ka bërë disa herë ftesë për një dialog me opozitën legale, kjo e fundit e zënë në monotoninë e zhargonit dadasë (që ne e dimë se ju e keni zgjedhur presidentin) humb kohën me emërtesa qokash dhe e kthen proçesin si një tragjikomedi, sa kur futen në gojën e foltorexhinjëve fillon një sulm të sharash, që nuk ka prokuror në botë të mos fillojë një çështje penale. Kujtojnë këta të gjorët që vuajnë nga këto fenomene të, të cilët kur ishte për të folur heshtën, kur ai tjetri me foltoret e çori fytin duke sharë me rrënjë e degë e përgjërime për demokraci e lloj lloj pallavrash, si një vuvuzelë, që nuk ka të ndalur. Asnjëra palë nuk ka ndryshuar si në formë edhe në përmbajtje në luftën politike, fakti më i freskët në qëndrimin që mbajtën në ditën e zgjedhjes së presidentit, domethënë si mund të ndryshojë kjo parti, kur në këto 30 e ca vjet, ka vjedhur zgjedhjet e rrahur opozitar e gazetar, ka kryer korrupsion dhe vrasje në bulevard e ka shkatërruar vendin e ka larguar shqiptarët dhe asnjë shenjë pendese ose distancimi nuk kemi parë në kampin legal.
Çdo ditë që vjen në kampin opozitar do të dëgjojmë vetëm fotokopjon e atyre që kanë thënë kundështarët e saj sot në pozitë, por tani me një ndryshim, se po thuhen nga goja e bijve të saj që i rriti e u dha poste ministrore e partiake duket se për hir të bashkimit e demokracisë në parti i besuan foltoraxhinjëve e rëndë, por nga e njëjta familje vijnë e në genet e tyre lulëzojnë reflekset e së njëjtës guzhinë.
Foltorja po përjeton marrëdhënie të ngrira nga partitë simotra në Evropë e më tej, nuk i dha dritën jeshile personit “Non grata” nga Amerika. Ecejaket e disa foltorexhinjëve për të çarë përtej Atlantikut me diasporat pro PD-së, janë një sforcim i madh pa rezultat, po siç i thonë këtej nga ne “I mbyturi të mbyt”. Mjaft i ke përçarë shqiptarët brenda e jashtë kufirit, në ka ndonjë të marr nga trutë andej nga Amerika, që do të mbytet le të të ndjekë. Kërcënimet me forma dhune të rrëzimit të pushtetit, tregojnë se njerëz të tillë të cilët, nuk e kanë lexuar votën e popullit, ose nuk i njohin ligjet e natyrës, ose janë në gjendjen frikës për të dalë nga shpella filozofike, e kujtojnë se ndjekësit e tij mund t’i përdori si mercenarë në çdo kohë. Beson në mrekullinë e të bërit nuse për herë të tretë ose për të satën herë të dojë, kjo është puna tij, po lëri të qëndrojnë ca shqiptarë në Shqipëri, se po erdhe ti… largqoftë me ç’po shohim në televizion dhe në portale, janë vënë baste –se do ikim nga sytë këmbët (me këmbë nëpërmjet detit), vetëm ti të mos të jesh në krye të shtetit shqiptar. Mos ia shto të nxehtin këtij populli tani me ardhjen e sezonit të turizmit, se askush nuk ta ka ngenë. Lëri shqiptarët të pushojnë e të fitojnë ato dy çika lekë nga turizmi për të cilin je xheloz, se sado që flisje keq për Shqipërinë, turistët e huaj u shtuan dhe vijnë rrishtaz, me shum kënaqësi, natyrisht ka një progres të dukshëm në investime në infrastrukturë rrugore e vende akomoduese, hotele dhe fshatra turistike, falë edhe kësaj qeverisjeje së cilës nuk ke lënë orë e minutë pa e sharë.
E që të mos lemë pa folur për kualicionin revolucionar që gjoja pritet të nënshkruani me partinë e presidentit, jeni ende në kohë ta rishikoni këtë opsion, se siç e di ti, të riardhurit në kryesi nuk para e shohin me sy të mirë këtë kualicon, në PD-në tënde e quajnë si faktor kryesor të humbjes, por nejse ju shkon edhe thënija “Nga humbja vijmë në humbje shkojmë), a se ti e di që përkundër “rinisë së varfër të PD-së”, ata të rinjtë e LSI-së i bëjnë pushimet në Jalë. Ja t’u shtua edhe një stresë e të hapet një problem me çapaçulat këmishëzinj, e fillon një nga sherret për udhëheqësin i cili i trajton më mirë filizat e rinj të partisë.