“Pa ngrënë prej 4 ditësh”, u arrestua pas sherrit me Noizyn, Cllevio në gjendje të rëndë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reperi Cllevio u arrestua disa ditë më parë, pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ai sakaq, u përfshi më herët në një sherr me Noizyn, ku dhe si pasojë u akuza nga ana e këtij të fundit ishte pikërisht ai që i kishte vendosur eksploziv biznesit në Durrës.

Tashmë, Kleviol Ahmetaj, i njohur me emrin e artit Cllevio ndodhet në paraburgimin e Fierit. Përmes një postimi në Instagram, ai ka bërë të ditur se po keqtrajtohet, është në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe nuk i jepet asnjë mjekim.

“Kleviol Ahmetaj po keqtrajtohej në paraburgimin e Fierit. I burgosuri është me të vjella, në grevë urie prej 4 ditësh dhe nuk i jepet mjekim. Çdo gjë është e faktuar në regjistrin e burgut. Dhoma në të cilën qëndron është në kushte mizerabël. Asnjë trajtim shëndetësor në gjendjen në të cilën ndodhet. Nuk i jepet mundësia as të ankohet në asnjë institucion”, thuhet në postimin e reperit.

Kujtojmë që Cllevio kishte paralajmëruar më herët se do të shkonte tek lokali i Noizy-t. Ai kishte filluar të ofendonte reperin dhe grupin OTR prej disa kohësh, por në përballjen e tyre të parë, situata agravoi në sherr.

Të fundit

BSH: 3,5 miliardë lekë pagesa elektronike në 6-mujorin e parë 2025

Banka e Shqipërisë bën të ditur se përdorimi i pagesave elektronike nga qytetarët dhe bizneset ka shënuar një rritje...

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere!

Gjermania po plaket dhe ka nevojë për ushtarë dhe spiunë të rinj për të garantuar dhe mbrojtur sigurinë e vendit, si dhe për infermierë...

Parashikimi i motit për sot, kthjellime e alternime vranësirash

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime...

4-vjeçarja shqiptare gjendet e mbytur në pishinën e një vile

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në ishullin Paksos nëGreqi,  ku një vajzë 4-vjeçare humbi jetën tragjikisht në një pishinë. Vogëlushja, vajzë e vetme...

Përmbyset autobusi me turistë në Nju Jork, dyshohet për disa të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në shtetin e Nju Jorkut, ku një autobus turistik me rreth 50 pasagjerë është përmbysur në autostradën...

Lajme të tjera

Web TV