Pushtimi rus, nga sot nis shpërndarja e pasaportave ruse në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga sot, 11 qershor do të shpërndahen pasaporta ruse në një pjesë të qytetit Ukrainas Zaporizhia, i cili kontrollohet pjesërisht nga ushtria e Kremlinit.

Sipas medieve të huaja ukrainasit që do të pajisen me pasaporta ruse do të konsiderohen qytetarë rusë, tha Vladimir Rogov, një zyrtar rus për median ruse Rossia-24.

Sipas tij mbi 70 mijë ukrainas kanë aplikuar për pasaportë ruse në qye tetin e Zaporizhia.

Një muaj më parë presidenti rus, Vladimir Putin thjeshtësoi procedurat e aplikimit për pasaporta ruse për shtetaset ukrainas, duke :joshur: në këtë mënyrë ukrainasit që të ndërrojnë nënshtetësi.

Moska ka shpërndarë dokumentet përkatëse në disa territore të tjera të pushtuara dhe ka futur rublën si monedhën e saj.

Autoritetet ukrainase akuzojnë forcat pushtuese se i detyrojnë banorët të marrin nënshtetësinë ruse dhe kanë frikë se aneksimi i territoreve të pushtuara është i pashmangshëm.

Ndërkohë, Kievi vlerëson se rreth 10,000 ushtarë ukrainas janë vrarë që kur Rusia pushtoi vendin më 24 shkurt, sipas një këshilltari të presidentit ukrainas Oleksiy Arestovich.

Ia vlen të theksohet se asnjëra palë, as Ukrainas, e as Rusia nuk kanë dhënë informacion të detajuara në lidhje me numrin e saktë të trupave ushtarakë dhe civilëve që secili vend ka humbur nga lufta.

Të fundit

Politikani dënohet me burgim të përjetshëm pasi përdhunoi punëtoren e tij

Një gjykatë në shtetin Karnataka të Indisë ka dënuar me burgim të përjetshëm politikanin 34-vjeçar Prajwal Revanna, i cili...

U kapën me kanabis në makinë, pranga tre të rinjve në Kukës

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në Kukës, pasi gjatë kontrollit të policisë u është gjetur lëndë...

Kimmich mahnitet nga blerja e re e Bayern: Ju tregoj pse Luis Diaz është special

Vera e Bayern Munich vazhdoi me një fitore, duke mposhtur Lyon 2-1 në një ndeshje miqësore ditën e djeshme. Ishte një sfidë e rëndësishme për...

I dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjes, arrestohet Flodian Plaku

Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, u vu në pranga në Orikum. Gentjan Bejtja u qëllua me breshëri automatiku pasditen e 15...

E huazoi para një muaji, Monaco pendohet për lojtarin e Barcelonës

Pas një sezoni komplet në hije te Barcelona, Ansu Fati u largua sërish nga katalanasit këtë verë dhe u dërgua në huazim te Monaco,...

Lajme të tjera

Web TV