Grekët provokojnë Kosovën/ Vërshëllehet himni, valëviten flamuj serb në stadium

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk kanë munguar tensionet ndërmjet tifozëve në Panthessaliko Stadium në Volos, ku zhvillohet ndeshja ndërmjet Greqisë dhe Kosovës e vlefshme për Ligën e Kombeve. Fillimisht, tifozët e ekipit vendas fishkëllyen në momentin kur ishte duke u intonuar himni i Kosovës.

Pastaj, ata kanë provokuar duke shpalosur një pankartë, ku shfaqet harta e Kosovës me flamur të Serbisë. Ndërsa gjatë ndeshjes nuk ka munguar tifozët grekë i kanë gjuajtur me gurë Dardanët që ua kanë kthyer në të njëjtën mënyrë.

telemedia.al

Tensionet ndërmjet tifozëve të ekipeve kundërshtare kanë vazhduar në atë pjesë të tribunës. Ndryshe, Greqia dhe Kosova janë pjesë e Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve. Helenët janë në krye të grupit, kurse Dardanët janë duke i rivalizuar për atë pozitë.

Siç shihet në foto, grekët kanë vendosur flamurin e Serbisë me fytyrë nga tifozëria mike. Kjo nuk është pritur aspak mirë nga kosovarët, teksa atmosfera në stadium duket e tensionuar.

Edhe pse është vetëm një ndeshje futbolli, si duket grekët nuk dëshirojnë të lejnë gjithçka në kufijtë e sportit, duke bërë veprime të tilla.  Pjesa e pare u mbyll 0-0. Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, beri disa ndryshime në rreshtim në krahasim me ndeshjen me Irlandën e Veriut, duke iu përshtatur kundërshtarit, që në “Fadil Vokrri” triumfoi 0-1.

Trajneri francez kthen në portë në rolin e titullarit Aro Muric, ndërsa në mbrojtje Rrahmani dhe Kryesiu në mbrojtje, Domgjoni në të djathtë dhe Aliti në të majtë. Rrudhani dhe Valon Berisha do të rreshtohen para mbrojtjes, ndërsa treshja Rashica, Muslija e Bytyqi pas shpinës së Muriqit.

Të fundit

Miratohet vendimi për rekrutimin e detyrueshëm, Danimarka fut gratë në ushtri

Teksa agresioni dhe investimet ushtarake ruse rriten, Danimarka ka miratuar për herë të parë rekrutimin e detyrueshëm edhe për...

Shtohen zjarret në makina, eksperti: Gabimet nisin që në servis, ndikon edhe i nxehti

Makinat që përfshihen nga flakët, e sidomos teksa janë në ecje, po regjistrohen çdo ditë e më shumë në vendin tonë. Javët e fundit,...

Po vjen epoka e re e administrimit të pallateve, Mazniku prezanton projektligjin

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku prezantoi në Komisionin për Ekonominë dhe Financat projektligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”. Ai synon...

Shfaqet sëmundja e Brucelozës në Dibër, izolohen dy familje të zonës

Pas sëmundjes së Murtajës në Dibër është shfaqur edhe sëmundja e Brucelozës. Janë dy familje të cilat janë izoluar në Njësitë Administrative Kastriot dhe...

Xhaferri për rezultatin e 11 majit: PD do ankohet për zgjedhjet në SHBA

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe deputeti i sapozgjedhur në qarkun e Tiranës, Besart Xhaferri, deklaroi se opozita po vijon procesin e...

Lajme të tjera

Web TV