Macron, bën “drejtorin sportiv të PSG-së”/ Pas Mbappe-së tenton të bindë edhe Zidane!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi luajti një rol të rëndësishëm në rinovimin e Kylian Mbappe me Paris Saint-Germian, duke e këshilluar sulmuesin që të qëndronte në Francë, Emmanuel Macron raportohet se po bën të njëjtën gjë edhe me Zinedine Zidane. Presidenti i Francës shpreson që kampioni i botës i vitit 1998, i papunë që nga largimi i tij nga Real Madrid në maj 2021, të marrë drejtimin e një klubi të Ligue 1.

Kjo është një gjë e mirë pasi PSG prej disa muajsh shpreson që ta afrojë teknikun. Pas këshillimit të Mbappe-së, politikani kërkon që të njëjtën gjë si sulmuesi ta bëjë edhe trajneri, pra të kontribuojë në Ligue 1.

Duke folur për mediet në lidhje me këtë çështje Macron e mohoi se ka komunikuar me teknikun, por theksoi se do të dëshironte shumë që Zidane të jepte kontributin e tij në futbollin francez.

“Nuk kam folur me Zinedine Zidane, por kam admirim të jashtëzakonshëm për të. Ne duam shumë që në kampionatin francez të kemi një trajner të këtij niveli. Uroj që ai të kthehet në Francë dhe të vijë të stërvitë një klub të madh francez, do të ishte mirë. Është detyra ime të them se Franca është një komb i madh dhe se sporti ka audiencë të madhe këtu. Për ne është e rëndësishme që më të mirët që kanë shkëlqyer ndërkombtarisht të kontribuojnë në vendin tonë.”-tha Presidenti i Francës.

Të fundit

Katër fëmijët ishin në banesë, zbardhen detajet e rënda nga vrasja e shqiptares në Greqi

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Volos të Greqisë këtë mëngjes.Një 40-vjeçar shqiptar qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten...

“The Devil Wears Prada 2”, moda e mbuluar me diamante

Anne Hathaway dhe Meryl Streep rikthehen me bizhuteri luksoze dhe veshje që premtojnë të ndezin trendet e reja   Filmi i shumëpritur “The Devil...

Braçe denoncon bllokimin e korsisë së emergjencës në Unazë: Nuk funksionon

Deputeti socialist Erion Braçe vijon denoncimin publik të problematikave sociale dhe shëndetësore që prekin qytetarët e kryeqytetit. Ditën e sotme ai ka bërë një video-postim të shoqëruar...

22 gusht 1962 – Atentati, paramilitarët komplot për të vrarë Charles de Gaulle

Në fillim të viteve ’60, Franca gjendej në një nga periudhat më të tensionuara të historisë së saj moderne. Lufta e Algjerisë po hynte...

Historia prekëse, shqiptari në Gjermani gjen vajzën e tij pas shumë vitesh

Një histori prekëse e një shqiptari ka marrë vëmendje në Gjermani. Kadri Mahmuti, u bë baba në Paris në vitin 1979. Por kur vajza e...

Lajme të tjera

Web TV