Artan Hoxha akuza Dukës për trukim të ndeshjeve të Kombëtares shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, hedh dyshime se ndeshjet e fundit të kombëtares shqiptare mund të jetë të trukuara dhe të lidhura me fiskimin e rezultatit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Hoxha përveçse shkruan se FSHF po abuzon me çmimet e biletave, shpreh rezervat në lidhje me rezultatet ku sipas tij, kombëtarja si asnjëherë tjetër gjate dy dekadave të fundit ka bërë performanca të çuditshme.

“Kombetarja si asnjehere tjeter gjate dy dekadave të fundit ka bere performanca të cuditshme, ne miqesoren me Gjeorgjine, dy muaj me pare ishte favorite, por ndeshja doli 0-0 me koeficent 9 dhe me pjese X/X.

Në ndeshjen me Islanden Shqiperia nuk ishte favorite, por ndeshja shkoi 1-1 dhe me pjese 2/X, koeficent i larte. Në ndeshjen me Izraelin, Shqiperia ishte dukshem favorite por ndeshja perkunder pritshmerive perfundoi 1-2 dhe me pjese 1/2 me permbysje, koeficent maksimal.

 

 

Uroj qe koecidenca e performancave të kombetares ne 3 ndeshjet e fundit me koeficente maksimale, me permbysje brenda ndeshjes, te mos kete lidhje me gripin e pulave qe i shkaktoi miliona euro deme kompanise se vezeve te bosit të FSHF.

Të shohim sot ku do të luhet bllofi, ne miqesoren e Tiranes me cmime të kripura për tifozet, apo ne Elbasan ku luajne shpresat e Shqiperise me ato te Kosoves…”, shkruan Artan Hoxha.

Gazetari i njohur nënvizon se Armand Duka jo vetëm po abuzon me çmimet e larta të biletave, por e ka kthyer stadiumin “Arena Kombëtare” në dyqane ku presidenti i FSHF shet lavatriçet dhe mikrovalat e kompanisë së tij.

“Çmime të kripura për biletat e ndeshjes se sotme miqësore
Shqiperi vs Estoni…
Se pari, FSHF vazhdon të mos shese bileta në stadiumin ku luhet ndeshja, Arena kombetare, por i shet te stadiumi “Dinamo”. Rast unik në bote qe biletat shiten jo në stadiumin ku luhet ndeshja, por në nje stadium tjeter…Tifozet nuk njoftohen paraprakisht për kete gje, por ku vijne në stadium u thone se duhet të shkoni në nje stadium tjeter për biletat.

Lexo edhe :  Protesta dhe dhunë në Serbi/ Thirrje për largimin e Vuçiç, plagosen dhjetëra persona

Lere pastaj qe Arena kombetare eshte stadium modern, qender tregetare, me kafe, restorante luksoze, dyqane ku presidenti FSHF shet lavatricet dhe mikrovalet e kompanise se tij, shiten sufllaqe dhe qofte, por nuk gjendet 1 meter katror per te shitur biletat e ndeshjeve të futbollit, qellimin e vertete për te cilin eshte ndertuar stadiumi.

E dyta, çmimi i biletave për qytetaret me te varfer te Europes eshte i shtrenjte.
FSHF vazhdon të abuzoje me dashurine e shqiptareve brenda dhe jashte vendit per kombetaren. Eshte ndeshje miqsore me nje kundershtar të dobet, Estonine e liges D, kombetarja vjen nga nje humbje me Izraelin dhe tifozet jane dekurajuar nga paraqitjet e dobeta të skuadres. Por FSHF ne vend të vendos cmime minimale per te joshur tifozet qe të jene ne mbeshtetje të kombetares, ben të kunderten. Madje ne tribunen qendrore mban cmime champions League edhe pse kjo tribune nuk u mbush as 70% ne ndeshjen me Izraelin jo me sot ne nje ndeshje miqsore…”, theksoi Artan Hoxha.

Të fundit

Trazirat e vitit 1929 në Palestinë – Kur tensionet shpërthyen në dhunë

Viti 1929 shënoi një nga periudhat më të përgjakshme në historinë e Mandatit Britanik të Palestinës. Në një klimë...

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht nga të gjitha veçoritë e...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Lajme të tjera

Web TV