“Do takoheshim për drekë”, e dashura zbardh bisedën e fundit me Aleksandër Sadikajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Do takoheshim për drekë”. Kështu ka deklaruar para grupit hetimor bashkëjetuesja e Aleksandër Sadikajt, makina e të cilit u hodh në erë në afërsi të Saukut, dhe për pasojë ai humbi jetën në spital.

Është bërë publike dosja hetimore ku është edhe dëshmia e vajzës, e cila për gati 3 vite bashkëjetonte me 27-vjeçarin. Ajo tha se lajmin për vendosjen e tritolit e mori vesh nga menaxheri i lokalit të Sadikajt.

“Vajza doli për në punë në orën 08:30, ndërsa Aleksandri ishte në gjumë. Ai është zgjuar në orën 10:09 dhe i ka thënë që meqë deklaruesja do vonohej ai di të dilte dhe do takoheshin për drekë. Kjo bisedë është bërë në orën 11:00. Aleksandri nuk ndihej i frikësuar. Rreth orës 14:15 e ka telefonuar shoku i Aleksit dhe e ka pyetur se ku është Aleksi se kishte parë një lajm. Më pas ka telefonuar menaxherin e lokalit dhe e ka pyetur nëse Aleksi ishte aty. Ai i kishte thënë se nuk dinte gjë. Pas këmbënguljes së deklarueses ai i ka thënë se është djegur një makinë te Tegu, por nuk e dinte nëse ishte ai. Deklaruesja shprehet se është nisur drejt vendngjarjes, por ka pasur shumë trafik. Më pas ka folur me kunatin e Aleksit dhe ai i kishte thënë që ishte në spital dhe nuk ishte mirë. Kështu që kishte shkuar në spital”, thuhet në dëshminë e vajzës.

Të fundit

Ndryshimi i çmimit të energjisë, nga 1 maji shtrenjtohet buka dhe shumë produkte

Edhe pse çmimi i energjisë elektrike pritet të rritet nga 1 maj, disa biznese tashmë kanë ngritur çmimet e...

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Manati, plagosen 5 persona

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot në aksin e vjetër Lezhë-Manati, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes,...

Meta reagon nga qelia/ Shqipëria Madhështore është shumë pranë!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet i bindur nga qelia se fitorja e 11 Majit është më pranë se kurrë. Në një postim në rrjete...

Ura më e lartë në botë është pothuajse gati/ Tejkalon rrokaqiejt më të famshëm në planet

Ajo do të quhet Ura e Kanionit Huajiang dhe do të jetë ura më e lartë në botë . Jo për sa i përket lartësisë së...

Tregjet botërore të aksioneve rikuperojnë gjysmën e humbjeve

Java e kaluar solli një rimëkëmbje të fortë të tregut global të aksioneve pasi presidenti amerikan Donald Trump zbuti retorikën rreth politikës tregtare dhe...

Lajme të tjera

Web TV