Ngjela “sulmon” Berishën: Po kërkon të drejtojë Shqipërinë me Fermën e tij të Kafshëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela thotë se të gjithë kryeministrat pas rënies së komunizmit kanë qenë drejtues të korrupsionit. Në një koment të tij në Facebook, Ngjela thekson se korrupsioni në Shqipëri është një fenomen drejtues.

Sipas Ngjelës, vetëm politika amerikane mund të godasë korrupsionin në Shqipëri, duke ngritur një shërbim sekret të gjuajtur Agjenci Antikorrupsion.

“Por kafshët e korrupsionit në Tiranë janë edhe të trashë nga mendja, edhe të trembur nga ligji që po u vjen pas koke, por janë edhe hajdutë. Prandaj menduan se do të trembnin politikën amerikane me urla kafshësh. “Me referendum do ta rrëzojmë ambasadoren” bërtiti Saliu në Fermën e Kafshëve, pronë e tij…Dhe kot. Pa forcë dhe pa një objekt për drejtimin në aksion të fermës. Të shohim, çfarë tjetër do të bëjë Saliu me fermën e kafshëve”, shkruan Ngjela.

Postimi i plotë i analistit Spartak Ngjelës:

Të gjithë kryeministrat e Shqipërisë, pas rënies së komunizmit, kanë qenë drejtues të korrupsionit.

Të gjithë, që nga i pari e deri tek ky i fundit.

Tani korrupsioni në Shqipëri është fenomen drejtues.

Shoqëria ka pësuar një dëm të madh moral që nuk kurohet dot paqësisht, por vetëm me goditje të rënda penale dhe me një shërbim sekret të ngritur me ligj me emrin: Agjencia Antikorrupsion.

Këtë duhet të bëjë në Shqipëri politika ameriane: të na ngrejë Agjencinë Antikorrupsion. Një agjenci shërbimi sekret, në partnership me CIA -n amerikane, që të shkallmojë gjithçka korruptive në Shqipëri, që të gjurmojë kudo nëpër botë profesionalisht depozitat bankare të personave të pushtetshëm në Shqipëri, që të ketë kompetenca të mëdha ligjore deri në asgjësimin e fenomenit korrupsion në Shqipëri, që të vendosë rendin e ri ligjor antikrim në Shqipëri, që të shkatërrojë krimin e organizuar në Shqipëri dhe t’i japë mundësinë Shqipërisë që të fillojë me nxit zhvillimin e saj të progresit të pandërprerë ekonomik.

Lexo edhe :  Fali dy herë tradhtinë e ish-gruas: Më erdhën mesazhe e zbulova për Shën Valentin

A do ta ndërmarrë politika amerikane këtë nismë ligjore për zhvillimin integral të Shqipërisë?

Unë them se duhet ta ndërmarrë, sepse një Shqipëri ligjore, të drejtë dhe pa korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë, është në interes të Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë Bashkimit Evropian.

Dhe tani duhet të kujtohemi se të gjithë çakejtë e Saliut u hodhën kundër ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, zonjës Yuri Kim. Nga frika, sigurisht.

Kurse ajo po jep një kontribut të madh për shpëtimin e shqiptarëve nga kafshët e egra të korrupsionit të lartë shtetëror. Por…

Asgjë nuk i bënë dot ambasadores Yuri Kim bandat mediatike të Saliut. Dhe politika e lartë amerikane u tall me ta dhe me Saliun.

Por kafshët e korrupsionit në Tiranë janë edhe të trashë nga mendja, edhe të trembur nga ligji që po u vjen pas koke, por janë edhe hajdutë. Prandaj menduan se do të trembnin politikën amerikane me urla kafshësh.

“Me referendum do ta rrëzojmë ambasadoren” bërtiti Saliu në Fermën e Kafshëve, pronë e tij…

Dhe kot. Pa forcë dhe pa një objekt për drejtimin në aksion të fermës.

Të shohim, çfarë tjetër do të bëjë Saliu me fermën e kafshëve.

Ai po kërkon që, Ferma e Kafshëve e shkrimtarit të madh anglez George Orëell, të drejtojë Shqipërinë…

Hahahahaha…

Asgjë nuk do të arrihet dot, sepse me atë fermë është tallur George Orwell 75 vjet më parë, që në vitin 1947…

Të fundit

Sot dy muaj nga arrestimi, Erion Veliaj: Jam ende pa akuzë prej një anonimi

Sot bëhen dy muaj nga arrestimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka bërë një...

Reagim dhe koordinim, Emergjencat Civile stërvitje ndërkombëtare në Shkodër

Tetë agjenci të emergjencave civile të rajonit dhe BE po zhvillojnë në Shkodër një stërvitje të përbashkët, e para e këtij lloji në vendin...

Një muaj pa mirëmbajtje, rruga drejt Thethit rrezikon bllokimin nga gurët

Rruga që të çon drejt një prej destinacioneve më të kërkuara turistike malore, fshatit të Thethit, rrezikon të bllokohet nga rrëshqitjet e gurëve masive...

A e dini pse stjuardesat ju presin te dera kur hipni në aeroplan?

Shkallëve teksa ngjitemi në aeroplan dhe nisesh drejt vendit tënd, ekuipazhi te dera të përshëndet me buzëqeshje dhe ngrohtësi. Por pse ndodh kjo? Kjo është...

Norvegjia planifikon të ndërtojë tunelin më të gjatë nënujor në botë

Norvegjia është në proces ndërtimi të tunelit nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë, të quajtur Rogfast, i cili do të...

Lajme të tjera

Web TV