“Harta gjyqësore”/ Maks Haxhia: Avokatëve që do thyejnë bojkotin, do tu hiqet licenca!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë sqaron hapat e protestës: Padi në gjykatën Kushtetuese

Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë pritet të intesifikojë protestën e saj ndaj hartës gjyqësore nëse qeveria nuk do ta marrë parasysh kërkesat e saj. Madje, do ketë penalitete edhe për ata avokatë që thyejnë vendimin që ka marrë Këshilli i Përgjithshëm për të bojkotuar seancat gjyqësore. Maks Haxhia, kryetar i Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë deklaroi mbrëmë në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24 se ata avokatë që do marrin pjesë në gjyqe do t’u hiqet licenca. “Është një vendim unanim që ka marrë Këshilli i Përgjithshëm dhe ky vendim është i detyruar të zbatohet nga të gjithë anëtarët e Dhomës. Deri tani nuk ka patur raste që avokatët të kenë thyer bojkotin. Kemi të dhëna nga të gjitha degët e Dhomës nëpër Shqipëri.

Kishte një prononcim kundër bojkotiti nga avokati Saimir Visha, por që në fakt ai e ka zbatuar dje bojkotin si të gjithë ne. Nëse një avokat do marrë pjesë në ndojë seancë, ndryshe nga vendimi, do jetë Komiteti Disiplinor që do mblidhet dhe do vendosë për masë, e cila në këtë rast është heqje e licencës”, tha Maks Haxhia për gazetarin Roland Qafoku. Haxhia shtoi se nëse qeveria miraton hartën gjyqësore të vendosur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor atëherë efektet dhe pasojat negative do jenë të mëdha. Sipas tij, ato nisin nga efektet e cilësisë së proceseve gjyqësore, mungesa e infrastrukturës, pamundësia që një qytetar të ketë akses normal ndaj një gjykate, vetëgjyqësia, shkelja e të drejtave të njeriut për të burgosurit që do lëvizin nga burgjet për në gjykatat e reja, problemet sociale, e deri te rritja e tarifave që do bëjnë avokatët për klientët e tyre. Nisur nga këto Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë do intesifikojë shkallën e protestës duke zgjatur ditët e bojktoti të proceseve gjyqësore.

Lexo edhe :  Primaret në PD, Meçe: Deputetë si Gazment Bardhi nuk i fitojnë, pasi nuk e njohin partinë

Aktualisht në Shqipëri janë 29 gjykata të shkallës së parë, ku 22 janë gjykata rrethi me juridiksion të përgjithshëm, 6 gjykata administrative dhe 1 gjykatë të posaçme. Gjithashtu, janë 8 gjykata apeli, ku 6 janë gjykata apeli me juridiksion të përgjithshëm, 1 gjykatë administrative dhe 1 gjykatë e posaçme. Me hartën e re gjyqësore është vendosur që të ketë 13 gjykata të shkallës së parë; Në Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Gjiroakstër, Lezhë, Korcë, Kukës, Sarandë, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë; Të ketë 2 gjykata administrative, një në Tiranë dhe një në Lushnje si dhe 1 gjykatë Apeli për të gjithë vendin në Tiranë. Ndërkohë që të gjitha gjykatat e tjera është planifikuar të shkrihen. Kjo solli reagimin e Dhomës së Avokatëve që vendosën bojkotin e seancave gjyqësore për katër ditë.

Kryetari i Dhomës së Avkatëve Maks Haxhia paralajmëroi se mbështetur edhe në disa vendime të Gjykatës së Strasburgut, sipas të cilave një qytetar duhet të ketë akses në një gjykatë në një distancë kohore jo më shumë se 1 orë, ndërkohë që me këtë hartë rreth 1 milionë shqiptarë e kalojnë këtë distancë, pritet të që të shikohet mundësia që ky vendim të padet në Gjykatën Kushtetuese. Sipas të dhënave të deritanishme shkrirja e gjykatave do krijojë distanca të largëta kohore të qytetarëve dhe intitucioneve të reja. Rasti më ekstremi është për banorët e Leksovikut, të cilët për një proces gjyqësor në Gjykatën e Apelit në Tiranë duhet të përshkojnë 6 orë udhëtim.

Të fundit

Moti i paqëndrueshëm/ Vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet dëborë

Qarkullimi i masave ajrore me origjinë Jugperëndimore do të sjellë mot të paqëndrueshëm në territorin shqiptar, ku zonat e...

Banka Botërore sugjeron 6 instrumente për pensione të sigurta

Të ardhurat e mjaftueshme në moshën e pensionit janë shndërruar në një shqetësim i zakonshëm për të rriturit në nivel global. Në një dokument...

Si e shpjegon një mendimtar gjerman moralin MAGA

“Kur adhuroni fuqinë, dhembshuria dhe mëshira do të duken si mëkate.”   Nga David French   Benjamin Cremer, një pastor dhe shkrimtar Wesleyan, i cili është me qendër...

KQZ përcakton komisionerët, partitë ndahen paqësisht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar ndarjen e komisionerëve që do të administrojnë procesin zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në një mbledhje...

Berisha protestë me emergjencë, demokratët më 8 shkurt në Tiranë

Ish-kryeministri Sali Berisha, lideri i Partisë Demokratike, ka shpallur protestën e radhës kombëtare, duke ftuar qytetarët nga çdo cep i Shqipërisë që të bashkohen...

Lajme të tjera

Web TV