Lule bore dhe dy lot shpirti për At Marko Moçkën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Besnik Velaj

Fusha e Myzeqesë, e cila ndryshe quhet edhe Myzeqeja e Vogël ose Myzeqeja e Vlorës, është një ultësirë sedimentare. Brenda saj, midis fshatrave Poro, Del Isuf, Zhukë, Dëllenjë, Nartë, Aliban, pjesë e saj është dhe Novosela. Këtë mrekulli hyjnore e zotërojnë, që në vitet që nuk mbahen mend njerëzit e saj-novoselasit. Një derë e madhe, e rëndë, e fisme, patriote, e kulturuar, me edukatë, punëtore, është dera e rëndë e fisit të Moçkallarëve. Ajo ka nxjerrë mjekë, mësues, agronomë, ushtarakë etj., që i kanë shërbyer me devotshmëri, ndershmëri, zgjuarsi, përkushtim punëve të Atdheut dhe Nënës Shqipëri ndër dekada e dekada vitesh, pa u shkëputur kurrë nga fjala e dhënë zakonore, shpirtërore e ligjore për besë e Atdhe me pushkë në dorë e dije. Një vigan i përmasave të mëdha i mendjes, atdhetarizmit, aktivitetit patriotik të pandërprerë gjatë gjithë jetës së tij të pasosur, është dhe biri i kësaj dere të rëndë: At Marko Moçka, kleriku shqiptar që takoi Presidentin Uillson dhe udhëtimi i tij nga Amerika në Ditën e Flamurit në Vlorë.

At Marko Moçka ka lindur në Vlorë, në vitin 1857, shkollën fillore e mbaroi në Vlorë. Ai u rrit mes këngëve të kënduara në fushat me grurë, misrit detit,vreshtave dhe verës së ëmbël, portokalleve, limonëve, ullinjve të moçëm me gjelbërim të përjetshëm, peshkatarëve dhe flladit freskues të Detit Adriatik. Ai u rrit me tregimet që tregonin të parët për trimat, luftërat dhe shenjtorët e vjetër të Spiranicës dhe Manastirit të Zvërnecit. Shkollën e mesme dhe të lartën e bëri në Janinë. Më vonë, Marko Moçka, me dëshirën patriotike dhe fetare i thirrur nga Zoti shkon në SH.B.A ,ku studion më tej, diplomohet me tituj e grada teologjike. Në vitin 1911 të vjeshtës së parë, një grup studentësh shqiptarë në Amerikë të udhëhequr nga At Marko Moçka u takuan me Presidentin e 28-të të SHBA-së, Uillson, takim që mund të quhet edhe si fillimi i marrëdhënieve midis personaliteteve shqiptare dhe amerikane të asaj kohe, nga ku morën mesazhin dhe Ok-in për moscopëtimin e Shqipërisë dhe Shpalljen e Pavarësisë në Vlorë. Pas këtij suksesi kthehet në Shqipëri dhe hyn në lidhje me Ismail Bej Qemalin.

Nga Londra, Plaku i Urtë e përgëzon për këtë nisëm shpirtërore dhe patriotike, ku midis të tjerave i shkruan: ”Siç kemi biseduar herë të tjera, duhet të ngremë së bashku Flamurin tonë”. Ndërsa Marko Moçka i përgjigjet: ”Mirë se të vini Ismail Bej, besimtarët, patriotët gjithë Shqipëria ju presin dhe mirë se të vini si një burrë i Kombit”. Dhe në 28 Nëntor 1912, në mes tribunës të Pavarësisë, ku valëvitej Flamuri i Skënderbeut, Ismail Bej Qemali i drejtohet përballë At Marko Moçkës dhe i thotë: ”U lodhe, o At?”. “Ismail Bej, ia ktheu Ati,-Po u mor me punë të mëdha e të ndritura njeriu i Zotit nuk lodhet kurrë!” Të dy burrat rrokën duart dhe puthën Flamurin Kuq e Zi. Kështu, midis përfaqësuesve të tre komuniteteve fetare u bekua flamuri i ynë, e para kjo, e dyta, mesazhin e SHBA-së, kleriku Marko Moçka e lexon dhe në ditën e Flamurit. Kjo ngjarje pati jehonë të madhe në Shqipëri dhe Amerikë: “At Marko Moçka nga SHBA-ja në Vlorë për Ditën e Flamurit”…Shkruajnë gazetat “Vatra”, “Dielli”, “Iliria”…Një kartëpostale austriake paraqet daljen ceremoniale të Ismail Qemalit në datën 28 Nëntor 1912, ora 17-30, duke ngritur flamurin, me Luigj Gurakuqin, hoxhën Haxhi Muhametin, priftin Marko Moçka etj., etj.,në Sarajin e Selamllëkut të familjes Vlora. Ky dokument autentik rrëzon dashakeqësit e historisë, që kanë dekada e dekada, duke thënë të pavërteta historike, deri në falsifikim për personalitetin e Ismail bej Qemalit: “Flamuri Kuq e zi më 28 Nëntor 1912 u ngrit në Sarajin e Selamllëkut të familjes Vlora nga Plaku i Urtë i Pavarësisë dhe jo në ballkonin e Pallatit të Sharrajve matanë rrugës (sot i shkatërruar), përballë Obeliskut të Shtizës Flamurit, sot po sot. Presidenti i SHBA-së Uillson e ka vlerësuar At Marko Moçkën, Shqipërinë dhe në një takim tjetër me të. Ja mesazhet përbashkta: “I nderuari Z. President i SHBA-së, Pavarësinë e Shqipërisë e shpallëm!… Mesazhin tuaj për moscopëtimin e tokave shqiptare dhe për mos qenë të mosvarur e lexuam Ditën e Flamurit, më 28 Nëntor 1912 dhe u prit me duartrokitje e brohoritje të fuqishme, Shqipëria dhe shqiptarët do t’i jenë mirënjohës SHBA-së dhe juve Z. President!” – “Gëzohem shumë që ju takoj përsëri Z.Marko dhe u informova se gjithçka shkoi shumë mirë. Ta gëzoni Pavarësinë!… Këtë takimin tonë mund ta quajmë edhe si fillimin e marrëdhënieve miqësore shqiptaro-amerikane apo jo Z.Marko”?! Të dy burrat rrokën duart dhe mbi flamuj dhanë besën e miqësisë!

Në vitet e mëpasme At Marko Moçka futet një aktiviteti fetar për mëmëdhenë duke predikuar në meshat e tij frymën patriotike, dashurinë për atdheun dhe për një Shqipëri të lirë demokratike. Misioni i tij spikat edhe kur qindra muhaxhirë të ardhur nga krahinat fqinje, të përzënë e të djegur nga shovinistët grekë. At Marko Moçka i bekoi në mirëseardhje dhe i strehoi në zonat për rreth Vlorës. Bëhet fjalë për ngjarjet e vitit 1914. At Marko Moçka nuk reshti së punuari për konsolidimin e fesë myslimane, ortodokse e katolike dhe unitetin e tyre. Shpirti i tij atdhetar bëri që At Marko Moçka të hapë mjediset e kishës së madhe të Shën Kollit në Poro të Vlorës, të cilën e ndërtoi me kontributin e vet, kurse për mësimin e gjuhës shqipe dha një kontribut të madh.

Duke pasur dhe përkrahjen e patriotëve të mëdhenj si; Petro Nini Luarasi, Thimi Mitko, Jani Vreto, e zgjeroi këtë aktivitet duke shtrirë edhe në kishat e tjera të vendit. Në vitin 1922 në Berat zgjidhet anëtar i Këshillit të Lartë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë me Kryetar At Theofan Nolin. Me frymën e tij të shenjtë i bekuar prej Zotit merr pjesë në Kongresin e Lushnjës. Përshëndet në Kongres me cilësinë e një misionari të paqes dhe zgjidhet N\kryetar i Kongresit të Lushnjës. Për këtë eveniment Theofan Stilian Noli në gazetën “Vatra”,viti 1924 ka shkruar: “Është në nderin e Kongresit të Lushnjës të ketë prezent njeriun e Zotit, At Marko Moçkën, i cili si misionar i paqes, lexon në Kongres mesazhin e SHBA-së, të cituar po nga ai në ditën e Flamurit në Vlorë. At Marko Moçka është dhe botuesi i revistës “Diaspora Shqiptare”, revistë e pagëzuar së bashku me ditën e Flamurit, më 1912 në Vlorë!”. Me këtë shpirt fetar dhe patriotik në këto vite në vendin e quajtur: “Kisha Shën Harallambit”, në afërsi të fshatit Dëllinjë, në derdhje të Grykë së Vjosës, At Marko Moçka ka mbetur në zëmrat e besimtarëve si një ndër ujërat e para të Zotit, që e bekoi këtë vend me gjakun e Krishtit. Edhe sot e kësaj dite besimtarët e këtyre zonave për rreth kur kalojnë aty pranë nga ku marrin bekimin e të madhit Zot duke u çliruar e shëruar shpirtërisht. At Theofan Stilian Noli e fton në SHBA, për të punuar atje. At Marko Moçka e refuzon këtë ftesë duke thënë se: “Zoti e kishte ngarkuar me mision patriotik për të kunguar njerëzit dhe për ta parë Shqipërinë të lirë dhe demokratike!”.

Në maj të vitit 1943, At Marko Moçka, bekon në mirëseardhje Misionin Ushtarak Anglo-Amerikan me Z. Bill Maklin. Në qershor 1944, pret dhe bekon në Kishën e Shën Kollit miqtë e ardhur nga larg, të gjithë misionin Anglo-Amerikan me gjeneralin Deiviz dhe Shefin e Shtabit të misionit Kolonel Nikolas. At Marko Moçka njihet si përkthyesi i parë i Misioneve Anglo-Amerikane në Shqipëri. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, janë strehuar 50 hebrenj, në Kishën e Shën Kollit, më e madhja dhe ndër më të bukurat në Ballkan, e ndërtuar nga vetë At Marko Moçka me kontributin e vet financiar dhe me përkushtim të jashtëzakonshëm. Por…Liria erdhi dhe At Marko Moçka mbeti i zhgënjyer që në fillim.

Ai e kundërshtoi fort atë sistem që në vitin 1945-1946. Ithtarët e diktaturës këtë klerik dhe patriot të madh e persekutuan. Për fat të keq, kisha u shkatërrua më 1967 dhe me gjithë ç’kishte brenda, u dogj nga regjimi diktatorial. Edhe varri i Baba Neit, siç e thërriste Vlora klerikun At Marko Moçkën, mbi ish-varr u ndërtuan bunkerë. Edhe në Poro të Vlorës u dogjën ikonat,shumë libra fetare, ndërmjet të tjerave edhe numër i parë i revistës Diaspora Shqiptare” që e botonte At Marko Moçka. Sot – figura e tij poliedrike, madhore prej shehiti, ka mbetur e gjallë mes brezave. Qeveritë demo(ta kërcita)kratke, venë e vinë si pikat e shiut në këtë dimër të acartë siberian apo pranverash të nxehta arabe… At Marko Moçka nuk ka as varr, as bust, as përmendore. Të rrojnë varrezat ushtarake greke me kokë poshtë… me kockat e shqiptarëve në Këlcyrë dhe Bularat… retë e zeza të antishqiptarizmit me veladon të zi Vorio Epirot dhe era e thimianit të priftërinjve grekë që kanë uzurpuar Kishën Autoaefale të At Theofan Noli, të shpërndahen dhe të daraviten

Të fundit

SPAK s’duhet të hetojë blerjen e popullit, por shitjen e opozitës

Nga Kreshnik Spahiu Komike ….. 4 politikanë të hetuar nga SPAK do numërojnë votat e popullit? Evolucioni i vjedhjes së votës...

Vota e diasporës: Mbi 125 mijë shqiptarë kanë aplikuar për regjistrim

126 mijë emigrantë shqiptarë kanë shprehur vullnetin për të votuar, përmes postës në zgjedhjet e datës 11 maj. Numri i kërkesave në KQZ vijon të...

Gripi në kulmin e tij, infektimet në rritje

Gripi sezonal është në kulmin e qarkullimit në të gjithë vendin. Infektimet nga AH1N1 dhe AH3N2 vijojnë të rriten veçanërisht tek të miturit dhe...

Veliaj: Vota e emigrantëve, një ide e hershme e PS

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj, ka folur për votën e emigrantëve. Në një intervistë për podcastin “Majtas”, Veliaj theksoi se...

Meta do të futet në listat e PD-së në Tiranë, Xhixho: Edhe pse në burg…

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një mesazhi audio nga qelia përshëndeti një ditë më parë Konventën zgjedhore te Partisë së Lirisë. Në...

Lajme të tjera

Web TV