Monitorimi shumëdimensional i qeverisjes vendore, ALTAX vijon takimet në Dibër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të projektit “Monitorimi publik përmes ndërveprimit qytetar” të mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës, Qendra ALTAX ka filluar prej Dhjetori 2021 analizimin e performancës sociale të bashkive duke e përfshirë 5 bashki: Elbasan, Dibër, Berat, Gjirokastër dhe Vlorë.

Ekspertët e angazhuar për hartimin e Raportit për Bashkinë DIBER janë bazuar te MANUALI PËR AUDITIN SOCIAL NË PUSHTETIN VENDOR, 2022[1], i përgatitur dhe publikuar nga ALTAX në kuadër të këtij projekti. Ata kanë analizuar proceset e realizuara bazuar te Plani i Përgjithshëm i Zhvillimit Vendor, Programi Buxhetor Afatmesëm 2019-2021, 2020-2022, 2021-2023, 2022-2024, si dhe dokumente të tjera Kombëtare dhe vendore, që përfshijnë strategji dhe politika sektoriale dhe zhvillime të programeve vendore.

Raporti përbëhet nga 5 tema të monitoruara në proceset e zhvillimeve të tyre, të cilat përfaqësojnë:

  1. Lëvizjet e popullsisë brenda Bashkisë, ndikimi në ekonomi, buxhet dhe tregun e punësimit

Në Dibër si efekt i migrimit  ka një bilanc negativ të bilancit të hyrjeve dhe daljeve të rezidentëve, në vitin 2021. Nga largimet dhe ardhjet e popullsisë në vitin 2021 në Bashkinë Dibër ka një humbje neto migratore në 2021 me – 990 banorë më pak. Ndërsa në nivel qarku, ky bilanc është edhe më negativ me – 1.845 banorë më pak.

Demografia lidhur me strukturën gjinore anon nga meshkujt (52.2% meshkuj dhe 47.8% femra)[2].

Megjithatë shihet se është dominuese popullsia në moshë pune (15-64 vite), duke paraqitur një tregues vitaliteti të  pashfrytëzuar të tregut të punës (9.1% papunësia), por me gjasa edhe me tregues informaliteti në punësim.

Gjatë 4 viteve të fundit të ardhurat për frymë janë rritur me 52 mijë lekë, çfarë nënkupton që efektet e migrimit ndryshojnë të dhënat mesatare, por jo problemet, të cilat janë ende të pa adresuara sipas nevojave të banorëve përderisa largimet janë ende më të mëdha se ardhjet, duke tkurrur popullsinë e Dibrës me 1.6% më pak vetëm në një vit

Papunësia është rritur me 0.7% dhe punësimi është ulur me 10.8%. Nëse përfshijmë edhe treguesin e të ardhurave për frymë, i cili në vitin 2017 ishte 382 mijë Lekë dhe në vitin 2021është 434 mijë lekë, atëherë tendenca për migrime të ardhme duhet analizuar në raport me investimet për ekonominë me rikthim të shpejtë të fitimit, në vend të infrastrukrurës që e rikthen më vonë fitimin.

Rritja në të ardhurat për frymë me 15.7% më shumë krahasuar me 2017, apo mesatarisht rritje 4 % në vit tregon për një trend mesatar zhvillimi të mirëqenies në standarte që nuk munden të përballohen, nisur nga rritja e çmimeve, kostove të jetesës në tërësi në kërkimin për një mirëqenie të rritur.

Zhvillimi i numrit të bizneseve të tregut privat tregojnë për një rritje të vogël prej 4.7% të numrit të aktiviteteve në 2021 (869 biznese që operojnë në juridiksionin e bashkisë)  krahasuar me 4 vite më parë (830 biznese që operojnë në juridiksionin e bashkisë). Në nivel qarku në 2021 operojnë 3.023 biznese nga 2.906 biznese që operonin në 2017.

Programet e Bashkisë mund të kenë synuar të bazohen mbi dokumente zhvillimore politikash, p.sh. për grupe të caktuara (të rinjtë), shihet se në Buxhetin e vitit 2021 (por edhe në buxhet e dy viteve përpara) nuk ka të parashikuar fonde specifike për këtë drejtim, përveç financimeve të dedikuara të projekteve të shoqëqrisë civile dhe asnjë investimi sipas buxhetit të dedikuar për të rinjtë.

Llogaridhënia si proces ballafaqimi mes Bashkisë dhe shoqërisë civile është në nivele jo të mira si model dialogimi, dhe ka nevojë përmirësimi në cilësinë e dialogut.

Llogaridhënia duhet të burojë pikërisht nga analiza që konsideron zbatueshmërinë e programit politik nëpërmjet monitorimit të vendimeve të këshillit bashkiak, por edhe performancës së Bashkisë dhe kryetarit të saj, si dhe opinionit të publikut, ku përfshihen kategori dhe shtresa të ndryshme të komunitetit vendor. Në monitorimin dhe analizën e llogaridhënies mbi performancën e Bashkisë rezulton se janë zhvilluar takime të ralla në këtë format.

Raporti konstaton se Bashkia duhet të konsiderojë që bazuar mbi prioritetet strategjike kombëtare të kërkojë të zgjerojë dialogun me institucionet që mbulojnë punësimin dhe politikat për edukim profesional duke e kthyer në një prioritet të tyre edhe në programet buxhetore vendore.

Politikat që kanë mbetur të pazhvilluara duhen të jenë objekt i analizës së gjithë ekspertizës së mundshme në tregun privat dhe publik, për të adresuar mosveprimet sipas segmenteve institucionale, por edhe mungesën e vullnetit për të bërë transparencën me të dhëna korrekte dhe në kohën që përcaktohet nga legjislacioni për informinin e publikut.

Niveli i ulët i shpenzimeve për punësimin duke marrë në konsideratë edhe zhvillimet e performancës ekonomike vendore duhet të nxitë një adresim në ministritë që analizojnë politikat e punësimit dhe edukimit profesional, për një politikë buxhetore më të përshtatur në periudhën e programeve buxhetore në nivel kombëtar me shtrirje rajonale, por edhe për të shërbyer me fokus konkret në përmbushjen e objektivave për zhvillim të tregut dhe nxitje të ekonomisë.

Llogaridhënia duhet të burojë nga analiza që konsideron zbatueshmërinë e programit politik nëpërmjet monitorimit të vendimeve të këshillit bashkiak, por edhe performancës së Bashkisë dhe kryetarit të saj, si dhe opinionit të publikut, ku përfshihen kategori dhe shtresa të ndryshme të komunitetit vendor.

Nga Strategjia Sektoriale kombëtare për punësim dhe aftësim 2019 -2022 duket se pak elementë si përparësi strategjike kanë gjetur zbatim në qasjen vendore. Në tërësi mungojnë lidhjet e objektivit për nxitjen e përfshirjes sociale dhe kohezionit territorial me programe të dedikuara vendore dhe me angazhim me struktura të plota dhe funksionale. Ky është një problem i institucionit qendror dhe vullnetit dinamik të strategjisë në azhornim me situatën ekonomike dhe kërkesat e biznesit vendas për punonjës të specializuar dhe jo krah të lirë pune.

  1. Financat vendore të bashkisë (momentet kryesore buxhetore, rishikimet e buxhetit dhe ndërthurja me transfertat e buxhetit të shtetit)

Sipas PBA 2022 – 2024 të Bashkisë Dibër duke synuar ndërlidhjen me Strategjitë sektoriale dhe SKZHI II vërehet se mungon lidhja e duhur dhe ndërvarësia mes tyre. Kalendari buxhetor është synuar të zbatohet dhe formulimet e relacionit të buxhetit tentojnë ti përshtaten një formati shterues, megjithëse ka mundësi për një qartësim më të plotë për të mundësuar leximin e tij edhe nga publiku.

Bashkia dhe Këshilli Bashkiak, sipas monitorimeve nga publikime të ndryshme online në faqen elektronike të Bashkisë dhe në rrjetet sociale të saj nuk mund të verifikohet nëse kanë zbatuar sipas afateve kalendarin e përgatitjes dhe diskutimit sipas hapave të përcaktuara në ligj dhe udhëzim të Buxhetit 2021 dhe 2022 si dhe PBA 2021-2023 dhe PBA 2022-2024

Mungon argumenti i kualifikuar i qytetarit nëpërmjet ekspertizës së përzgjedhur. Po ashtu edhe rekomandimet e konsoliduara të organizatave të ekspertizave të ndryshme. Masat e përfshira në objektivat dhe prioritetet e PBA nuk arrijnë dot të krijojnë një cikël të mbyllur të plan veprimit të lidhur me gjithë masat  mbështetëse  që  janë  të  nevojshme  për  t’i  vënë  në  zbatim  prioritetet.

Buxheti vendor i cili varet nga transfertat e buxhetit të shtetit, ndikohet edhe nga objektivat ende të papërmbushura të SMFP 2019-2022 dhe Strategjive sektoriale që rëndojnë mbi performancën e planifikimit të buxhetit të Bashkisë.

Në procesin e hartimit të buxhetit vjetor dhe PBA, sipas udhëzimit standart të PBA nuk ka përcaktim për pjesëmarrje të ekspertizës së shoqërisë civile apo proces, ku mund të ndërhyjë ekspertiza e pavarur, por ka thjesht konsultim me publikun që ka nevojë për ekspertizë të pavarur dhe të besueshme.

Rekomandimet dhe monitorimet e OSHC në parashikimin e të ardhurave vendore (shpërndarjen e barrës tatimore) dhe shpërndarjen e shpenzimeve ka qenë pa ndikim.

Gjatë konsultimit publik duhet të programohet edhe dialogu cilësor i bazuar në analiza dhe fakte nga organizata të shoqërisë civile, organizata të biznesit dhe profesionistëve, si dhe organizata të punës, të cilat munden të japin një rekomandim më pranë nevojave të qytetarëve, pasi janë monitoruesë potencialë për mënyrën si janë shpenzuar fondet e Bashkisë dhe transfertat e buxhetit të shtetit.

Natyra komplekse e çështjeve të buxhetit për qytetarët dhe mungesa e një analize ballafaquese qytetare me fakte dhe argumente ndaj programeve të Bashkisë dhe Qeverisë qendrore kanë nevojë të riformatohen lidhur me orientimin e prioriteteve sipas kërkesës qytetare.

Të ardhurat e veta (taksat dhe tarifat vendore) mbajnë një peshë sa 27% e shpenzimeve gjithsej të Bashkisë dhe konstatojmë se në menaxhimin e tyre ka nevojë për analizë dhe për të zbatuar programe të forta për mbledhjen e borxheve, por veçanërisht për anti informalitetin.

Shpenzimet administrative janë sa 56% e shpenzimeve vjetore të Bashkisë, e cila e dallon Dibrën për kosto më të larta administrative krahasuar me bashki të ngjashme, të monitoruara gjatë zbatimit të këtij auditimi social.

Shpenzimet që zënë pjesë tjetër të madhe të fondeve bashkiake janë shpenzimet për shërbime publike (18% të totalit të shpenzimeve).

Shpenzimet për arsimin, për mbrojtjen sociale, për furnizimin me ujë, për shëndetin, për mbrojtjen e pyjeve dhe mjedisin, për menaxhimin e mbetjeve, për turizmin (arrijnë deri 26% të shpenzimeve gjithsej duke konsatuar një nivel të ulët të shpenzimeve.

Pjesa tjetër e shpenzimeve që realisht nuk programohen nga buxheti bashkiak janë konsideruar si investime nga buxheti qendror, nëpërmjet FSHZH, që arrijnë në raportin 6:1 me investimet publike nga fondet e Bashkisë.

Çdo strategji e re apo e vjeter duhet te kete nje plan vendor ne funksion te permbushjes se detyrave dhe fatures buxhetore, e ngjashme me strategjine e territorit PPV-PDV.

Disa rrisqe per tu kujdesur nder ato qe jane permendur ne Raport jane:

Forcimi i planifikimit strategjik dhe menaxhimi i buxhetit në nivel të qeverisjes vendore.

Efektivizimi i kadastrës fiskale nëpërmjet koordnimit të rrisqeve dhe trajtimit të tyre duke i menaxhuar ato. Rishikim i tarifave dhe përdorimi i tyre sipas emertimit, për më shumë transaprencë, besueshmëri dhe rritje të efektivitetit në shpenzime duke e bërë më të lehtë monitorimin edhe nga OSHC dhe publiku.

Pasqyrim në faqen online të Bashkisë të dhënat e përmendura në këtë tematikë, të cilat shërbejnë si një pikë e përbashkët takimi për të diskutuar mbi të njëjtat të përbashkëta. Gjatë çdo diskutimi të zbatimit të buxhetit të Bashkisë duhen përfshirë mekanizma monitorimi dhe vlerësimi, në grupe të përbërë nga Ministria e Financave dhe ekspertiza e publikut për të krijuar një mekanizëm të ngjashëm me analizën “Llogaridhënia për Shpenzimet dhe Financat Publike (PEFA) që të jetë ashtu si për financat qendrore një diagnozë objektive e përditësuar e performancës së menaxhimit të financave publike vendore.

Nga fakti i vitit 2021 dhe parashikimi për periudhën 2022 – 2024 ka elementë që do të kenë nevojë për një sqarim edhe më të plotë nisur nga përballja e kërkesës qytetare bazuar te analizat e detajuara nga ekspertë të pavarur për të shteruar dhe analizuar gjithë argumentat që mundet të tregojnë parashikime që nuk bazohen mbi nevojat reale, si dhe mund të jenë kosto që mbulojnë difekte në menaxhimin e fondeve publike.

Problemet në mosbërjen në kohë dhe të plota të raport progreseve të strategjive sektoriale duke mos gjetur hapësira për tu përfshirë në PBA kanë ndikuar në moslidhjen e nevojshme midis planifikimit  të  politikave  strategjike  me  planifikimin  e  buxhetit  dhe  menaxhimin  financiar  publik. Ky realitet do të ekspozohet dhe prezantohet për qasje për ndryshim nga MFE nga ana jonë.

Rrjetëzimi i ekspertizës së shoqërisë civile dhe profesionistëve për të asistuar në koordinim me aktorët vendorë për analiza dhe kalendarë të mirëkoordinuar në funksion të fizibilitetit të buxhetit vendor.

Sipas monitorimit dhe vlerësimit të dokumenteve buxhetore dhe politikave për zhvillim, në Bashki, vërehet se kapaciteti për vlerësimin, monitorimin dhe menaxhimin e projekteve të investimeve publike përfshirë PPP-të është i copëzuar. Drejtoritë dhe hallkat e institucionet përfshihen në etapa të ndryshme për analizimin, monitorimin dhe mbikëqyrjen e investimeve. E gjitha kjo performancë nevojitet që të jetë pjesë e një listimi të unifikuar të projekteve të miratuara, e njëjtë si ajo që vetë MFE ka në Strategjinë e saj të MFP, por edhe Planin e Veprimit të Strategjisë ndërsektoriale për decentralizimin e qeverisjes vendore, ku secili nga punonjësit të jetë pjesë e integruar e saj sipas detyrave stafetë që mbulojnë, por edhe si pjesë e transaprencës që nevojitet për qytetarët dhe për analizat e eficencës së investimeve.

  1. Edukimi i të rinjve dhe integrimi në tregun vendor, si sfidë ndaj të ardhmes

Buxheti i Bashkisë i vitit 2021 ka shpenzuar një fond prej 732.9 milion lekë (arsimi parashkollor, arsimi i mesëm i përgjithshëm dhe arsimi profesional). Ky shpenzim është sa 15% i gjithë buxhetit të bashkisë të shpenzuar në vitin 2021, ku peshën kryesore e mban arsimi parashkollor (10.4% të buxhetit të Bashkisë).

Sipas ndikimit të investimeve në tre vitet e fundit (2019-2021) të shpenzimeve të Bashkisë, duket se kanë pak ndikim në formimin profesional dhe rritjen e punësimit për asrye të formimit të të rinjve. Shpenzimet kryesisht shkojnë përveç infrastrukturës arsimore edhe për infrastrukturën e rrugëve rurale dhe për shërbime të tjera për mjedisin, bujqësinë.

E ardhmja e zhvillimit të edukimit profesional duhet të bazohet në aftësimin dhe përdorimin e novacionit digjital, por të bashkrenduar me kërkesat e biznesit vendor dhe kombëtar.

Në monitorim të Strategjisë për Punësim dhe Aftësi, 2019-2022, programeve buxhetore afatmesme dhe buxheteve në vitet 2017-2021,vërehet se investimet e realizuara nga fondet e Bashkisë, por edhe ato të investuara nga buxheti i shtetit nuk kanë arritur të zbusin papunësinë, madje ajo rezulton me rritje në 2019 në nivelin 16.6% të forcave të punës aktive.

Në nivelin e pjesëmarrjes, Dibra në arsimin e mesëm të përgjithshëm në raport me arsimin profesional bazohet kryesisht në gjimnaze me 87% pjesëmarrje dhe 13% e nxënësve ndjekin shkollat profesionale dhe social-kulturore, raport mjaft i vogël krahasuar me bashki të tjera dhe jo premtues për punësimin e denjë.

Përqindje e lartë të pjesëmarrjes së nxënësve në arsimin publik duke konsideruar edhe argumentin e nivelit të ardhurave nën mesataren kombëtare (49.3 mijë lekë /muaj) që nuk arrijnë dot për pjesën më të madhe të familjeve të përballojnë kostot e arsimit privat, por edhe mungesa e besimit te cilësia e arsimit privatNë këtë rast përgjegjësia e bashkisë është edhe më e madhe, në aspektin cilësor.

Efekti i pandemisë në Dibër shihet se nuk ka ndikuar ndjeshëm si në disa bashki të tjera me peshë në rritjen e numrit të familjeve me ndikime të varfërisë.

Lexo edhe :  Lamtumira e kryepeshkopit/ Përlotet Patriarku Ekumenik: Diplomat me aftësi të rralla!

Fondet sociale në Dibër në vitin 2021, ku janë edhe pjesa e ndihmës së njerëzve të varfër përfaqësojnë një peshë ndaj shpenzimeve gjithsej të Bashkisë sa 2% e totalit të tyre, që tregon një politikë buxhetore bazuar mbi regjistra të azhornuar dhe një punë e koordinuar mes departamenteve

Efektet rrjedhëse prej rritjes ekonomike, nëse shpërndarjet e të ardhurave nëpërmjet fondit të mbrojtjes sociale janë relativisht të qëndrueshme me kalimin e kohës, ato mund të zbusin por jo të ulin varfërinë.

Sipas të dhënave të Buxhetit të Shtetit për fondet e investimeve për infrastrukturën në 2021 për Dibrën, si dhe financimet nga Buxheti i Bashkisë me fondet e buxhetit vendor, shikohet se ka një nivel shpenzimi mesatar vjetor për çdo banor të Dibrës prej 2 mijë lekë, ndër nivelet e ulëta ne krahasim me bashkitë e tjera.

Dibra e ka pjesën më të madhe të të punësuarve me afër 2/3 (65% të të punësuarve) në Bujqësi e blegtori me një nivel 6% më të lartë se në vitin 2017 dhe 7% më të lartë se në 2019. Edhe pse ka numrin më të lartë të të punësuarve ky sektor nga të dhënat e regjistrit tregtar vërehet niveli shumë i lartë i informalitetit të punës

Politikat e barazisë gjinore si një pjesë e rritur e programeve të bashkisë-qeverisë,  si dhe organizatave duhet të optimalizohen më shumë me skema financiare duke arritur edhe jetëzim të strategjisë kombëtare.

Nxitja e bizneseve për të investuar në trajnime është pak e përhapur, por kërkon angazhim dhe nevojë për politikë të re. Fuqia e rrjetëzimit të shoqërisë civile vendore ndaj problemeve sociale lidhur me edukimin, shëndetësinë, punësimin, ambjentin, korrupsionin dhe shfrytëzimi i të drejtave të partneritetit me OSHC.

Përfshirja e OSHC-ve në monitorimin dhe rekomandimin e adresimit për zgjidhje të problemeve në zbatimin e strategjisë për mbrojtjen sociale dhe politikave social-ekonomike  dhe programeve sociale sipas transfertës së pakushtëzuar duhet të jetë pjesë e kalendarit të veprimtarisë së Këshillit bashkiak dhe Bashkisë për reflektimin e sinkronizuar të qëndrimit qytetar dhe qeverisjes ndaj politikave të qeverisë qendrore në hartimin e buxhetit.

  1. Menaxhimi i rrisqeve mjedisore dhe performanca e bujqësisë dhe turizmit në zhvillimin vendor

Sipas Buxhetit të Shtetit 2021 dhe Buxhetit të Bashkisë 2021, dhe buxheteve faktike vërehet se për menaxhimin e mbetjeve dhe mjedisin nuk ka një vëmendje prioritare në nivelin e shpenzimeve për programet e tjera.

Adresimi i problemeve mjedisore dhe furnzimit me ujë dhe fondet e alokuara nuk janë në nivele të njëjta të vëmendjes si në programin për menaxhimin e mbetjeve urbane duke lënë mundësi për akumulim të problematikave dhe zvarritje të tyre. Zonat e mbrojtura rrezikohen nga abuzimi i ndikuar nga korrupsioni.

Nga Anketimi jonë, pyetjes për publikun dibran se “Si do ta renditnit performancën aktuale të ofrimit të shërbimeve në Bashkinë tuaj”, lidhur me pastërtinë e përgjithshme të qytetit dhe mbetjet  31% e tyre ju përgjigjën “Keq”, 44% e tyre ju përgjigjën “Jo mirë” dhe vetëm 25% e tyre ju përgjigjën “Mirë”. Kjo përkon me paralajmërimin tonë lidhur me vëmendjen që duhet të marrë kjo temë për Bashkinë.

Përtej fondit modest për investime, që nuk është më shumë se 1% e investimeve të gjithë bashkisë për mbrojtjen e pyjeve është për tu vlerësuar një nismë që po përhapet në Bashki e lidhur me mbjelljen e pemëve të reja me angazhim edhe të komunitetit.

Në mbrojtjen e interesit publik për fondet e mjedisit është i domosdoshëm roli imponues me fuqinë e ekspertizës dhe argumentit nga shoqëria civile në interes të politikës vendore (politikanë vendorë të gjithë partive dhe aktivistë të interesave qytetare) për të minimizuar transferimin e dëmit dhe fajit nga një krah politik te tjetri.

Menaxhimi i mbetjeve trajtohen kryesisht në 2021 duke depozituar mbetjet  në landfill dhe vende të tjera depozitimi të miratuara nga organet përkatëse të qeverisjes vendore.

Zbatimi sipas raportit për VSM dhe objektivat sipas PPV për shpërndarje të programeve mbetet një sfidë e monitorimit të transparencës së procesve nga OSHC dhe ekspertiza sektoriale e tyre në kuadër të qasjeve të denoncuara nga media dhe individë për vullnet të korruptuar politik.

Në mbrojtjen e interesit publik për fondet e mjedisit është i domosdoshëm roli imponues me fuqinë e ekspertizës dhe argumentit nga shoqëria civile në interes të politikës vendore (politikanë vendorë të gjithë partive dhe aktivistë të interesave qytetare) për të minimizuar transferimin e dëmit dhe fajit nga një krah politik te tjetri. Ne do të angazhohemi për nisma që të minimizojnë qasje të tilla duke synuar qartësime dhe interpretime të nevojshme për qytetarët.

Zhvillimi i turizmit duhet të bazohet në zgjerimin e bazës dhe harmonizimin e tarifave për pastrimin, gjelbërimin dhe ndriçimin publik duke zgjeruar konceptin “ndotësi paguan”. Një nivel progresiv i tarifave të ambjentit (pastrim, gjelbërim, ndriçim) duhet të identifikohet si nevojë për të balancuar më mirë kostot e shtuara në kryerjen e shërbimeve të pastrimit të territorit

Bashkia duhet të parashikojë luhatje të të ardhurave nga programet e instrumenteve financiare dhe nuk duhet të varet vetëm te këto instrumente për të financuar pjesën më të madhe të përmirësimit të infrastrukturës ekzistuese apo dhënies së infrastrukturës së re. Bashkia duhet të krijojë programin e zbatimit të secilit instrument financiar, përfshirë këtu kriteret për përcaktimin e përfitimeve, dhe duhet ta zbatojë atë njësoj për të gjithë dhe me transparencë.

Bujqësia përbën 44% të ekonomisë së Dibrës (nga më të mëdhatë si sektor) dhe furnizon  4% të tregut shqiptar me drithra, 1% me perime dhe 2% me fruta. Prodhimet bujqësore plotësojnë deri në 100% të furnizimit te popullsise brenda territorit të bashkisë me prodhime të perimeve, dru-frutorëve dhe ka ndikim ne zonen perreth, edhe pse nuk paraqitet me nivele te larta prodhimi. Bujqësia zhvillohet kryesisht  në modelin e biznesit të bazuar në fushë të hapur individuale/familjare (99.65% e prodhimit në fushë), te cilat prodhojne  kryesisht  produkte tradicionale.

Qeveria ka filluar prej 5 vitesh në Dibër, si në gjithë vendin edhe ambicien për zhvillimin e bujqësisë nëpërmjet një angazhimi politikash të reja, si një potencial të rëndësishëm për të zhvilluar agroturizmin. Ndikimi kryesor në ecjen me ritme të ulëta të produktivitetit të sektorit bujqësor vjen nga çmimet e larta të inputeve bujqësore që krijojnë premisa për borxhe ndaj furnitorëve, moskoordinimi me Ministrinë për tregjet, logjistikë e dobët në industrializimin e sektorit deri te konsumatori, heqja e skemës së subvencionit dhe mungesa e punonjësve duke rënduar ambjentin e të bërit biznes në bujqësi.

Por dhe pjesa tjetër e zinxhirit nuk është optimiste, sidomos eksportuesit, si rrjedhojë e heqjes së skemës së subvencionit të TVSH

Duke marrë si një referencë mbështetëse edhe Raportin “Infrastruktura e Integritetit” gjejmë me vend të përfshijmë në raportin tonë se orientimet në të cilat përmenden në këtë publikim vlejnë si angazhime që duhen mbajtur në konsideratë edhe në kontekstin e këtij projekti, për të paktën monitorimin dhe analizën e (a) e prokurimeve publike, i cili kryhet nga disa OSHC të specializuara në vend, (b) të ardhurave dhe shpenzimeve fiskale, (c) administrimit të burimeve natyrore mbitokësore dhe nëntokësore, dhe (d) Vendimeve të drejtësisë lidhur me aktet korruptive të kallëzuara në drejtësi.

Adresimi i dobët i problematikave mjedisore që janë shqetesuese sipas Strategjisë së Zhvillimit, por edhe sipas komunitetit dhe OSHC në zbatim të nismave kombëtare dhe në funksion të partneritetit me pushtetin vendor duke hartuar programe të përbashkëta.

Zhvillimi i bujqësisë është ndihmuar me politika sektoriale nëpërmjet granteve nga fondet e BE me programet IPARD I dhe IPARD II bazuar në Skemën Kombëtare për vitet e fundit. Ndërsa fondet e  alokuara nga MZHBR lidhur me ndihmën për fermerët e Dibrës ka qenë në nivele të ulëta. Por edhe Programi për Mbështetjen e Agrobiznesit Shqiptar nuk ka ofruar dot qasje të plotë të sektorit të agrobiznesit në linja kredie të mbështetura nga mbulimi me garanci shtetërore

  1. Rivitalizimi infrastrukturës vendore, rilindje urbane dhe zhvillimi ekonomisë vendore

Strategjia e Zhvillimit dhe mundësitë e buxhetit të Bashkisë dhe ato nga FSHZH dhe institucionet dhe donatorët nuk duket se do të përmbushin objektivat e përmbushjes në afate.

Janë realizuar 32 programe (20% e totalit të programeve), por pa përmbushur asnjë nga 14 objektivat strategjikë të Planit plotësisht (te SHTOJCA e Raportit). Gjysma e këtyre programeve kanë tejkaluar afatin e zbatimit (0-3 vite);

Janë në proces për tu realizuar (në nivele të ndryshme të zbatimit) 25 programe zhvillimi infrastrukture rrugore, UK, arsimore, shëndetësore, bujqësore, urbane (16% e totalit të programeve), duke synuar përmbushjen e të paktën 5 objektivave strategjikë.

Nuk kanë filluar apo nuk ka informacion për performancën e 100 programeve/projekteve (64% e totalit të programeve), që janë duke hyre në tejkalim të afateve të përcaktuara në Plan.

Strategjia e zhvillimit prej 5 vitesh është në zbatim, por me ritme më të ngadalta performance nga objektivat e përcaktuara për vënien në funksion të zhvillimit të investimeve dhe programeve.

Struktura e shpërndarjes së programeve të investimeve dhe politikave sipas Planit është më e fokusuar te Urbanizimi për turizmin, infrastruktura rrugore, bujqësi, mjedis dhe trashëgimni kulturore.

Plani i Zhvillimit  të Territorit ka ndikime të vogla dhe të pjesëshme sipas objektivave strategjikë për Dibrën dhe duhet të analizohet azhornimi me realitetin e ekonomisë bazuar te deviancat.

Ndryshime pozitive të tendencës së sektorëve të ekonomisë

– Bujqësia dhe Blegtoria, Prodhimi dhe Industria janë mbizotëruese me 63% të ekonomisë së Dibrës (4 bashkitë) ku bujqësia ka shfaqur rritje të vlerës së shtuar në ekonominë dibrane me 4.9%, ndërsa prodhimi dhe industria është tkurrur me -8.1% më pak prej vitit 2017;

– Ndërtimi dhe Aktivitetet e pasurisë së paluajtshme janë rritur respektivisht me 0.4% në pjesëmarrjen në PBB, si rrjedhojë e rritjes së vlerës së aseteve dhe nxitjes së blerësve për të blerë në një treg që konsiderohet në zhvillim të mëtejshëm;

– Po kështu, shërbimet teknike dhe profesionet e lira kanë një gjallërim në krahasim me 2017, por edhe 2019 me një vlerë tës htuar prej 1.6 përqind më shumë

Ndryshime negative të tendencës së sektorëve të ekonomisë

  • Arsimi dhe shëndetësia kanë rënie në pjesëmarrjen në ekonomi dhe janë tkurrur në PBB me – 1 përqind krahasuar me peshën që mbanin në 2017. Ndikimi kryesor vjen nga situata e bllokimit të aktiviteteve të akomodimit nga pandemia e Covid-19, por edhe konkurueshmëria e dobët dhe informaliteti në treg.

Ndikimin më të fortë negativ e mban sektori i industrisë nxjerrëse dhe energjia bashkë me prodhimet artizanale, të cilat duket se nuk janë ndikuar në efektivitetin e tyre ekonomik nga investimet ende në proces të zhvillimit urban dhe infrastrukturës rrugore dhe ujore

Për të realizuar rritjen e pritshme të shpenzimeve për infrastrukturën, Bashkia (por jo vetëm kjo bashki) do të duhet të ofrojnë qeverisjes qendrore përzierjen e duhur të analizës së faktorëve ekonomikë, socialë dhe mjedisorë, të referuar ndonjëherë si mjedisi i favorshëm.

Ndërsa qeveria përpiqet të përmbushë objektivat e dyfishtë të stimulimit të shpenzimeve për infrastrukturën dhe reduktimit të borxhit të qeverisë qendrore, Bashkia mund ta gjejë veten të paaftë për të bërë përparim të rëndësishëm në zhvillimin e infrastrukturës.

Sipas Anketimit tonë lidhur me pyetjen “A mendoni se investimet në projektet urbane kanë ndihmuar në zhvillimin ekonomik të qytetit dhe në punësim?”, 13% e publikut dibran u përgjigj “PO”, 75% u përgjigj “Pjesërisht” dhe 12% u përgjigjën “Nuk e di”.

Ky konstatim përkon gjithsesi me besimin për efektshmërinë në të ardhmen e investimeve që janë kryer apo janë në process, duke ju përgjigjur pyetjes “A mendoni se projektet urbane do të ndihmojnë në të ardhmen në më shumë mirëqenie për ju dhe zonën tuaj?”, 63% e tyre me “PO”, 25% e tyre me “JO” dhe 12% e tyre “Pjesërisht”.

Për të qenë në kohezion dhe të bashkërenduar, ekspertët e projektit propozojnë ripërshtatjen e gjithë dokumenteve dhe politikave të hartuara nga pjesëtarë të ndryshëm të shoqërisë civile duke identifikuar opinionet, kapacitete dhe opsionet për të koordinuar me AMSHC dhe Koordinatorin Kombëtar Kundër Korrupsionit në një paketë më të plotë dhe më të zgjeruar me anëtarësi se deri më sot.

Fizibiliteti i investimeve duhet riparë per te mos mbetur plane optimiste që përçojnë vullnete politike jo konsistente me ndikimin ne korruptimin vendor dhe qendror. Kjo mund të krijojë tension midis qëllimit të stimulit ekonomik dhe nevojës aktuale publike për infrastrukturën. Në praktikë shpërndarja e shpenzimeve të infrastrukturës të lidhura me stimulin shpesh ndikohen shumë nga konsideratat politike dhe elektorale dhe jo nga njëri prej këtyre dy qëllimeve. Ndërsa kjo mund t’i bëjë shpenzimet e infrastrukturës shumë tërheqëse për politikëbërësit dhe politikanët, ajo mund të punojë në kundërshtim me qëllimet ekonomike të politikës.

Ekspertët tanë do të angazhohen në analiza të thelluara dhe veprime direkte për shmangie të praktikave optimiste.

Për të realizuar rritjen e pritshme të shpenzimeve për infrastrukturën, Bashkia (por jo vetëm kjo bashki) do të duhet të ofrojnë qeverisjes qendrore përzierjen e duhur të analizës së faktorëve ekonomikë, socialë dhe mjedisorë, të referuar ndonjëherë si mjedisi i favorshëm

Në bazë të momentit në të cilin OSHC në Shqipëri po kërkojnë të evolojnë drejt fokusimit në çështjet që përbëjnë interes të shtuar publik, si dhe për të qenë pjesë e tregut të ekspertizës në funksion të qytetarit, ekspertët tanë mendojne se duhet futur si një instrument i freskët në komunikimin mes qytetarëve dhe qeverisjes vendore Dialogu Deliberativ.

Të fundit

Frika nga një tërmet shkatërrues, autoritetet greke hapin çadra për qytetarët

Santorini dhe rajoni përreth janë në gjendje alarmi pas një serie termetesh që kanë goditur zonën në 48 orët...

Pastruan mbi 43 mln $ të mafias shqiptare të kokainës, Ekuadori dënon 8 ‘financierët’!

Një gjykatë anti-korrupsion e Ekuadorit ka dhënë dënimin për tetë persona si dhe ka sanksionuar tre kompani për shkak të rolit të tyre në...

Putin: Trump së shpejti do të rivendosë rendin në Evropë

Vladimir Putin foli në stacionin televiziv “Russia 1” për kthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe sesi ky zhvillim do të ndikojë...

Temperaturat, disa gradë nën zero! Ja si parashikohet moti për 5 ditët e ardhshme

Pas disa ditësh me mot me kthjellime e temperatura gati pranverore mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të ftohta me origjinë veriore...

Çdo mjet i parkuar gabim do bllokohet/ Monitorim i shtuar i akseve rrugore

Arben Bakalli me detyre komandant trafiku pranë komisariatit të qarkullimit rrugor në Tiranë thotë për mikrofonin e ABC News se është hartuar një plan...

Lajme të tjera

Web TV