Zëdhënësja e Përjetshme e Pushtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Baton Haxhiu

Nëse ka diçka që s’ka ndryshuar në këto njëzet e dy vitet e pasluftës, është pjesëmarrja e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, znj. Mimoza Kusari, në të gjitha qeveritë e pasluftës në Kosovë.

Qëkur nxori krye në jetën publike në Kosovë, si zëdhënëse e dobët dhe e verbër e Qeverisë së Bajram Rexhepit, ajo u bë e njohur për mendimin jashtëzakonisht sipërfaqësor dhe dëshirën e papërmbajtshme për vëmendje, pasurim dhe pushtet.

Paragjykim?

Mjafton ta shohësh intervistën e saj 60 sekondëshe në PRIVE, në të cilën, dikur zëvendëskryeministrja, Ministrja e Tregtisë e Industrisë dhe pastaj kryetarja e Komunës së Gjakovës, flet edhe nëse i pëlqen të bëj gjumë me apo pa të brendshme. Aty del sheshit obsesioni narcistik i saj, për të qenë në qendër të vëmendjes. Ajo nuk njeh kufij. Përjashto rastet kur fshihet kokëulur, për të mos folur për veprat “e dyshuara” korruptive të saj.

Natyrisht, fakti që ajo nuk kursen asnjë mjet për të përmbushur dëshirën e saj për pushtet, duket tek martesat e saj të njëpasnjëshme politike me AKR-në e Behgjet Pacollit, LDK-në e Isa Mustafës dhe PDK-në e Hashim Thaçit.

Pra, ajo ka bredhur politikisht në çdo skaj të kundërt ideologjik në Kosovë, vetëm për ulëse dhe për lekë. Atëherë kur edhe Gjakova e saj e kuptoi se është një përvetësuese perfide fondesh, një grua me cene morali publik dhe një gënjeshtare patologjike, ajo u dëbua me votë të lirë qytetare nga pozita e kryetares së komunës.

Në të vërtetë, një prej zhvillimeve më domethënëse politike në zgjedhjet e fundit lokale ishte pikërisht refuzimi i Gjakovës për ta pranuar riciklimin e një dështakeje në krye të komunës. Unë, personalisht, ndërkaq, refuzoj të bisedoj për historinë e saj me hapjen e kolibës së saj politike, partizës pa identitet e karakter të quajtur Alternativa.

Mimoza Kusari sot nuk përfaqëson asgjë më shumë se shitjen e lirë, për ta shpëlarë pak emrin, në prehrin politik të Albin Kurtit. Dhe pyetja që shtrohet është: pse një grua e tillë gëzon hapësirë publike në Kosovë?

Përgjigja është e thjeshtë: jo për zellin dhe dëlirësinë e vallëzimit rrëzë dunave, por për gatishmërinë që ka për t’i shërbyer pushtetit të Albin Kurtit.

Para pak javësh, ajo dha një listë të gjatë justifikimesh, sa palidhje aq edhe të turpshme se pse qeveria nuk po e shkarkonte Goran Rakiqin. Mes tjerash, tha se cili do të ishte zëvendësimi sepse kushdo tjetër do të ishte nga Lista Srpska.

Ndërkohë, ta keni parasysh, se në qeveritë pararendëse janë shkarkuar Aleksandër Jabllanoviq e Nenad Rikallo, pa kërkuar e gjetur argumente të tilla mjerane. Sidoqoftë, për t’ia zgjatur vetes pushtetin për pak minuta dhe për të qëndruar e nënshtruar ndaj Albin Kurtit, sa më gjatë, ajo nuk e ka fare problem ta bëjë edhe zëdhënësen e Lista Srpskas.

Pak ditë më vonë, ajo e akuzoi Blerta Deliu-Kodrën për qëndrime anti-UÇK, por ndërkohë nuk e hapi fare gojën kur Donika Schwarz e luftoi hapur kreun e UÇK-së si kriminal dhe ia mohoi UÇK-së meritat historike, pikërisht në Ditën e Çlirimit. Për më tepër, pa iu dridhur qerpiku, përkundër hipokrizë marramendëse, ajo tha se u sulmua për shkak të vëllait të saj homoseksual për arsye politike.

Në vend se të shprehte mirënjohje, ajo e mohoi qëllimisht faktin që nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e kishte mbështetur publikisht më shumë se anëtarësia e VV-së. Po ashtu, harroi qëllimisht se kur Përfaqësuesi i Presidentit të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, u sulmua për shkak të orientimit të tij seksual, ajo kishte heshtur, si e mjerë. Pra, ajo edhe në çështje të të drejtave themelore, ka bërë llogari të ngushta politike. Në fund të ditës, a e keni parë Mimozën nën aktakuzë, pasi vetë VV-ja e ka akuzuar për vjedhje gjatë kryerjes së detyrës, duke kritikuar qeveritë e kaluara për korrupsion? Të vjen të qeshësh dhe të qash, kur sheh se në ç’derexhe ka arritur pafytyrësia në këtë vend. Thjesht, e pabesueshme. Mirëpo, pse?

Lexo edhe :  Wisner:Administrata Trump sdo të duhej të tundohej nga zgjidhjet territoriale në Ballkan

Shkaku kryesor është dështimi i plotë i VV-së për të bërë ndryshim politik në Kosovë. Qeveria e Kurtit sot është duke bërë saktësisht çka është besatuar se s’do të bëj kurrë – punësime të familjarëve nëpër borde e institucione, kurdisje të tenderëve veçanërisht në Ministrinë e Infrastrukturës, fodullëk e krekosje të aktivistëve të saj, reket e premium në këmbim të marrjes së punëve, siç e dëshmojnë përgjimet e fundit në publik; deri te negociimi i sovranitetit Kosovës në Veri, në marrëveshjen për energjetikë me Serbinë, me përmbajtjen e të cilës do të njiheni shumë shpejt.

Natyrisht, ashtu sikurse Memli Krasniqi nuk guxoi ta luftojë në publik për përgjimet që dëshmojnë skemat kriminale në Ministrinë e Infrastrukturës, gjë për të cilën VV-ja do ta kishe ndezur flakë krejt Kosovën, ai sipas gjitha gjasave do të heshtë edhe për marrëveshjen për energjetikë sepse ai e ka shitur jo vetëm opozitën, por çdo përpjekje për Kosovën.

Nënkryetarja e klikës së tij në Komunë të Prishtinës, jo rastësisht bën tifo për fjalime të zbrazëta të Vjosa Osmanit. Ai i di më së miri edhe të fshehtat e tij, edhe llogaritë e tij për rikthim të shpejtë në pushtet. Edhe Albin Kurti i di, po ashtu. Prandaj, s’ka asgjë të rastësishme këtu.

Për më shumë, ai si frikacak i vërtetë nuk guxoi as t’i dalë krah një prej shtyllave të partisë të tij, Sami Lushtakut, të cilit i përulej skllavërisht sa herë vinin zgjedhjet për t’u bërë deputet. Pra, pranoi që Samiu të bëhet cak i sulmeve të Durmishit e Liburnit, për ta zhvendosur vëmendjen nga krimi i organizuar në Ministrinë e Infrastrukturës. Fundja, Memli e Vlora për shkak të lidhjeve personale nuk guxuan as të bëjnë pyetje për disa lajme lidhur me pajisje me pasaporta diplomatike në mënyrë joligjore, ditëve të fundit. Kur do t’ia tërheq Schwarz pasaportën diplomatike Valdrin Sahitit? Këtë pyetje mbase mund ta bëjë lirshëm, meqë jam i liruar nga interesi i nja 10-15 pijeve gratis çdo natë.

Sa për ta shuar kureshtjen tuaj, as një nga mendjet më të ndritura të letërsisë botërore, Ismail Kadare, nuk e gëzon pasaportën diplomatike të Shqipërisë. Ndërsa, një shitës fustanesh me çmime të fryra në treg e gëzon atë të Kosovës.

Problemi i VV-së, pra, nuk është me PDK-në e kapur nga një grusht oportunistësh që Kosovën e trajtojnë si plaçkë, por me masën kritike gjithnjë në rritje të opinionit publik.

Në rrethana kur VV-ja dështon në qeverisje, gjuha elokuente e argumenteve politike duhet të zëvendësohet me zhurmën e linçeve, bulizmave, të sharave, ofendimeve, konspiracioneve, të zërave si Mimoza Kusari, Haki Abazi (shpeshëherë nëpërmjet veglës së tij personale, Jeta Xharrës) e Armend Muja. Kush e ka menduar ndryshimin në Kosovë me banditë, hajdut, thashethemaxhinjë, injorantë si Mimoza Kusari, Agim Bahtiri, Valon Ramadani, Haki Abazi, Adnan Rrustemi, Martin Berishaj? Ja, kjo është Lëvizja Vetëvendosje.

Roli kryesor i kësaj bande është përhapja e mjegullnajës, sharjes, ofendimeve, dezinformatave dhe gënjeshtrave, për ta pamundësuar çdo debat të vërtetë në Kosovë për Qeverinë e negocimit të sovranitetit energjetik me Serbinë. Haki Abazi tha se ne nuk ‘negociojmë’, por ‘dialogojmë’. Thyerjen e premtimeve të VV-së, pra, thyerësi i krejt rekordeve të dallavereve, në bashkëpunim me shefin e kabinetit të Kurtit, Luan Dalipin, e arsyetoi me një lojë boshe gjuhësore. Megafonët e prishur janë domosdoshmëri, kur qeveria është e dështuar.

Prandaj, mendimi kritik fillon kur qytetari refuzon ta marrë seriozisht këdo me bagazh si të Mimoza Kusarit e Haki Abazit, kur flasin për ndryshim. Në fakt, vetëm duke e konstatuar nevojën për tejkalim politik dhe duke kujtuar rëndësinë e burgosjes së tyre për korrupsion, fillon edhe ngjizet mundësia e një ndryshimi të përnjëmendtë.

Të fundit

Nga luhatjet hormonale te rënia e imunitetit, çfarë i ndodh trupit tuaj gjatë festave

Pas imazheve ëndërrimtare të dekorimeve të Krishtlindjeve dhe eventeve festive, shpesh gjenden ëmbëlsirat e panumërta, gotat me verë të...

Destinacionet perfekte nëse doni atmosferë KRISHTLINDJESH

Atmosfera e Krishtlindjes po fillon të ndihet kudo, por askund më mirë se në markatat festive nuk mund të përjetohet më bukur. Markata apo tregu...

Kuvendi pritet të miratojë ligjin për vitet e humbura të punës, ja kush përfiton

Në vitin e ardhshëm pritet të zyrtarizohet nisma ligjore, e cila njeh vitet e punës që nuk dokumentohen, për qëllime pensioni. Projektligji u miratua...

Shqipëria mbyll TikTok, eksperti:Ja mënyrat që do të përdoren për të pasur aplikacionin

Tomi Kallanxhi, ekspert IT, në një emision televiziv, ndërsa e konsideroi si show vendimin e Kryeministrit. Në vijim, Kallanxhi tregoi disa nga mënyrat që mund...

“Ka që prej 1968-ës në politikë dhe ka bllokuar PD”, Basha shpërthen ashpër për Berishën

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha, në një intervistë në “2984” të komedianit Albano Bogdo, ka komentuar situatën politike në vend, por edhe situatën në PD. I pyetur...

Lajme të tjera

Web TV