Babai denoncoi zhdukjen e tij, gjendet i vde*kur 26-vjeçari

Gjendet trupi i pajetë i 26-vjeçarit në Maliq, i cili u denoncua i zhdukur nga babai i tij, paraditen e sotme.

Trupi i pajetë i të riut Martin Çeço është gjetur në rezervuarin e Kolanecit. Mësohet se policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Ndërkohë trupi ende nuk është nxjerrë nga rezervuari.

Sakaq nuk dihet nëse ngjarja është aksidentale apo ka ndodhur për shkaqe të tjera, kjo mbetet për tu verifikuar.