Kuvend/ Balla-Alibeajt: Po përdorni rezolutat për nevoja të kontekstit politik në PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Debati në seancën plenare të Kuvendit ditën e sotme ka nisur me rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, duke iu përgjigjur Enkelejd Alibeajt, tha se PD po përdor rezolutat për nevojat e kontekstit politik brenda partisë.

“Sa i përket çështjeve të kalendarit, dje në konferencën e kryetarëve në cilësinë e kryetarit të grupit kam rikujtuar një vendim të kuvendit të datës 12 maj 2022 lidhur me shqyrtimin dhe miratimin e një rezolute në nder të viktimave në Srebrencisë. Në 12 maj keni rënë dakord që kuvendi të mbajë seancë të posaçme, për shkaqe objektive seanca muk bëhet më 11 korrik dhe në këto kushte kam kërkuar që seanca të mbahet pak ditë më parë, në 7 korrik ku natyrshëm me solemnitet dhe protokoll siç i ka hije kuvendit. Një përfaqësues i qeverisë dhe të tjerë të mbajnë fjalët e rastit dhe dokumenti të jetë një dokumet seerioz ku kuvendi të shprehë qartë dënimin dhe vijimin e qëndrimeve konseguente të qeverisë shqiptare dhe po ashtu dhe të ftojmë përfaqësues të shtetit boshnjak, natyrshëm ambasadorin dhe pse jo familjarë të viktimave. Unë besoj, dhe në fakt Alibeaj e shprehu tashmë që për këtë çështje kemi dakordësi. Në 7 korik kuvendi të ketë një moment të posaçëm për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë. Kjo është sa i përket kësaj pjese. Me sa kuptova nga kryetari i PD, kreu i grupit parlametar të PD ka dakordësi të opozitës.

Për një komision hetimor parlamentar di që ka dakordësi të shqyrtohet të hënën.

Për çështjen tjetër ne kemi pasur një diksutim konkret në konferencën e kryetarëve, në asnjë rast kuvendi përmes rezolutave nuk mund të përdoret nga askush për nevoja të kontekstit politik brenda PD, si ndodhi në rastin e këtij dokumenti”, tha Balla.

Të fundit

Ministri i Jashtëm gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës

Presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron që Ukraina të dorëzohet. Kështu u shpreh kryediplomati i Gjermanisë, Johann Wadephul, gjatë vizitës...

“Skena post-apokaliptike” në Gaza, mjekët përballen me dhunën mes luftës së bandave

Situata në Rripin e Gazës ka hyrë në një fazë të re kaosi dhe dhune, ku përplasjet mes grupeve të armatosura, milicive lokale dhe...

Berisha dhe Malltezi në bankën e të akuzuarve, nis sot gjyqi për “Partizanin”

Sot, 30 qershor, në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion nis procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi,...

Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Nga Mero Baze Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre...

Kur toka u la me gjak, Beteja e Solferinos dhe Traktati i Zyrihut

24 qershor 1859, Ka beteja që ndryshojnë fatin e kombeve, dhe ka beteja që ndryshojnë fatin e njerëzimit. Beteja e Solferinos, e zhvilluar më...

Lajme të tjera

Web TV