Një goditje zbulon një qark të trurit që nxit varësinë ndaj duhanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasoja e papritur e një goditjeje në tru mund të shpëtojë jetën e miliona njerëzve që vuajnë nga forma të ndryshme të varësisë. Duke analizuar skanimet e trurit të një grupi duhanpirësish të rëndë, të cilët papritmas u bënë refraktar ndaj cigareve pas një dëmtimi të trurit, shkencëtarët kanë identifikuar një qark truri që duket se nxit varësinë ndaj nikotinës, alkoolit ose substancave të tjera.

Rezultatet e studimit të publikuara në Nature Medicine janë të rëndësishme për dy arsye: ato do të ndihmojnë në minimin e paragjykimeve për ata që jetojnë të mbërthyer në zakone të dëmshme dhe do të shërbejnë për fokusimin e trajtimeve të reja për të thyer këtë rreth vicioz.

Varësia është në fakt një sëmundje neurologjike, e cila nuk ka të bëjë fare me “gatishmërinë për të dalë prej saj” apo “mungesën e karakterit” të të përfshirëve. Shkencëtarët që e studiojnë atë e kanë përsëritur këtë për disa kohë, por deri më tani, gjetja e saktë e zonës së trurit ishte e pamundur.

Për të kuptuar më mirë bazën nervore të varësisë, Juho Joutsa, një neuroshkencëtar në Universitetin e Turkut (Finlandë), ekzaminoi me analiza të sofistikuara statistikore skanimet e trurit të 34 duhanpirësve të Iowa-s, të cilët kishin humbur papritur dëshirën për të pirë duhan, pas një goditje ose pas një dëmtimi të trurit. Raportet e tyre u krahasuan me ato të 69 personave të tjerë të kthyer nga të njëjtat ngjarje, të cilët nuk kishin dalë nga varësia.

Ata që kishin humbur dëshirën për cigare kishin dëmtime në një nga tre zonat e trurit – korteksin dorsal cingulues, korteksin parafrontal anësor dhe korteksin izolues – ose në rajone të tjera të trurit të lidhura fort me njërën prej tyre. Për Joutsa dhe kolegët, rrjeti i zonave dhe lidhjeve që dalin nga analizat duhet të konsiderohet qarku i varësisë, sepse në asnjë rast një rajon i vetëm i dëmtuar nuk ka kontribuar, më vete, në zbutjen e dëshirës për të pirë duhan.

Lexo edhe :  Shumë e dobishme për shëndetin, por a i dini efektet anësore të hudhrës?

Nga ana tjetër, duhanpirësit nuk kanë shfaqur dëmtime në një zonë të katërt cerebrale që është pjesë e këtij qarku, korteksi medial paraballor, i cili ka për detyrë të frenojë aktivitetin e tre të tjerëve. Prandaj, duke stimuluar këtë pjesë të trurit te pacientët që nuk kanë pasur goditje në tru dhe që nuk shfaqin dëmtime, mund të arrihen rezultate të ngjashme me ata që kanë mbërritur “rastësisht”.

Shkencëtarët janë përpjekur të kuptojnë nëse pasojat e dëmtimit të trurit në humor apo aftësi njohëse mund të shpjegojnë ndërprerjen e pirjes së duhanit, por këto nuk duket se kanë ndonjë peshë në fund të varësisë. Ajo që bën dallimin është pikërisht dëmtimi në qarkun e zonave kyçe, të përfshira në kontrollin e impulsit, në mekanizmat e motivimit dhe kënaqësisë. Aq shumë saqë kur shkencëtarët studiuan dëmtimet e trurit të 186 njerëzve të tjerë që plotësuan një pyetësor mbi rrezikun e varësisë ndaj alkoolit, ata panë se dëmtimi në këtë qark lidhej gjithashtu me një probabilitet më të ulët të alkoolizmit. E njëjta gjë ndoshta vlen edhe për varësinë ndaj drogës.

Hulumtimi duhet të ndihmojë në zbërthimin e stereotipeve rreth varësisë dhe të sqarojë se varësia nuk është një zgjedhje, por një gjendje me motivime të sakta neurologjike. Pastaj ka këndvështrimet terapeutike: me disa teknika joinvazive të stimulimit të trurit është e mundur të shtypet aktiviteti në zona të caktuara të trurit ose të rritet aktiviteti në të tjera, duke imituar kështu efektin e shkaktuar nga lezionet e raportuara nga pacientët në studim.

Të fundit

Burrat e shkurtër nën 162 cm jetojnë më gjatë se burrat mbi 162 cm

Studimet e fundit kanë treguar se burrat e shkurtër jetojnë 3 vite më shumë se burrat e gjatë. Një studim...

KQZ ndalon ambasadorin shqiptar të shkojë tek ceremonia e inaugurimit të Trump

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndaluar ambasadorin Shqiptar në SHBA, Ervin Bushati të shkojë të hënën në Uashington për të marrë pjesë në ceremoninë...

“Salianji e Meta në burg si në diktaturë”/ Berisha: Të bëjmë të pamundurën që të…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një takimi me ish të përndjekurit politik tha se Ervin Salianji dhe Ilir Meta janë dy të...

Kush po arratiset, disa të rinj apo vetë presidenti?

Nga Frrok Çupi Vallë cila do të ishte dramatike: E para që Presidenti i Republikës i vë zjarrin vendit, thith urrejtjen e popullit të vet dhe...

Tik-Tok reagon për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Supreme në SHBA

Platforma e njohur e rrjeteve sociale TikTok paralajmëroi për një ndërprerje të afërt për 170 milionë përdoruesit e tij në SHBA pasi Gjykata e...

Lajme të tjera

Web TV