Njohja e Kosovës është Open Balkan, ndryshe Closed Balkan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Erald Shulla

Nisma e “Ballkanit të Hapur” ka shënuar disa takime, marrëveshje, por pak përparime përsa i përket përbërjes, duke qenë gjysmak, pasi tre nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova, Mali i Zi dhe Bosje Hercegovina ende nuk janë përfshirë në këtë proces. Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia vijojnë ti bëjnë thirrje shteteve të tjera të jenë pjesëmarrëse, por të tre liderët përkatës ende nuk po bindin palën tjetër. Përse ndodh ky mosbesim?

Është vërtet që disa nga vendet Ballkanit Perëndimor nuk janë bashkuar akoma në takimet që janë zhvilluar deri tani midis Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriut, dhe mungesa e këtyre vendeve e ka bllokuar apo si mund të themi ndryshe e ka lënë mbrapa përshpejtimin e këtij projekti. Nuk e di sa mund të realizohet ky projekt apo sa i plotë mund të jetë pa pjesëmarrjen e këtyre shteteve. Unë e shoh tejet të vështirë përfshirjen e Bosnje Hercegovinës dhe Kosovës në “Open Balkan”, sepse qënia e Serbisë dhe problemet e shumta të pazgjidhura që kanë këto dy vende me Serbinë, sidomos Kosova që nuk është njohur akoma prej tyre. Më bën të besoj që ky projekt do ngelet në gjysëm ballkan i hapur pa praninë e tyre, sepse këto vende shohin akoma një Serbi të pa shkëputur plotësisht nga e shkuara, prandaj për to është e vështirë duke qënë dhe dy vendet më të prekura nga luftrat në ballkan, edhe ulja apo bashkimi në një tavolinë është i vëshirë. Tjetër nuk duhet harruar që këto dy vende janë në një marrëdhënie shumë të ngushtë si me BE-në po ashut edhe me SHBA-të, dhe po një sinjal apo dakortësi prej tyre nuk besoj që këto vende me kokën e tyre apo thjesht me vullnetin personal të një lideri mund të bëjnë kaq hapa të guximshëm.

 

Në Shqipëri, por edhe Kosovë apo Malin e Zi, druhen se kjo nismë pa një mbikëqyrje ndërkombëtarë, të BE-së apo Berlinit zyrtar, nuk do të ketë sukses dhe për më tepër favorizon Serbinë, sidomos në aspektin ekonomik. A janë me bazë këto dyshime? Kujtojmë që Serbia është prodhuesja më e madhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu protagonizmi politik i dyshes Rama-Vuçiç është i dukshëm në këtë drejtim.

 

Duhet të jemi të qartë, edhe pse kemi paqartësi të mëdha mbi këtë projekt, përtej akuzave politike me vënd apo të pavënda sipas interesave të ndryshme politike, Serbia nuk ulet me shqiptarët, por mendoj dhe jo vetëm me ne, pa ndonjë interes të madh të sajin. Kjo është mëse e qartë, nëse nuk kanë interes, dashuri midis Shqipërisë dhe Serbisë apo dashamirësi reciproke nuk kemi pasur asnjëherë dhe nuk kemi pse ta pretendojmë. Çfarë interesash apo përfitimesh mund të kemi ne nga “Open Balkan” ? Çfarë dhe sa përfitime ekonomike do kemi që mund të na interesojnë aq sa do duhet të plotësojmë kërkesat e njeri tjetrit në një bashkim, këto janë akoma plotësisht të paqarta për ne. Më shumë duket si protagonizëm politik i liderve të vendeve se një nevojshmëri e madhe bashkimi përtej Bashkimit Europian. Prandaj dua ta shpreh që nëse kemi përfitime të mëdha pse jo të vazhdojmë të jemi promotor, nëse jo atëherë edhe ky protagonizëm duhet të ndalet.

Lexo edhe :  Shqiptarët punojnë vetëm për mbijetesë!

 

Duke u përfshirë në gjeopolitikë. Nëse vihet në zbatim projekti i “Samitit të Berlinit” që në ide është thuajse identik i ngjashëm me “Ballkanin e Hapur”, a do binden tre shtetet e tjera për tu bërë në bllok të gjashtë vendet? Gjithnjë nën mbikëqyrjen ndërkombëtare?

 

Çdo zhvillim në ballkan do jetë pozitiv nëse ka bekimin jo vetëm të vendeve apo Bashkimit Europian, por duhet një OK e madhe nga SHBA-të, çdo përpjekje pa bekimin e amerikanëve nuk e shoh shpresëdhënëse, sepse investimi i amerikanëve në ballkan është shumë i madh, për qetësinë, stabilitetin, zhvillimin dhe demokratizimin e shteteve ballkanike. Ndaj ne nuk mund të vazhdojmë përpara në fusha të panjohura dhe pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja nuk mund të veprojnë pa dakortësinë e amerikanëve, dhe nëse është ok nga amerikanët, atëherë ne mund të kemi ndonjë hap në drejtim të një mundësie të bashkëpunimi për ti dhënë jetë “Opën Balkan”

Së fundmi kancelari gjerman Olaf Scholz vitoi disa shtete të Ballkanit, por në asnjë moment nuk përmendi “Ballkanin e Hapur”, duke lënë të kuptohet se është ende në fuqi “Samiti i Berlinit”, i nisur nga ish-kancelarja Angela Merkel. Gjithashtu ai e bëri të qartë se Serbia duhet të njohë Kosovën për të vijuar më tej procesin e integrimit. Nëse gjashtë vendet bëhen bashkë në idenë e “Ballkanit të Hapur”, apo edhe më ndryshim emri “Samiti i Berlinit”, a do jetë më e mundëshme edhe zgjidhja e problemeve politike dhe etnike sidomos ndërmjet Serbisë dhe Kosovës?

Njohja e Kosovës nga Serbia realisht do hapte një epokë tjetër në zhvillimin e Serbisë dhe Ballkanit. Do ishte një ndarje e madhe me të shkuarën e errët, me ngjarjet që e kanë mbajtur peng Ballkanin. Unë mendoj që Serbia e ka çelsin, dhe njohja e Kosovës është çelsi për projektin e “Open Balkan” dhe pse jo për integrimin e të gjitha vendeve në Bashkimin Europian. Shqiptarët nuk kanë qênë kurr pengesa për integrimin e vendeve ballkanike, përkundrazi, është penguar. Nëse Serbët kanë realisht dëshirë për të hapur një faqe tjetër apo një kapitull të ri të një bashkëpunimi midis shteteve ballkanike pse jo do ishte historike për të gjithë, edhe për Europën. Nuk e di sa guxim do kenë politikanët serb për ta bërë njohjen e Kosovës, prandaj them që serbët kanë çelsat e Open Balkan. Njohja e Kosovës është Open Balkan, ndryshe Closed Balkan.

Të fundit

“A e nisët si diktator ditën e parë?”, gazetari e vë “me shpatulla pas muri” Trumpin

Një nga gazetarët ka vendosur me “shpatulla pas muri” Presidentin Donald Trump në ditën e tij të parë të...

Çfarë i tha djali i Trump në vesh ish-Presidentit Biden që ndryshoi mimikën e fytyrës?

Barron Trump pati një përballje  të shkurtër me ish-presidentin Joe Biden gjatë inaugurimit të babait të tij, dhe përdoruesit e rrjeteve sociale kanë qenë...

“Më treguan videot e vajzës”/ Vrasja në Dragoç, babai i autorit: Jemi ngujuar si fis

Prej 15 ditësh, familja Hasaj në Postribe të Shkodrës, është e ngujuar nga frika e gjakmarrjes. Ata nuk mund të ndalin nga banesa për shkak...

A jeni në listë? 3 kombinimet më të përshtatshme të shenjave të horoskopit

Jeni kuriozë të dini se cilat shenja të horoskopit krijojnë marrëdhëniet më harmonike dhe të suksesshme? Në astrologji, disa kombinime shenjash kanë një harmoni...

Trump e nis me shkarkime, pushon nga puna mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është në procesin e shkarkimit të mijëra punonjësve të Shtëpisë së Bardhë, të cilët nuk janë në përputhje me...

Lajme të tjera

Web TV